Nga Ramiz LUSHAJ/
GJERGJ KALAJ, UDHËTARI I PËRJETSHËM/
“Dielli” i Amerikës ma dha lajmin e zi në një mëngjez:/
Iku dhe një tjetër Gjergj…/
E prisja një ditë prilli të lumnueme prej Zotit/
Kur do të pinim një kafe në (krye)qytetin e Nju Jorkut./
Asnjani nuk i lamë tjetrit nji të tillë takim,/
Gjergj, askush nuk e dinte se do shkoje kaq shpejt në amshim…/

Ne, me Gjergj Kalajn e Grudës,pa u njoft ndër veti ,/
Prej larg patëm të afërten miqësi./
E, veç një herë, u pamë sy më sy./
Tek Takimi traditë: “Alpet Shqiptare”,/
Në një drekë bujare të Bruno Selimajt/
Në një kullë antike në Guci./
Aty patëm dy orë me të qeshura/
Folëm për ngjarje të reja, për histori të vjetra…/

Gjergji, ky malësor mërgimtar vinte shpesh në Malësi,
Me të madhin mall, me të madhen dashuri.
Me zemrën Ulqin, me shpirtin Shqipëri…
Me të madhin mall, me të madhen dashuri.
Me zemrën Ulqin, me shpirtin Shqipëri…
Në shtëpinë e tyre Kalaj në qytetin e Nju Jorkit,
Dy “Gj…”-të shqiptare,
Gjergj e Gjyste,
Si dy shqipe të Kombit.
E donin Shqipërinë Etnike deri në kufijtë e ëndrrës,
ideologjisë, sakrificave vetmohuese, legjendës…
Mbi lartësitë e shpirtit
Përtej mureve të zemrës.

Gjergj, do të vijë në prill e do trokas tek agjensia jote:
E, Ti – do të jesh udhëtar i përjetshëm
I kësaj Kohe. I kësaj Bote.
I këtij Qielli. I kësaj Toke…
E, Gjergji Kalaj do të jetë përjetë në Udhëtim.
Gjergjat nuk i mungojnë Kombit Tim!
E, Ti – do të jesh udhëtar i përjetshëm
I kësaj Kohe. I kësaj Bote.
I këtij Qielli. I kësaj Toke…
E, Gjergji Kalaj do të jetë përjetë në Udhëtim.
Gjergjat nuk i mungojnë Kombit Tim!
Tiranë, 13 mars 2016
Vele says
Nuk beni mire qe e ngucni diasporen duke iu kendua ode disave qe gjate nje periudhe me se 20-vjecare e dhuanuan ate, nen udheheqjen e Abdi Baletes. Nuk eshte mire te flasim per te vdekurit, ama mos na terhiqni nga gjuha, ju lutem.