![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2022/12/received_825421985175280.jpeg)
Dr. Dorian Sevo/
Rutger Bregman është një autor i cili mendon se në botën ku ne jetojmë ka edhe optimistë por edhe pesimistë. Pra në këtë botë ka vend edhe për utopikët por edhe për distopikët. Ai mendon se me kalimin e shekujve jeta është bërë më e lehtë më e mirë dhe më e begatë. Njerëzit ushqehen më mirë se para dy apo katër shekujsh. Jetesa e tyre është përmirësuar dhe kjo falë utopisë e cila është menduar dikur dhe më pas është vënë në zbatim.
Pra në këtë botë ka vend edhe për mirësinë jo vetëm për të keqen. Ai thotë se: “Teksa 84% e popullatës botërore jetonte ende në varfëri ekstreme në vitin 1820, në vitin 1981 kjo përqindje ra në 44 % dhe tani, vetëm disa dekada më vonë, është nën 10%.” (Rutger Bregman 2018).
Në çdo kohë njerëzit kanë menduar për një botë më të mirë. Edhe në mesjetë ata mendonin, duke qenë të zhytyr në mjerim, për një botë më të mirë, për një botë me bollëk ushqimi të mirë. Në kohën mesjetare qarkullonte një utopi për një botë të tillë që quhej Kokein ku kishte pa fund pula dhe pata te egra të pjekura që fluturonin në ajër dhe mjaftonte thjesht të zgjasje dorën për ti kapur.
Shohim që në të gjitha kohërat njerëzit kanë ngritur utopi për mënyrën e tyre të jetesës për të jetuar më mirë. Kjo gjë ndodh në çdo kohë sepse të gjitha kombet kanë pasur utopitë e tyre dhe dëshirën e madhe për të jetuar mirë dhe më mirë dhe në një botë sa më të drejtë apo e thënë ndryshe, në një botë ku shpërndarja e të ardhurave të jetë sa më drejtë, ku të gjithë të kenë mundsinë për të siguruar minimumin jetik. Dhe të kenë një jetë të qetë dhe të mirë në vëllazëri me njëri tjetrin. Pra kjo është një lloj utopie.
Rutger mendon se kohët kalojnë dhe se ajo që është utopike në një kohë të caktuar pas shumë kohësh bëhet realitet, kjo është njëlloj si të krahasosh dëshirat e një mesjetari për jetën me botën e sotme e cila i ka arritur ato dëshira që ai kishte në kohën e tij.
“Për mendjen e një mesjetari, -shkruan historiani holandez Herman Plej, -europa perëndimore e sotme moderne i përafrohet vendit mitologjik me emrin Kokein. Sot kemi në dispozicion ushqime të shpejta 24 orë në ditë, kotrollin e motit, dashurinë e lirë, të ardhura monetare pa punuar dhe operacione plastike për të zgjatur rininë (për tu dukur më të rinj seç jemi).” (Rutger Bregman 2018).
Pra gjërat kanë evoluar aq shumë sa që ajo çka ka qenë utopike në një kohë të caktuar tashmë nuk është.
Ku mund të mendoheshin operacionet plastike në vitet 1300. Sot operacionet plastike mund të bëjnë ndërhyrje të cilat mund të korigjojnë difekte estetike në trupin e njeriut për ti dhënë atij atë çfarë dëshiron ose thënë ndryshe atë që i kishte munguar ose edhe shumë gjëra të tjera që mjekësia sot i ka arritur dhe që në mesjetë ishin jo pothuajse të pamundura por të pamundura. Kohët evolojnë dhe njeriu e gjen veten në një botë më të mirë dhe më të re për sa i përket risive.
Për shembull: “Gjatë ditëve të sotme, ka më shumë njerëz në mbarë botën që vuajnë nga obeziteti se ata që vuajnë nga varfëria.” (Rutger Bregman 2018).
Edhe ky është një dallim shumë i madh. Nëse dikur njerëzit vuanin për një kokërr patate tashmë ka shumë njerëz në botë që vuajn nga obeziteti. Kjo nuk do të thotë se varfëria tashmë nuk ekziston fare por që njerëzit e ditëve të sotme ushqehen shumë herë më mirë dhe me më shumë kalori krahasuar me vitet 1800.
Edhe kriminaliteti në ditët e sotme krahasuar me kohën mesjetare, rilindjen apo edhe me kohën e revolucionit francez është shumë herë me i ulët.
“Në Europën Perëndimore, rastet e vrasjeve janë mesatarisht dyzet herë më të ulëta se në mesjetë dhe, nëse ke pasaportën e duhur, do kesh një siguri të mirë sociale.” (Rutger Bregman 2018).
Pra bota e sotme në krahasim me atë mesjetare duket si kohë e lavdishme ose si një kohë kur utopia mesjetare tashmë është realitet sepse është fakt real.
