DEKLARATE/
ZOTËRINJ TË TRUPIT GJYKUES/
Nga Flamur Harri/
… Jam këtu përpara jush, unë shtetasi Flamur Sulejman Harri, i datëlindjes 24 nëntor 1945, lindur dhe banues në Elbasan, për të mbrojtur denoncimin tim në drejtim te gjyqtarit Zihni Shahu, në lidhje me gjykimin e tij për njohjen e pronës së familjes Harri.
Ju bëj me dije se prona e luajtshme dhe e paluajtshme e “armikut të popullit” Sule Harri, plus dënimit me burgim të përjetshëm, u pasua dhe me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme nga Gjykata Ushtarake më 29 dhjetor 1947.
Sot, Sulë Harri është dekretuar “Mësues i Popullit” që nga viti 1993. Në Elbasan është ndërtuar një shkollë e re që mban emrin e Sulë Harrit.
Rehabilitimi moral e politik është bërë. Problem, kemi dëmshpërblimin për 10 vjet burg Burreli, dëmshpërblim për pronën e luajtshme dhe ajo më e rëndësishmja kthimin fizik të pronës së paluajtshme .
Pushtetarët dashakeqë e të korruptuar i kishin të gjitha mundësitë juridike e materiale për t`a zgjidhur problemin që në vitin 1993 e jo të na fusni në një kalvarë vuajtjesh shpirtërore e material 22 vjecare.
Në zbatim të direktivave të Katovicës na kanë hedhur sa në një komision në tjetrin, deri sa A.K.K.K.P.P Tiranë e në vitin 2008 e dërgoi cështjen për gjykim në Elbasan, ku gjykata të shprehej në se është apo jo prona e pretenduar e familjes Harri. Shorti i ra, apo ia dhanë gjyqtarit Zihni Shahu, kunati I të cilit Riza Duli është kushuri me gruan time.
Meqënëse Zihniu kishte luajtur një rol negative në ndarjen e pronës së gruas time me motrën e vet takoj kunatin e Zihniut e i them:
“Shiko, shorti për të vërtetuar se prona e konfiskuar e familjes Harri është e jona apo jo i ka rënë Zihniut. Ai ka bërë shumë zullume, po të them ty si kushuri i Bardhës (gruas time) që të mos bëjë ndonjë pisllëk.”
Rizai m`u përgjigj: -“Flamur, ai e di se kush je ti » .
Zihniu kishte « harruar » se c`bëri me dy motrat dhe mua më konsideronte si « armik », e të pa zot, bëhet fjalë për kohën para viteve 1990, bëri atë që ka bërë.
Fillon gjyqin në fillim të 2009 dhe e mbaron më 12.02.2010. Për mendimin tim gjyqi duhej të përfundonte për 3,4 seanca. Çuditërisht ky njëri e tirte dhe tirte duke bërë seanca në zyrën e tij 3-5 min dhe më datë 12.02.2010 i jep fund gjyqit, pa lexuar vendim, por duke pyetur juristin e A.K.K.P.P Elbasan Z.Eduart Jani : -« Ju keni gjë për të thënë ? – « Jo » – i përgjigjet ai.
Vlen të theksoj këtu se gjatë gjithë seancave ky gjyqtar nuk më pyeste asnjëherë mua, unë cuditesha dhe i thoja :
-« Ore, po mua pse s`më pyet, përse jam unë këtu ? »
– « Rri ti rri, se i di unë ato punë ».
Seancën e fundit, ky nuk lexoi vendim, pas insistimit tim të fuqishëm më thotë: “Ik ore ik, se në favorin tënd është”
E po mendova se duke parë ndryshimin politik demokratik, e familja jonë nuk trajtohej si armike, por filloi të respektohej e të nderohej, “mëkatari kishte ndryshuar”.
Por isha gabuar. Ujku qimen e ndërron, por zakonin kurrë. Kështu na ndodhi neve me Zihni Shahun.
Për proçesin gjyqësor u angazhuan tre ekspertë topografë:
1.Nazmi Muça: U tërhoq që në fillim me arsye të konfliktit të interesit (kishte qenë ekspert në A.K.K.P.P Elbasan dhe në trajtimin e dosjes Harri, ai kishte deklaruar:
“Ju mund të thoni çdo gjë, por të thonë se kjo nuk është pronë e familjes Harri këtë nuk jua pranoj.”
Si pasojë e këtij qëndrimi, Nazmiun e larguan nga ajo punë.
2.Ibrahim Dulja “eksperti sekser” me gjyqtarin Zihni. Në një seancë në Korrik 2009 kur dolëm së bashku nga gjykata, Ibrahimi meqë ne kishim një farë njohje më hodhi dorën në supe e më tha :
-« Flamur, do t`a marrësh pronën ?
