* Organizata jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – me Marko Kepin, senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh – vendosën shtatoren e Nëna Terezes në një nga lagjet më të banuara me shqiptarë Brokklyn të New Yorkut.
*Merr pjesë dhe zbulon shtatoren Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani
Nga Beqir SINA New York/
BROOKLYN NY : Në platon e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York, ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë, sot me një ceremoni madhështore, është përuruar shtatorja e të shenjtores e të Shejtës Nënë Tereza – Saint Tersesa of Calcuta.
Shtatorja në në qytetin e Brooklyniit, është vendosur me iniciativë të, Organizatës jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – Marko Kepi, me senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponsorizimin e një grupi shqiptarësh të cilit janë edhe donator për ndërtimin e shtatores.
Ndërsa puna për vendosjen e shtatores, per afro dy javë, është e kryer vullnatarisht nga kompani të biznesmenve të suksesshem shqiptare ne Amerikë.
Shtatorja e Nënë Terezës, është përuruar në njërin nga sheshet kryesore të këtij qyteti, vetëm dy javë mbasi kreu i Kishës katolike Papa Françesku, në Vatikan më 4 Shtator 2016 e shpalli të Shejtë Nëna Terezen.
Shtatorja është rreth 2 metra e lartë , është e derdhur në bronz dhe peshon rreth 300 kg dhe në bazamentin e saj ka të shkruar një citat të Nënë Tereza, në anglisht, si dhe emrin e saj të plotë, rethuar nga nja “kopësht” me lule të freskta.
Ceremoninë e udhëhoqi me shumë ekulencë duke krijuar emocione të mëdha , tek qytetarët e shumtë, gazetarja e njohur Kozeta Turishta, ndërsa e prezantojë atë dhe e përshëndeti presidenti i Albanian Roots z. Marko Kepi, duke faleminderuar donatorët , dhe dhënë nga një mirënjohje për secilin prej tyre.
Shtatoren e zbuluan Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani, Imam Tahir Kukaj që zbulojë mbulesen, dhe Pastor Nathan Preston, senator Mary Golden dhe Rabai i Brooklynit.
Master of Ceremonies Pledge of Allegiance Boy Scout Troop, – kurse, Himnin e SHBA dhe atë të Shqipërisë i këndojë Lola Mezini. Valentina Ivezaj- kendoje “I’m a Flower”
Lutja fetare u hap nga Msgr. David L. Cassato, Pastor i Kishës St. Athanasius, ndërsa luajti në violincel Gilberta Luca.
Kreu i Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York, Msgr. David L. Cassato, tha në fillim të ceremonisë së përurimit se statuja e të Shenjtes Tereza, në sheshin para Kishës ka një domethënie, e kjo është se mirësia qe asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të gjithë qytetaret.
Senatori republikan i shtetit të Nju Jorkut, zoti Martin J. Golden me anë të një deklerate, ka njoftuar se Senati i New Yorkut – ka nderuar me Prokalmatë Presidentin e Republikes se Shqiperise zotin Bujar Nishani.
Gjithashtu ai i dorezoje Presidetit te Shqiperisë Dekleraten e miratuar unanimisht, e cila e ka shpallur 4 shtatorin 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute, të paraqitur në Senatin e Shtetit të New Yorkut.
Në Rezolutën e senatorit Golden thuhej se : ”Në emër të një jete të jetuar mirë në shërbim ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve, unë jam krenar të prezantoj këtë rezolutë që në mënyrë të përshtatshme do të nderojë të Shejtën Terezën në shtetin e Nju Jorkut, për të përkuar me kanonizimin e saj si një Shën e Kishës Katolike Romake më 4 Shtator 2016 në Selinë e Shejtë.
Për vite të tëra, e Shenjta Tereza, përmes themelimit të saj të Shtëpisë dhe Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve “, thote senatori Golden, nderkohë që kërkohej që 4 shtatori 2016, të shpallet “Dita e Nënë Terezas” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute në Senatin e Shtetit.
“Një simbol ndërkombëtar i shpresës, emri i saj i dashur Nënë Tereza e lindur Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, me prejardhje nga një familje shqiptare, tej mase, ka bërë një ndryshim të vyer në të gjithë botën, përfshirë edhe qytetin tonë New Yorkun.
Kështu ajo do të kujtohet gjithmonë, me Shtëpinë dhe degën e Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, në Harlem, të cilat kan qenë të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve, në këtë mënyrë ne do të nderojmë dhe kujtojmë atë, edhe ne qytetarët e New Yorkut”, tha senatori Marty Golden.
Rezoluta e senatorit Golden, pas miratimit, thuhej se kishte autorizuar automatikisht Senatin e Shetit të New Yorkut, për emërimin e 4 shtatorit 2016 një Ditë e shënuar në nder të Nënë Terezës, mbasi ajo tashmë është edhe data që Shenjta Tereze e Kalkutes, e cila është shpallur një e Shenjt në një ceremoni shenjtore, të mbajtur në Vatician në Romë, Itali me 4 Shtator.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani – i cili mori pjesë edhe në Meshen për të Shenjten Nëna Tereze, si e quajm ne shqiptarët, u pritë me duartrokitje dhe entuziasëm të madhe, të qytetarve shqiptarë në këtë lagje të New Yorkut.
