Reali i Madridit ka arritur të fitojë për herë të 10-të në historinë e tij kupën e Ligës së Kampioneve, duke mposhtur 4-1, pas kohës shtesë, skuadrën tjetër të Madridit, Atletikon.
Emocionet, në finale e zhvilluar në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës, nuk kanë munguar, teksa pas një dalje të gabuar të portierit madrilen Iker Casillas, mbrojtësi i Atletiko,s Diego Godin, realizon me kokë golin e avantazhit në minutën 36’.
Reali i Madridit ka kërkuar me ngulm golin e barazimit, të cilin ka arritur ta gjejë në minutën e 93-të me anë të mbrotjësit Sergio Ramos, që pas një goditje këndi ka arritur të shënojë në portën e Atletikos.
Në kohën shtesë ka qenë Gareth Bale ai që në minutën e 110-të ka arritur të kalojë në avantazh madrilenët. Në pjesën e dytë të shtesës Reali shënoi edhe dy herë të tjera në minutën e 118-të me anë të Marcelos dhe në minutën e 120-të me anë të Kristiano Ronaldos, me 11 metërsh, duke vulosur rezultatin final 4-1.