-“Çfarë flet” -i thash
-“Epo ti duhet të paguash fondin e garancisë.
-“E ç`është ky fondi i garancisë ? – e pyeta unë.
-“Ja –tha. Sa lek bën prona jote”?
-“300 milionë”- ja futa unë pa bërë llogari.
-“Atëherë ti duhet të paguash 30 milionë.
E mora vesh ku e kishte “hallin” dhe iu përgjigja:
“Dëgjo këtu ti Hale: Unë të bëj ……….ty dhe atij plehrës që është lart, atë që s`ta bën Perëndia”.
Të nesërmen “sekseri topograf” i dorëzon Zihniut kërkesën me shkrim për dorëheqje se për arsye shëndetsore do të largohet jashtë atdheut.
3.Hysni Bahiti, e çmoj për profesionalizmin e tij. Ai dashje pa dashje ka vërtetuar e fiksuar në hartat veprat penale të Mentor Tolës.
Me vendimin që ka marrë gjyqtari Zihniu e vetë penalizon veten, Atë vendim ai duhej t`ja përcillte institucionit që e çoi çështjen në gjykim , konkretisht A.K.K.K.P.P. Tiranë e jo me nxitim në Z.V.R.P.P. Elbasan.
Duke marrë kompetencat e një institucioni tjetër Zihniu i vinte në ndihmë grupit tjetër kriminal që vepronte në atë zyrë në drejtimin e regjizorit Zihni Shahu.
Dokumentet shkresore dhe hartat e vërtetojnë plotësisht krimin. Dhe Zihniu për mendimin tim nuk ka një vepër penale, atë të mos leximit të vendimit, por dhe veprimet e mëtejshme të tij.
Me vendimin e qëllimshëm Zihniu arrin në përfundimin se prona në fjalë është e familjes Harri dhe unë Zihniu “Kryetar” i A.K.K.K.P Tiranë i kthej familjes Harri 960m2 dhe 1350m2 , të kompensohet nga shteti.
Ky farë gjyqtari e futi veten dy herë në mëkat: 1 herë me ne dhe një herë me shtetin.
Meditoja dhe psherëtija: “Pse e bëri kete veprim Zihniu? Mos ka marrë urdhër politik që duke mos e lexuar vendimin të na hiqte mundësinë e ankimit në nivelet më të larta të gjyqsorit e deri në Strasburg? Jo! Ai e ka marrë atë vendim në detyrim të bashkëpunimit me zyrtarët e korruptuar të Z.V.R.P.P Elbasan, për të përfituar nga elementët e inkriminuar që kanë përfituar pronësime e trualli tonë.
Kohë më parë “Teveqeli Klevis”, në bisedë me disa të rinj elbasanas, i ndodhur ngushtë nga pyetja “More qysh e bëre ti këtë punë, i hoqe pronësinë e truallit Flamurit e ja dhe atyre të ardhur nga fshati”.
-“Ja bëra unë atyre se dhe ata ma kanë bërë mua, dhe unë nuk kam frikë se më mbron motra atje lart”. Para dy vjetësh një miku im më tregonte: “Ka dhjetëra denoncime për Klevisin në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, por se pse s`veprojnë, unë nuk e di.
Vlen të theksohet se Zihniu dhe Klevisi kanë lidhje të afërta familjare.
Unë jam në një tjetër proces gjyqsor në Gjykatën e Lartë, ate te rivendosjes ne afat . A nuk përbën vepër penale ndërhyrja e Klevisit dhe e Zihniut? Nuk mund të ndryshosh titujt e pronësisë pa një vendim të institucioneve kompetente.
I bëj një pyetje zyrtarëve të Z.V.R.P.P Elbasan: “Ku është regjistri themeltar i pronës së vitit 1974 Nr. 276 datë 16.04.1974 që flet për pronën time”?
I bëj pyetje Zihniut: “Pse më kërkove mua çertifikatë pronësie (pronën e kisha të bllokuar) nga kredia që kisha marrë në fondacionin “Besa”, për disa vjet me rradhë”?
“Pse nuk kërkove vërtetim pronësie nga të tjerët në pronën tonë? – Se ato nuk kishin.”
Klevisi në mënyrë djallëzore, i mësuar patjetër nga ti, më dha një vërtetim pronësie të ndryshuar nga 6/33 truall 376m2 nga kjo 100 m2 ndërtesë me vërtetim pronësie 6/213 pronarë ndërtese e jo trualli. Nxitimit tënd për të dërguar vendimin, ia nxjerr bojën harta përfundimtare në dosje. Ke rënë brenda ti me gjithë grupin kriminal në Z.V.R.P.P. Elbasan që shpejt e shpejt kanë pajisur me vërtetimet e reja banditët në truallin tonë.
