





Mrsc. Leonora Laçi (studiuese)/
Aktiviteti i zhvilluar me datë 5 prill 2022 në ambientet e Federatës Panshqiptare Vatra Bronx, Nju York, filloi me shfaqja e filmit 5 minutesh “Kush i vret fëmijet” ku përmes filmeve e fotove shfaqen vuajtjet e femijëve të Kosovës nën pushtimin serb, lotët e tyre dhe përhumbja që ato kanë dëshmon tronditjen që populli kishte, fytyrat e pafajshme u bënë dëshmitar të masakrave dhe vrasjeve të pamëshirshme nga regjimi jugosllave.Ky promovim u pasua nga fjalët pershendetese të Kryetarit të Federates Panshqiptare Vatra z.Elmi Berisha dhe të Presidentit të Nderit të Vatres z.Agim Rexhaj.Unë pata mbi supe përgjegjësinë e moderimit të aktivitetit, pasi i urova mirëseardhjen u ndala tek promovim i suksesshem i disa ditçve më parë e që pati mjaft jehonë në Prishtinë realizuar në Biblioteken Kombëtare të Prishtinës.Nuk mund të rrija pa ndarë që për mua ishte hera parë që ndodhesha në Vater dhe hera parë e ardhjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ceka se e kuptoja fort mirë jetën këtu që edhe pse endemi në përditshmërinë e këtij oqeani të pafund prap gjetën kohen te vijnë dhe të ndanim së bashku shqetësimet tona për vendlindjen. Fal mbështetjes se diaspores shumë familje shqiptare janë në gjendje të mbijetojnë apo të krijojnë mirëqenie ekonomike. Ky libërth i botua nën përkujdesen e prof.dr.Nusret Pllana ne bashkautorësi magjistër shkencash z.Agim Alickaj, këtu na sillen ndërmend ngjarje të së kaluarës jo shumë të largët që populli shqiptar i Kosovës perjetoi në token e vet pra gjenocidin serb. Një libër që dëshmon me fakte me anë të fotove gjenocidin serb ndaj shqiptarëve 1844-1999 e ndarë mjaft mirë në pesë etapa. Etapa parë 1844-1912, etapa dytë 1912-1914, etapa tretë 1918-1941, etapa katërt 1945-1966, etapa e pestë 1989-1999.Fjalën e mori profesori i ardhur nga Prishtina posaçërisht për këtë aktivitet.Dr.sc. Nusret Pllana eshte shkrimtar, studiues, publicist e gazetar. Botimet e tij jane promovuar ne vende te ndryshme te botes per hire te tematikes qe permbajne duke u perkthyer dhe ne shume gjuhe te huaja.Eshte folesi i pare i radios Kosova e Lire, eshte ligjerues ne Universitetin e Prishtines “Hasan Prishtina”, autor i qindra veprave publicistike dhe dokumentareve.Pasi falenderoj organizatorët e promovimit u ndal në dy pika kyqe: Vrasja e fëmijëve dhe harresa. Ne jemi një popull harrimqar – tha ai. Dhe foli në vija të përmbledhura se sa vite i është dashur për të punuar librat e tij për terrorin serb ndaj shqiptarve dhe sa e vështirë ka qenë kjo nismë. Pas tij e mori fjalën mrsc z.Agim Aliçkaj veprimtar i pandalshëm për çështjen shqiptare. Kur është Kosova keq dhe ai është keq – do thosha unë. Z.Alickaj mbështet çdo shqiptar të mirë që mundohet të punojë për Kombin, pa dallime politike. Z.Aliçkaj nuk është kursyer financiarisht, fizikisht e mentalisht që çdo nismë ta realizojne si duhet qoftë në kontributin si anëtar bordit të Keshillit Ekzekutiv të Ligës Qytetaro -Shqiptaro Amerikane qoftë si anëtari i këshillit të Vatrës. Veprimtaria e tij mund të ngjaj me atë filmin që ne shohim aktoret teksa e realizojnë skenarin por puna e tyre nuk mund të kishte sukses pa prapaskenën e një ekip njerezish që e çojne drejt sukseseve pa marrë merita dhe pa pritur merita.Z.Aliçkaj është dhe një publicist i thukt që e mpreh lapsin për çdo padrejtësi që i bëhet Kosovës qoftë nga politikançt e vet por dhe nga ndërkombetarët. Ai nuk frikësohet nga reagimet kundër sepse Amerika i ka ofruar gjithësecilit të shprehë mendim e tij në mënyrë të lirë dhe të pavarur.Ai na tregoi se i lindi ideja për këtë libër dhe pse është i rëndësishëm ky libër të njihet nga mbarë bota.Teksa falenderova autorët për fjalët e mbajtura theksuam njëzëri se njohja e opinionit ndërkombtar me krimet serbe ndaj popullit shqiptar është detyrë e gjithesecilit prej nesh, shume nga ne mund ta bëjmë në forma te ndryshme dhe ky promovim i sotëm i këtij libërthi i sherben kauzës se mos harresës.Por ne s’duhet asnjëherë të harrojmë shembujt e ngjashëm nga e kaluara dhe duhet të kishim marr mësim nga ajo e kaluar jo shumë e largët si gjenocidi në Kosovë e Bosnje.Ky libër “Never forget”! -Mos harro kurrë! – The serbian genocide on albanians 1844-1999 i shërben atyre që harrojnë, i duhet diplomacisë ndërkombëtare që të parandalojnë një gjenocid të mundshëm në Ukrainë. I shërben historiografisë si fakt historik. I shërben fëmijëve tanë, i shërben brezave të ardhshëm që ajo çfarë ka ndodhur nuk duhet të harrohet .Nga salla një zotëri propozoi idenë që librat e profesor Pllanës duhet të jenë pjesë e kurrikulave shkollore sepse fëmiëjt tanë nuk po e njohin të kaluarën, nuk po e mësojnë në shkollë të kaluarën.Aktivitetit i erdh fundi nën duartrokitjet e pjesëmarrësve, cilësova se çdo kontribut që jepet për këtë libër do të shkoj për profesor Nusret Pllanen dhe Federatën Panshqiptare Vatra. Në fund të promovimit z.Agim Aliçkaj i dhuroi Vatrës 150 usd në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen vëllazërore.Bëra falenderimet për të pranishmit, falenderova mediat që përcjellin në kohe reale çdo aktivitet te komunitetit tonë, falenderova në mënyrë të posaçme editorin e gazetës Dielli z.Sokol Paja.Aktiviteti u mbyll me një koktej ofruar nga z.Toni Musaj dhe foton e përbashkët në ambientet e Vatrës.