Hajro Limaj/
I ndjek me shumë kujdes zhvillimet në Kosovë. Të pranosh për të zgjidhur problemet madhore që ka akoma Kosova me Serbinë nga tre përfaqësues që nuk e njofin pavarsinë dhe sovranitetin e Kosovës: 1.Josep Borrel, spanjoll, ish ministër i jashtëm i Spanjës. Sot përfaqësues i lartë i bashkëpunimit për politikat e jashtëme e politikat e sigurisë të Bashkimit Europian. 2.Miroslav Lajcak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Sllovak. Ish ministër i punëve të jashtëme të Sllovakisë. Ambasador në Moske dhe Beograd. 3. Aleksandër Vuçiç, ish ministër i qeverisë së Miloshevicit, pjesë e politikave milosheviciane për genocidin në Kosovë,ë shtë naivitet politik dhe diplomatik. Shteti i Kosovës duhet të kerkoj me shkrim autoriteteve te Bashkimit Europian dhe Amerikës me argumentat e nevojëshme që dy përfaqësuesit aktual të zvëndesohen nga përfaqësues të shteteve që e njohin shtetin e Kosovës dhe nuk kanë patur bashkëpunim me Serbinë.
BE-ja dhe Serbia nuk prezantojnë asgjë, por insistitojnë në akomodimin e kërkesës së Serbisë për t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Çdo raportim alternativ është shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i të vërtetës. Drafti i fundit i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofroi modifikim sipërfaqësor në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë më 14 shtator në Bruksel vetëm kryeministri i Kosovës prezantoi draft thelbësor e gjithëpërfshirës. Takimi dështoi, siç do të dështojnë edhe të tjerët me këta “përfaqësues” europian.
Çuditërisht ata mbështesin Serbinë, e cila në vend të jap llogari për genocidin më të ashpër të shekullit që ka kryer në Kosovë, e përkdhelin atë për të krijuar republikën Sërpska në veri të Kosovës. Këto qëndrime i japin guximin Vucicit të organizojë direkt ose indirekt grupe terroriste kunder shqiptarëve të Kosovës në veri të saj.
Kulmi i deviacionit gjeopolitik të BE është që po nxiton të anëtarësojë Serbinë, aleate strategjike e ushtarake e Rusisë, armike zyrtare e NATO-s, e cila që nga viti 2014 i agresionit të parë rus në Ukrainë dhe deri tani në ditët e agresionit të dytë rus e ka sfiduar BE-në, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet antiruse. Serbia është bërë anëtare e “Unionit Ekonomik Euroaziatik” të drejtuar nga Rusia dhe anëtare në organizatën ushtarake për siguri kolektive ,“CSTO”, të drejtuar nga Rusia me antarë Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, Kirgizia, Taxhikistani dhe nga sivjet, edhe Serbia. Serbia nga 4 shtator 2023 është shteti i vetëm europian anëtar i organizatës aziatike “ASEAN”, e cila është një organizatë politike dhe ekonomike e dhjetë shteteve të Azisë Juglindore: Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tailanda , Brunei, Kamboxhia, Laosi, Myanmar (Burma), dhe Vietnam.
Në 29 gusht 2023, në parlamentin serb partia e kabinetit qeveritar, e cila udhëhiqet nga drejtori i shërbimit sekret serb Vulin, paraqiti propozimin për anëtarësimin e Serbisë në BRICS, aleanca antiperëndimore e krijuar nga Rusia dhe Kina në vitin 2009 . Kjo aleancë ka objektiv sfidimin e një rendi botëror të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të Perëndimi, anëtarë të së cilës janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. BRICS-I vlerësohet si ekuivalente e Bashkimit Evropian në rrafshin ekonomik, megjithëse kjo organizatë nuk ka përkufizim gjeografik.
Pra Kosova është e kërcenuar drejt për drejt nga Serbia me mbështetjen direkte të dy përfaqësuesve europianë dhe të Rusise, e cila e ka pjesë tëë saj Serbinë. Këtë duhet ta kuptojë mirë edhe Eskobar, i cili duhet t’ia paraqesë rrezikun presidentit amerikan, si aleati më i besuar strategjik për Kosovën dhe botën shqiptare.