Veprimin e gjyqtar Zihniut unë e kallëzova në prokurorinë e Elbasanit, e cila për arsye të konfliktit të interesit ja delegoi prokurorisë së Kavajës, ku drejtonte Durim Bedini, shoku dhe miku familjarisht i Zihni Shahut. Durimi po e zvarriste çështjen, e takoj në zyrë dhe i them : – Pse po vonohet? Ai thirri prokurorin Bujar Memia që kishte çështjen në shqyrtim dhe e nxiti. Bujari më mori në zyrën e tij dhe më tha: “Po, t`i ke të drejtë”.
Mbas 2-3 ditësh njoftohem zyrtarisht se denoncimi im nuk kishte element për vazhdim hetimesh. Një mik i imi në Tiranë më këshilloi: “Hidhi në gjyq në Kavajë”, dhe ashtu bëra. Mbas një jave takoj Bujar Memine e i them: – “Po ti ç`pate?”Pse nderrove mendim?
“Urdhësi i shefit” (Durimi), të tjerat në vazhdim. Më çuditi qëndrimi i Gjyqtar Valbon Cekrezit (me gjysh te pushkatuar).
Në vitin 2002 ka dhënë vendim te drejte ne drejtim të pronës tonë dhe 10 vjet më vonë më 2012 mban qëndrim të kundërt për të njëjtën cështje, si duket nuk i ka shpëtuar virusit korruptiv në sistem.
Ish kryetari i Gjykatës së Lartë Avni Shehu, i blerë nga F.G rrëzoi në Rekurs 2004 Vendimin e Apelit Durrës te vitit 2002.
Më vonë do t`i shprehej një miku tonë të përbashkët: -“Nuk e dija se kush ishte familja Harri. Ato kanë plotësisht të drejtë.”
Po e mbyll këtë deklaratë me thirrjet e vazhdueshme të SH.B.te Amerikës dhe Bashkimit Europian :
“Pronësoni të shpronësuarit nga Komunizmi, Zotërinj gjyqtarë, vendosni drejtësi qe të hyni në histori për mire, se ka dhe gjyqtarë si Zihniu që duhet të goditet pa mëshirë për bëmat e gjëmat që ka bërë.
Bep Frania says
z. Harri ju kuptoj kalvarin qe keni kalue per te drejten tuej.Ju tregoj se me 1954 me asht sekuestrue shtepija. Ne dokumentin e sekuestrimit jane keta kufizime oborri dhe kopshti perpara ,mbrapa familja X. djathtas Y dhe mbajtas familja Z.
K.K.K.P me 1993 me kethen pronen po me keta kufizime. Me 1995 po ky komisjon i ep te drejte njipretenduesi qe as ne fshat nuk ka jetue,po ne te njajten vite, per oborr e kopsht i nep te drejt nji pales tjeter,pra oborrin e kopshtin tim ia nep tjeterkuj. Mbas 20 vjete gjyqe e sorrolatje me kethehet shtepija, vetem kater qoshet e murit pa oborr dhe kopsht,qe me duhet helikopteri me hi ne shtepin time. Si shtetas Amerikan i jam drejtue edhe ambasadorit ne Tirane,por ai po ban veshin shurdhe.
Shpresoj qe Vatra te ngereh zanin per kete padrejtesi qe po i bahet pronarve qe diktatura i shpronsoje
Bep Frania
Gezim Boçari says
Falenderoj per kete shkrim denoncues qe botohet ne gazeten Dielli. Ky eshte realiteti 1991-2014,per shume familje shqitare dhe rasti i z.Flamur Harri, eshte nga me tipiket. Ndryshojne emrat e gjyqtareve por e ngjashme eshte dhe historia e prones per shume familje te tjera perfshi te familjes time, ku mund ti drejtoj gishtin per pandershmeri profesionale shume gjyqtareve, per vendimet qe ata kane marre ne shkelje te ligjeve ne fuqi dhe marifetet qe kane perdorur per te justifikuar transferimin e paligjshem te pronse. Nder keto gjyqtare per rastin e prones se familjes time permend ish kryetarin e gjykates Larte Thimio Kondi, por jane edhe disa prokurore dhe zyrtare te larte qe kane kontribuar ose ministra drejtesie qe kane ndenjur indiferente ndaj ankesave te mia te argumentuara. Rrugen me pronat dhe me pronarët ish Kryeministri Sali Berisha e pranoi publikisht gabim. Jane me mijera te vrare dhe te ngujuar per shkak te anarkise se prones. Shqiptaret po vrasin njeri tjetrin per shkak te anarkise se prones. Bilanc lufte e ka quajtur kohe me pare ish kryeministri Pandeli Majko por me vone nuk eshte kujtuar me per kete problem qe shqeteson dhe kercenon Shqiperine sot. Kthimi fizik i prones tek i zoti duhet te jete detyrim i shtetit. Shteti i ka te