(Pjese nga fjalimi ne darken e shtruar ne New York per nder te Kryengritjes se Malesise te vitit 1911)
Nga Gjek Gjonlekaj/ New Yorrk
Imzot Noli në shkrimet e tij e krahasonte Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911 me Luftën e amerikane të Bunker Hillit në krye me George Washingtonin. Ndërsa Ismail Kadare thotë luftërat e Gjergj Kastriot Skenderbeut ishin prolog e luftërave për liri kundër Perandorisë Otomane ndërsa Kryengritja e Malësisë së Madhe ishte epilog kundër kësaj Perandorie. Unë sonte nuk do të flas për Kryengrtjen e Malësisë sepse Zonja Age Ivezaj foli shumë bukur për këtë ngjarje historike.
Sonte do të flasë më shumë për diasporën e Tuzit dhe Malësisë në Shtetet e Bashkuara. Emertimin diasporë e ka sjellur në publicistikën shqiptare Faik Konica. Izraelitët antikë i quanin diasporë hebrejtë që jetonin jashtë Izraelit dhe Palestinës. Edhe diaspora ilire, më vonë arbërore dhe shqiptare ishte dhe është shumë e njohur. Pjesë e diasporës ilire ishin perandori romak Konstantini dhe iliri i fisit dalmat Shën Jeronimi. Pjesë e diasporës arbërore ishte Veziri i Madh Ibrahimi këshillëtari dhe besniku më i madh i Sulltan Sylejmanit të Madh. Bile biografët thonë Veziri i Madh Ibrahim ishte i krishter dhe sii tillë kishte ndikuar shumë tek Sulltan Sylejmani që te krishterët dhe hebrejtë nën sundimin e Perandorsë Otomane të ishin të lirë për të ushtruar fenë e tyre, çka tregon se merita e madhe për lirinë fetare në kohën e Sulltan Sylejmanit i takon Vezirit të Madh arbëror Ibrahimit. Përndryshe ai ishte i njohur me me emërin e krishter Mark Ura. I tillë kishte qënë edhe Mehmet Aliu i Egjiptitt i cili themeluar mbrtërinë egjiptiane. Mehmet Aliu kishte qënë shumë i kujdeshëm për lirine fetare të koptikëve katolik të Egjiptit. Këtë e pohon historiani dhe analisti i mrënjour arabo-amerikan Fuad Axhami. Kjo do të thotë se ata e kishin mësuar respektin ndërfetar në tokën arbërore ku edhe kishin lindur. Kështu vepruan edhe Marko Boçari dhe shumë luftetare të tjerë të dalluar për lirinë e Greqisë nga Perandoria Otomane. Kolonia më mirë me thënë diaspora arbëreshe e Italisë i kishte dhënë Italisë Papa Klementin e IX, pastaj kryeministrin e parë të Italisë së Bashkuar Francesko Krispin dhe filozofin e madh arbëresh Antonio Gramshin. Pjesë e diasporës shqiptare dhe arbërore ishin edhe Gjergj Kastriot Skenderbeu, Nënë Tereza dhe për disa dekada edhe Ismail Kadare kishte qënë jesë e diasprës. S’ka asnjë dyshim se diaspora shqiptare dha kontribut të rëndësishëm për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar, cfarë dodhi edhe me Kosovën.
Diaspora e Malësisë dhe Tuzit në Amerikë është relativisht e re. Malësorët shqiptarë të kësaj treve shqiptare filluan të shpërngulen në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada tash pothuajse 6 dekada. Shumica ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara. Ata e braktisën vendlindjen për arsye politike dhe ekonomike. Pushteti jugosllav ishte diskriminuas në mënyra të ndryshme dhe ata e panë se pasardhësit e tyre nuk do të kenë asnjë lloj përparimi në Tuz dhe në Malësi. Në Shtetet e Bashkuara ata punuan rëndë dhe shumica nga ata dhanë maksimumin për shkollimin e fëmijëve të tyre. Sot kjo diasporë në gjirin e vet ka shumë specialist të fushave të ndryshme në këtë vend.
Më 5 mars të këtij viti ishin paralajmëruar zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit. Diaspora jonë u tregua jashtëzakonisht e interesuar për fitoren e Formit Shqiptar ku bënin pjesë disa parti më mirë me thënë grupime politike që kërkonte mandatin e dytë për të drejtuar dhe udhëhequr këtë trevë arbërore. Ata bënë fushatë atje, por edhe në diasporën tonë dhe ne diasporat tjera në Evropë e deri edhe në Australi. Malësorët e Amerikës gjithmonë e kanë dashur dhe e duan vendlindjen e tyre, dukde ndihmuar materialisht dhe shpirtërisht. Këto ndihma nuk munguan kurrë. Në këtë mes ndodhi një mrekulli që nuk ishte pritur kurrë. Nga Shtetete e Bashkuara shkuan më shumë se 700 malësorë për t’i siguruar Tuzit dhe Malësisë fitore të bindshme. Në këto 6 dekada kjo është vepra më historike dhe patriotike e alësorëve nga Tuz dhe Malësia. Diaspora amerikane shpënzoi miliona dollarë për të siguruar këtë fitore historike. Me ndihmën e diasporës ata fituan shumicën e mandateve në Kuvendin e Tuzit.Të gjithë ata që udhëtuan nga Amerika për në vendlindje meritojnë respekt e nderime të jashtzakonshme. Por dy personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan mritojnë një nderim kë vecantë. Këta janë Mark Gjonaj ish politikan i njohur në New York dhe Nikollë Junçaj ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili me 15 malësorë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1999 vajti nga Amerika për të ndihmuar Kosovën në luftë për liri. Nikollë Junçaj dhe Mark Gjonaj kishin shkuar disa ditë përpara se të fillonte fushata për të qenë të pranishëm në të gjitha mbledhjet e fushatës. Nikollë Junçaj ato dite mbante fjalime në të gjitha trevat e Malësisë dhe në Tuz. Nikolla ishte shumë i besueshëm tek populli i Tuzit dhe Malësisë, ngase ata ishin të sigurtë se një luftëtar për lirnë e Kosovës kishte shkruar në Malësi për të mirën e atij vendi. Nikolla bënte fushatë të stilit politik amerikan. Kështu Malësia dhe Tuzi fitoi respekt edhe më të madh për luftëtarët malësorë të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara. Malësorët solllën në Tuz kulturën dhe sjelljet amerikane në zgjedhje duke ruajtur me shumë kujdes paqën rëndin dhe qetësinë sic e kërkon bota e qytetëruar. Malësorët e Amerikës u dhanë kurajo edhe vendasëve për të votuar.
Lusim Zotin që komunarët në krye me udhëheqësin e mirënjohur z. Nik Gjeloshaj do të ndërtojnë midis Tuzit të Ri dhe Tuzit të Vjetër dhe Harkun e Triumfit ku do të skaliten emrat e të gjithë malësorëve të diasporës që morën pjesë të këtë ngjarje histoike. Diaspora e meriton shumë për këtë sakrificë nga se ata bënë shumë për demokracinë dhe përparimin e vendlindjes së tyre. Malësorët e Amerikës kanë realizuar atje shumë vepra të mira, por vajtja më 5 mars do të shënon kulmin e dashurisë dhe respektit për vendlindjen e tyre. Emëri i tyre duhet të shënohet me germa të arta, ngase do të shkëlqej gjithmonë në historinë e Tuzit dhe Malësisë. Urime Malësi. Urime diasporë.