Ai e quajti vendosjen e shtatorja së të Shenjtes Tereze, në Brooklyn “një dhuratë për qytetin e Brooklynit në New York , qytetin që nuk fle kurrr, dhe qytetin e Frenk Sinatrës”.
“Ky është mesazhi më i mirë, që Nëna Shqiptare – e Shejta Nënë Tereza, tani vjen dy javë mbas Shejtërimit të saj nga Papa Francesku, si mesazh për të gjithë qytetarëve e Bruklinit, pa dallim feje dhe kombësie”, tha sot në përurimin solemn Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bujar Nishani.
Ai shtoi se Nënë Tereza ishte modeste, tërë jetën e saj i është përkushtuar mirëqenies së njerëzve, ishte pranë të gjithë njerëzve, pa dallim feje apo kombësije, dhe për këtë arsye, siç theksoi, ai tani e Shenjta Nënë Tereza, nuk është vetëm nëna e shqiptarëve, ku ajo ishte lindur, por nëna e të gjithë njerëzve në botë, dhe është një Shenjëtëresh”.
Në përurimin e shtatores së Shenjëtës Terezës, para Kishës Anathasius, ishin të pranishëm qytetarë të shumtë të Bruklinit , si dhe numri i madh shqiptarësh nga New Yorku. Shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë çast për t’u fotografuar pranë shtatores, edhe me Presidentin e Shqipërisë.
Në këtë ceremoni morën pjese edhe Asambaleisti i parë shqiptarë i New Yorkut, zoti Mark Gjonaj me bashkeshorten Roberta, Ambasadorija e Shqipërisë pranë OKB znj Besiana Kadare, konuslli i Kosovë zoti Fatmir Zajmi, diplomat të Indian të akredituar në New York, e të tjer.
Përfshirë edhe disa lider të komunitetit shqipatrë si : Kryetari i Vatrës zoti Gjon Buçaj me bashkëshorten Nikoletën, nen / kryetari Asllan Bushati , anetari kryesise zoti Zef Balaj, ish Kryetarja e Bashkise Shqiptare ne Kanada Ruki Kondaj, kryetari i Shoqates Atdhetare Dibra Dashi Miftari, kryetari i Akademise Shqiptaro Amerikane dr Skender Kodra , këngtari i njohur Frederik Ndoci, Gëzim Nika, Alberie Hajdargjonaj , Kryetrai i Keshillit Kombetra Shqiptar Haxhi Dauti, poeti dhe shkrimtari Pierr Simsia, ish gazetari Zerit te Amerikes Gjek Gjonleka, nxënës të shkollave në Bruklin, studentë, artistë dhe biznesmen dhe veprimtare.
Me pasë pati edhe një koncert me kengetaret Gezim Nika , Alberie Hadergjonaj, Grupi Rozafati, grupi i femijeve Albalife, Valentina Ivezaj dhe kengetarja e njohur Ledi Vokshi
Monumenti i të Shenjtes Nënë Tereza në Brooklyn do të jetë i 5-ti në qytetin e New Yorkut. Monumente të ngjashme të saj, janë ngritur , ndër të tjera , jo vetëm në New York por edhe dhe në Detroit, Ohaio, në Shtetet e Bashkuara, e tjerë.
Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910, kur ai ishte pjesë e Perandorisë Otomane, ndërsa vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, në Indi.
Në vitin 1928 u largua nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Ajo më pas u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare
Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën.
Favenido says
Mungensa e komunikimit,se do te kishim ardh.
Por transmetimi nga Mr .gazetari I pasionuar Beqir Sina e paraqet ,peshkruan gjithshka me passion e ndjnja te Larta per Nene Terezen me origjin shqiptare tashme shenjtoria e gjith botes,po popullohet ne shume vender te shtetit te New Yorkut etj.
Bile disa pictore Kane perfunduare disa piktural murals madheshtore per Shenjtoren Nene Teresa.Duhet falenderuar sanatorin rep.Mr.Golden per proklamate,presidetin e Republikes se Shqiperise,Mr.Bujar Nishani,asamblistin e NY.Mr.Mark Gjonaj ,Mr Mark KEPI miqet American personalitete ,shqiptare fetareve politike,Si dhe gjith pjesmarrsite.
Edie ndonj onjkte qa Kane shqiptaret ti jepet emri i Shenjtoresn Ne ne Teresa,shkoll,klub,shoqate,fondacion, Kudo ne diaspora, ne Shqiperi,Kosov,ne trojet shqiptare ne mablntebzi,serbi,metvegje bujanoc,preshev,maqedoni,janin selanik(ne kete qendra askush nuke guxton me i ndaluar shqiptaret per asgje kombetare),etj.