paprekura arkivat me te gjitha dokumentat e shtetezimit komunist, por deri sot nuk ka pasur vullnet politik ose e thene shqip, politikaneve ju ka pelqyer te behen pronare te pronave te pronareve dhe te pronave te shtetit. Nje sistem komunist i fermentuar ne korupsion dhe kleptokraci. Origjina e tij eshte Ramiz Alia kur sistemi komunist falimetoi dhe ai do dorezonte pushtetin ne 1990. Ramizi parashikoi anarkine e prones dhe projektoi djallezine me te cilen mashtroi perendimin sylesh. Platforma e tij demagogjike qe u pelqye nga drejtuesit e politikes, orientoi krijimin e Komisioneve te pronave, orientoi nje legjislacion sipas te cilit pronaret duhet t’i gjejne dhe ti paraqisin dokumetat per pronat, qe shumica i kerkuan dhe i gjeten ne Arkiven e Shtetit , ne zu=yrat e kadastrave etj; pronaret qe u quajten ishpronare ju kerkohej te benin hartat dhe pas kesaj dhe kerkesa per dhjetra dokumenta te tjera dhe ti paraqisin ato ne Komisione. Ishte komisioni qe do te vendoste per pronen e pretenduar nga pronari. Ligjet u bene te ndryshme, kontradiktore me shume xhepa dhe çeshte me e rendesishme ne shkelje flagrante me detyrimet kushtetuese te vitit 1991. Prona ne qytet kthehej me kufizime te shumta ndersa prona ne fashat kthehej me ligje te tjera pa marre parasysh se sa toke ke pasur dhe ku e ke pasur. Toka bujqesore ndahej per fryme per ate pjese te famijles qe vazhdonte me banim ne fshat. Kjo futi sherrin dhe konfliktin brenda trungut familjar dhe midis familjeve te ndryshme. Ketu ishte fillesa e korrupsionit dhe e mafies se pronave, ose ajo qe ne denoncimin e zotit Flamur Harri quhet Katovica. Per zdaljen nga kjo situate e ndere qe vazhdon prej 23 vjetesh, Shoqata e pronareve e ka dhene zgjidhjen me projektligjin e botuar ne sitin e shoqates http://www.defendingproperty.com. Per fat te keq te Shqiperise dhe te shqiptarëve, deri ne 2013 deputetet dhe qeveritaret shqiptare,jane pajtuar me anarkine e pronave. Por si do shkoje puna ? Te shohim cfare do beje kryeminstri Edi Rama, qe aktualisht eshte para “proves se zjarrit”. Nese ai e don Shqiperine shtet te shqiptarëve, don perparimin e demokracise dhe stabilitet social, zgjidhjen e ka te gateshme. Por per te ndihmuar zgjidhjen e problemit te prones, i bej Apel Kryetarit dhe Kryesise se Shoqates atdhetare Vatra qe te tregojne dhe te konkretizoje patriotizmin ne veprime demokratike. Konkretisht nepermjet te gjithe mundesive dhe lidhjeve qe kane me senatorë dhe kongresmenë te sensibilizoje duke kerkuar qe SHBA te kushtezoje politiken shqiptare per kthimin e prones tek i zoti ne perputhje me detyrimet kushtetuese, ne perputhje me konventen Europiane te te drejtave te njeriut. Kur institucionet e shtetit Komisionet e pronave, gjykatat, prokurorite ,shkelin ligjet dhe kushtetuten, shteti futet ne krize dhe ne anarki dhe pikerisht kjo eshte situata e drejtesise ne Shqiperi sot. Eshte koha kur Shqiperia ka nevoje urgjente qe kryesia e Vatres ta materializoje patriotizmin e saj. “Prona tek i zoti” konform nenit 181 te kushtetutes, nuk eshte kerkese e majte apo e djathte por detyrim kushtetues. Ne qe jetojme ne Shqiperi, nuk kerkojme asgje me shume nga politika e SHBA, veçse te thote se kushtetuta duhet zbatuar me fanatizem ashtu siç zbatohet ne SHBA dhe ne te gjitha vendet e tjera demokratike. Sa per ambasadoret e SHBA ne Tirane, ata sikur nuk degjojne mire nga kjo ane, ndonse here pas here thohe gjysem fjale sa per te lare gojen. Ne Shqiperi sistemi i drejtesise dhe shteti ligjor jane vetem ne tabele por nuk funksionojne. Shembuj te abuzimit te pushtetareve, prokuroreve, etj mund te sjellim me shumice. Shpresoj ne mirekuptim nga Kryesia dhe Kryetari i Vatres dhe veprime konkrete prej tyre.
Me respekt Prof. Dr. Gezim Boçari