Nga Pjetër Jaku/
Vatranët e Degës së Michighanit, me datën 18 Tetor 2013, përkujtuan ditëlindjen e njërit prej veprimtarëve të kësaj Dege, Valentin Lumaj. E përcaktuar si një nga nismat më të mira të vatranve të Michiganit, përkujtimi i ditëlindjeve dhe rasteve të tjera, jo vetëm që kthehen në një festë, si një darkë e madhe familjare, por edhe shtrohen projekte për takime e aktivitete të tjera të kësaj dege, herë edhe bëhën analiza e jepen opinione, pa e prishur karakterin miqësor të tyre.
Përgaditjet e tyre janë për meritë të Kafe “Kuvendit”, ndërsa darka e mrekullueshme e kësaj nate ishte meritë e aktivistës më të re të Vatrës dhe mikes së “ Kuvendit”, Aida Gjergji.
Në këtë rast, festën e hapi Sekreatri i Degës së Vatrës, Mondi Rakaj, i cili shkurtimisht vuri në dukje miqësinë me Valin dhe rëndësinë e këtyre aktiviteteve kaq të mira e shumë domethënëse. Më pas, Valentinin e përshëndeti Alfosn Grishaj, i cili vuri theksin te veprimtaria e Valentinit në vitet e vështira të ndryshimeve dhe, veçanërisht si pjesëmarrës i demostratave të prillit 1991, kur Valentini ishte student. Julian Çefa nenvizoi se e kishte njohur vonë Valentinin dhe, pikërisht në 100 vjetorin e Vatrës në New York. Jam i bindur, – vazhdoi Juliani,- se kam njohur një njeri të mrekullueshëm dhe është nder që në radhët tona kemi njerëz të mirë si Valentini. Pokështu, Valentinin e përshëndetën edhe Nevrus Nazarko, Kujtim Qafa, Pal Rakaj e Luvigj Stërbyçi.
Valentini i përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke e vlerësuar si një nder të madh që i bëhej për këtë rast. Të gjithë vatranët e kësaj dege i përshendes, pasi në të vërtetë po bëjnë punë të mira që kur janë krijuar. Poashtu, – vazhdoi Valentini, – një përshëndetje të veçantë kam për Dom Ndue Gjergjin, që krahas punëve të shumta që ka në famullinë e tij, gjeti kohën të vij në këtë mbrëmje, të cilen miqtë e mi e kanë organizuar kaq mirë.
Dom Ndue Gjergji në fjalën e tij e theksoi më të madhe rëndësinë e gjetjes së njerëzve të mirë si Valentini. Te tillë, – tha Dom, Ndoi, – jam i sigurtë se ka shumë në komunitetin tonë. Është meritë e Vatrës, organizatës më të madhe, e cila luajti rolin e shtetit të parë shqiptar, kur në Shqipëri ende nuk kishte trokitur Pavarësia, që e gjeti Valentinin dhe e bëri të saj, ashtu siç edhe ne e kemi bërë pjesën e trupit tonë të mirë.
Në muzikën e Bedri Rukaj dhe përcaktimin e projketeve të reja për të arthmen, mbrëmja kaloi në një atmosferë gazmore.
Monda hamitaj says
Pergezoj degen e vatres se Michigan per aktivitetet qe zhvillon, duke bere dinamike je ten brenda saj !