“Në fakt ne po jetojmë në një botë në të cilën profecitë biblike po bëhen realitet. Ajo që konsiderohej si mrekulli gjatë epokës së mesjetës, tashmë është e zakonshme: të verbërve që u kthehet shikimi , të paralizuarit që ecin dhe të vdekurit që kthen në jetë (bëhet fjalë për njerëzit që marrin goditje elektrike në zemër dhe kthehen në jetë, gjë e cila në mesjetë as që mendohej dhe ata njerëz kosideroheshin të vdekur në atë kohë), për shembull Argus II, një implant truri që u rikthen një masë të caktuar shikimi njerëzve me sëmundje gjenetike në sy.” (Rutger Bregman 2018).
Pra të gjitha këto që përmendëm më sipër ishin të pamundura në mesjetë apo le të themi ae ato shiheshin si revelacione hyjnore. Ato shiheshin si mrekulli, gjëra që mund ti bënte të mundura vetëm Perëndia por me kalimin e kohës shkenca evoloi dhe i ka arritur shumë gjëra që dikur në mesjetë ishin të pamundura. Pra utopia e dikurshme është tashmë me ne jo më një utopi por një realitet.
Jetojmë në një botë ku varfëria në krahasim me shekujt më përpara është shumë përqindje më e ulët. Ku njerëzit kanë shumë më tepër të drejta sesa në epokën mesjetare apo edhe të kohës së rilindjes.
Shohim që jeta është përmirësuar madje ndjeshëm. Njerëzit jetojnë më mirë se më përpara, ata kanë më shumë të drejta dhe më shumë begati në jetën e tyre për shkak të zhvillimeve politike dhe teknologjike sepse spiralja e arsyes e ka depërtuar errësirën e injorancës. Sot jetojmë në një botë ku njerëzit qeverisin me mandate dhe nuk janë të përherëshëm si në mbretëritë mesjetare dikur. Jetojmë në një botë ku pjesëmarrja politike qytetare është shumë më e madhe se shekuj më përpara ku shumë prej qytetarëve nuk kishin as të drejtën të votonin. Seancat e komisionit të ligjeve mund ti ndjekim edhe në televizion drejtpërsëdrejti, gjëra të cilat as që mund të mendoheshin përpara 100 apo 50 vjetësh. Përparimet në shkencë janë tepër të prekshme.
“Disa statistika duken të pabesueshme. Për shembull, pesëdhjet vite më parë, një në pesë fëmijë vdiste përpara se të arrinte moshën pesëvjecare. Po sot? Një në njëzet. Në vitin 1836, njeriu më i pasur në botë, Nathan Meyer Rothschild, vdiq thjesht për shkak të mungesës së antibiotikëve.” (Rutger Bregman 2018).
Janë shumë fakte te cilat na bëjnë të mendojmë se jeta sot është shumë më e sigurt se 1000 vjet apo 500 vjet më parë. Jetojmë në një botë ku ka shumë më tepër siguri se dikur. Ku apikohet mirëqenja sociale dhe minimumi jetik.
“Bota e pasur po përjeton gjithnjë e më pak kriminalitet”, – raportoi përpara pak kohësh The Economist. – “Ka ende kriminelë. Por ata po pakësohen dhe po plaken”.
Por ka edhe shumë autorë të tjerë që mendojnë të kundërtën e kësaj për sa i përket begatisë edhe të mirave që na ka dhënë apo që po na jep kjo botë dhe kjo kohë në të cilën po jetojmë. Një ndër ta është Fransis Fukuyama i cili e sheh me nota pesimiste epokën në të cilën po jetojmë.
“Ne jetojmë në një epokë pasurie dhe bollëku, por sa e vetmuar është kjo gjë. Nuk ka “as art e as filozofi”, thotë Fukuyama. Ajo çfarë ka mbetur është vetëm “kujdestaria e vazhdueshme e muzeut të historisë së njerëzimit” (Rutger Bregman 2018).
Pra ai na thotë që vërtetë në ditët e sotme ka bollëk për të ngrënë por ka gjithashtu një varfëri shpirtërore, gjë e cila si gjithë të tjerat është shumë e rëndësishme për një qytetërim të shëndetshëm.
Pra jetojmë në një botë ku nuk ka as art as filozofi. A ja vlen të jetohet në një botë të tillë. Pra ka për të ngrënë, por shtrohet pyetja a mjafton që njeriu vetëm të ketë për të ngrënë dhe le të jetojë në një botë ku nuk as filozofi dhe as art. Kjo na bën të mendojmë Niçen i cili e ngre lart vlerën e artit duke na thënë se bota pa muzikën do të ishte një gabim shumë i madh. Pra nuk mjafton që njeriu vetëm të ketë për të ngrënë por ai duhet edhe të mësojë, pra të merret edhe me filozofi dhe me art.
Këtë na e thotë edhe Shkrimi i Shenjtë, që njeriu nuk do të jetojë vetëm me bukë por edhe me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë. Kjo nuk do të thotë që njeriu duhet të bëhet një teolog me patjetër por që edhe dija për të ka shumë rëndësi në jetën e tij.
Një autor tjetër interesant për tu përmendur është edhe Herbert Markyze, i cili nuk e sheh edhe me aq optimizëm jetën dhe kryesisht mënyrën e jetesës së ditëve të sotme, dhe vë në dukje problemet e saj.
