Të Shtunën me 21 Qershor 2014, në një nga restorantet e Astorias në Queens-NY, një grup lushnjarësh dhe miqësh u mblodhën në një takim të vecantë për t’i uruar udhëtim të mbarë dr. Prenjo Imeraj, i cili ka vendosur që ta lërë Amerikën. Takimi ishte surprizë, pasi organizatorët Kristaq Papa, Barhyl Demi dhe Kristaq Foto, në bashkëveprim me djalin e dr. Prrenjos, Sokolin, ishin përpjekur që ta ruanin sekretin. Ndërkohë që dr. Prenjo vjen në lokal, i pari që surprizon është i nipi I tij, Jeffrey, i cili i del përpara dhe i dhuron një tufë lule.
Në takim është edhe shkrimtari Naum Prifti, mik i dr. Prenjos, edhe Bujari nga Përmeti, i cili me të qeshur thotë se mbesa e tij dhe nipi i dr. Prenjos, ishin urëlidhësit e miqësisë mes tyre. Kristaq Papa, me të qeshur, i uron doktorit:”Të udhëtosh e të na kthehesh shëndoshë”!, urim që ka brenda vetes mirësi e respekt. Secili fletë fjalë shpirti për njohjen me dr. Prenjon, mirësinë e tij, marrdhëniet e shkëlqyera, komunikimin brilant. Ngjarjet zhvendosen nga Nju Jorku, në Lushnjë ku punoi një jetë të tërë dhe të gjithë e deshën dhe e respektuan, që nga qyeteti e deri tek kampet e internimit, më pas shkojnë në Tragjasin e lindjes, në Vlorë, për ku është nisë. Flasin me radhë; Ilo Foto, Mihal Jano, Jorgji Muzaka, Selim Molla, Naum Prifti, Kristaq Foto, Bardhyl Demi, Veiz Belliu, Sokol Imeraj, Bujari, Dalip Greca. Kujtohen ngjarje të gëzuar a të hidhëruara, të ndodhur këtu, kujtohet veprimtaria intelektuale e dr. Prenjos, kafetë e mëngjesit,bisedat,veprimtaritë, gjithcka që ka tv bëjë me dr. Prenjon.
Në fund, dr. Prenjo i emocionuar i falenderon organizatorët dhe të gjithë ata që kanë ardhë për të kaluar pak caste me të.
Me urimin”Rrugë të mbarë dhe të na kthehesh sërish!”, u mbyll ky takim miqësh.