Shoqërinë e ditëve të sotme Herbert Markyze do ta cilësonte si shoqëria e konsumit, ku njerëzit e kanë mendjen vetëm të konsumojnë dhe në këtë mënyrë bëjnë një vetvrasje të thelbit të tyre. Ata vrasin mendimin duke u kujdesur vetëm për stomakun dhe për dëshirat.
Njeriu për të duhet të jetë shumë dimensional, të merret me shumë gjëra njëherësh, me art me filozofi por edhe me soprt. Njeriu nuk është i gatuar për të bërë një jetë sedentare sikur të jetë një kafshë. Ai në thelb është shumë dimensional por në shoqërinë e konsumit në të cilën ne jetojmë sot ai ka rënë në njëdimensionalizëm ose sedentarizëm.
Pra për të shoqëria e konsumuit është një armik i madh i thelbit të të qenë njeri. Njeriu duhet të ridemensionojë veten vetëm duke u marrë me shumë gjëra. Pra ai duhet të merret dhe me art edhe me filozofi, jo vetëm me gjërat e shpejta që i ofron konsumi i përditshëm qofshin këto ushqime, informacine mediatike të shpejta apo edhe konsumimi i pandërprerë i internetit. Mbase kthimi tek libri tek poezia tek përrallat dhe filozofia do ta shpëtonin njeriun e sotëm.
Por cili është problemi tjetër për njeriun e sotëm lidhur po me utopinë. Bregman do shprehej: “Por, kriza e vërtetë e kohëve tona, e brezit tim, nuk është që në të ardhmen nuk do jemi po kaq mirë apo mund të jemi edhe më keq. Jo, kriza e vërtetë është që nuk kemi ndonjë ide për diçka më të mirë”. (Rutger Bregman 2018).
Pra sot njerzëit kanë rënë në një dembelizëm ku nuk mendojnë më për një utopi të re për të ardhmen, ata mendojnë se me kaq mjafton dhe se jetojnë në një epokë ku nuk ka më nevojë për të ndryshuar asgjë. Por kjo nuk i ndihmon ata sepse gjithmon duhet të kemi aspirata të reja për ta projektuar veten gjithmonë në një të ardhme më të mirë dhe kjo të na bëjë të ecim përpara. Por stanjacioni që i ka zënë njerëzit sot apo siç e dëgjojmë ndryshe të thuhet shpesh limontia bën që njeriu të kthehet në një dembel të kohëve moderne.
Pikëpamje tjetër interesante për këtë botë e parë në mënyrë pesimiste pra disutopike është edhe ajo e filozofit gjerman Artur Shopenhauer.
Për një mendimtar serioz do -shprehej Shopenhauer- bota është e llahtarshme. Dhe më fatlumët në këtë botë janë ata që nuk lindën.
Ka edhe mjaftë mendimtarë të tjerë të cilët ndajnë të njëjtin mendim me Shopenhauerin madje që e kanë shprehur edhe para tij mendimin e tyre se kjo botë është e mjerë.
Një prej tyre është Blez Paskal.
Filozofi francez Blez Paskal e perkufizoji jetën e njeriut si një mjerim të madh si një humbje në errësirën e ekzistencës. Tek vepra e tij madhore “Mendimet” ai shprehej se njeriu është madhështor për vetë faktin sepse e edi që është, që ekziston në botë ndërsa universi për veten e vet nuk e di që është. Për këtë arsye njeriu është më i madh se universi.
Por në dallim nga Shopenhaueri që mendonte se ska shpëtim prej këtij mjerimi njerëzor, Paskal thoshte qe ka nje dalje nga ky mjerim dhe se dalja është besimi tek Krishti.
Thomas Hobbes është një tjetër filozof i cili tha se jeta e njeriut është e vetmuar, e varfër, e praptë, e vrazhdë dhe e shkurtër. Këtë gjë ai e citon tek libri i tij titulluar “Mbi Njeriun”.
Gjithashtu Ai mendonte se njeriu është ujk për njeriun dhe se kjo nuk duhet të vazhdonte më, dhe se e vetmja gjë që mund ta ndalonte këtë fakt ishtë shteti i cili nuk do lejonte që njerëzit të ishin të dhunshëm, me njëri tjetrin. Njerëzit janë në një konkurencë të vazhdueshme me njëri -tjetrin dhe kanë kaq shumë cmirë saqë në mungesë të shtetit ata mund ta lëndonin njëri -tjetrin derisa edhe mund ta vrisnin. Në gjendjen natyrore njeriu është një ujk për njeriun, aty ai mendon vetëm për interesat e tij.
Edhe Niçe në veprën e tij monumentale “Kështu foli Zarathustra” mbështetur në mësimet e Zarathustrës na thotë se kjo jetë nuk është gjë tjetër veçse: jetë, vuajtje, rreth. Pra një cikël i pandërprerë që përsërit veten në vuajtje.
Dhe për ta përmbyllur do thoja që në jetën e njeriut jetojnë sëbashku edhe utopia edhe distopia, edhe e mira edhe e keqja. Ajo që na mbetet nuk është gjë tjetër veçse të mbajmë qëndrimin që na duket më interesant.