*SHBA: Nisën festimet e shqiptarëve për 8 Vjetorin e Pavarësisë e Kosovës/
* Federata Vatra, Bashkesia Fetare,Konsullata e Kosoves,Partia Levizja e Legalitetit, Shoqata Rugova, Shoqata e Shkrimatreve-Shqiptaro-Amerikane,Organizata “ Shprese & Paqe” (Hope & Peace) etj. festuan se bashku ne restorantin MAESTRO’S 8 Vjetorin e Pavaresise se Kosoves/
Nga Beqir SINA New York/
Shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, dhe viset shqiptare, morën pjesë në këtë kremtim – që është më i rëndësishmi prej se kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. /
BRONX : Me manifestimin e Vatrës, dhe bashkësisë shqiptare kanë nisur në Nju Jork, festimet me rastin e pavarësisë së Kosovës. Nën organizimin e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA -, në lokalin Maestro’s në Bronx- New York, u organizua një program festiv në shenjë të 17 Shkurtit –Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Kështu, që duke vazhduar me traditën e nderimit të datave të shënuara kombëtare, organizata më e vjetër e shqiptarëve të Amerikës, Vatra, dhe bashkësia shqiptare në zonën e Tri-Shtetshit, u bënë së bashku për të festuar nëntorin e dytë shqiptarë – “Tetë Vejtorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.
Dhejtra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, dhe viset shqiptare morën pjesë në këtë kremtim – që është më i rëndesishmi prej se kur Kosova shpalli pavarësinë e saj.
Dekori të festës shoqërohej me vendosjen e flamujve të Shqipërisë, dhe SHBA, krah tyre ishte vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës.
8-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës, u hapë me intonimin e hymneve kombëtare, të SHBA, Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Kurse, me një minutë heshtje nga pjesëmarrësit janë nderuar të gjithë dëshmorët e kombit, dhe të rënët për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Manifestimi e drejtojë zonja Naze Veliu, sekretare Vatrës, e cila disa herë gjatë fjalës së saj, vuri në pah edhe rëndësinë e madhe që ka kjo festë për të gjithë shqiptarët.
Në këtë program festiv përveç udhëheqësve të Vatrës, anëtarët e kryesisë së saj, me familjet e tyre, mori pjesë edhe Kryetari i saj, Dr. Gjon Buçaj, Dega e PLL, për SHBA dhe Kanada, Shoqata Rugova, Shoqata e Grave Shqiptare në Amerikë “Motrat Qiriazi”, Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Shoqata e Shkrimtarave Shqiptaro Amerikan, Bashkimi Kombëtar, e tjera.
Në festën e Vatrës me bashkësinë shqiptare, morën pjesë edhe të ftuar nderi si Konsulli i Kosovës Ylber Kryeziu, Dr Elmie Mara, nga Shqipëria, famullitari dom Pjetër Popaj, dhe të tjerë.
Bekimin e festës e kreu Dom Pjetër Popaj.
Duke kremtuar lindjen e shtetit të ri të Kosovës, tha në fillim të fjalës së tij gjithashtu, kujtojmë dëshmorët tanë gjatë historisë sonë dhe të gjithë ata që bënë sakrifica të panumerta; duke filluar me prijsin e demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova e trimave të tjerë që flijuan veten e bënë të agoj kjo ditë. Po ashtu, tha ai faleminderojmë me këtë rast Amerikën dhe miqtë e tjerë, që ndihmuan në realizmin e ëndrrës së gjithë shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës.
“ Në rradhë të parë duhet të faleminderojmë Zotin, tha prifti katolik shqiptarë, për këtë dhuratë, si edhe dhuratën që jemi shqiptarë, që e kemi njeri tjetrin. Historia jonë e përgjakur na ka bashkuar me njeri tjetrin edhe më fortë. Na ka bërë të kuptojmë se nuk kemi ku të shkojmë pa njeri tjetrin. Zoti na ka krijuar shqiptarë dhe kudo që të jemi ne, janë të gjithë shqiptarët. Në venat tona qarkullon i njëjti gjak.” tha ai.
Më pas Dom Pjetër Popaj, u ka kujtuar të pranishmeve se :”Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008, patjetër që është fitore për të gjithë shqiptarët, dhe, shkon krahas me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntorin 1912. Kjo, duhet të bind gjithëkënd se shqiptari duhet të sundojë vendin e vetë. Kudo që jetojmë brenda dhe jashtë kufinjëve të Sshqipërisë, është truall i ynë qysh prej kohës së Illirve, dhe e quajmë Shqiptari”
Kryetari i Komisionit organizativ të festës së Vatrës, Dr. Pashko Camaj, foli në emër të organizatorit.
Ai tha se jemi bashkuar sot për të festuar 8-vjetorin e pavarsisë se Republikës se Kosovës, dhe njekohsisht të kujtojm heronjët tonë të cilët sakrifikuan dhe jetën e vet për kët ditë të pritur pothuajse me shekuj.“E kaluara jonë, thkesojë Camaj, është plot me sakrifica, plotë gjak e vuajtje për liri. E çka fitohet me sakrifica duhet ruhet si sytë e ballit. Thuhet se diçka për lirinë: “Vështirë të fitohet, por dhe ma vështirë ruhet”! Kur e kanë thënë këtë njerezit tonë kanë folur për pasurinë. Kam bindje sikur kjo vlen edhe për lirinë. Sepse, sado e vështirë dhe e përgjakshme ishte fitorja, mund të duket se ishte më e lehtë se sa ruejtja dhe kultivimi i sajë. Pra edhe ruajtja i don sakrificat e veta dhe dedikimin e përhershëm”.
Simbas, folësit të ditës, dr. Camaj, “Duket se armiqtë tonë, ate të vjetër e ata të rinj, i kanë bashkuar forcat; po kamuflohen mirë, dhe në Perëndim po mundohet të çojnë një imazhë të dobët për Kosovën. Bashkëpunimi i tyre padyshim se na dëmton, por ne kemi obligim qe këto dukuri t’i identifikojmë, t’i lokalizojmë dhe t’i minimalizojmë ashtu që ne t’i japim mundesi ardhmërisë Euro-Atlantike të Kosovës, aty ku ajo e ka vendin e vet”.
Por, sqaroje nëpërmjet fjalës së tij Dr. Camaj, “sikurse, nuk ia kanë arritur në shekujt e kaluar, shpresoj se do të kalojmë edhe këtë sfidë, sepse ne jemi një: na bashkojnë një gjak, një gjuh dhe një flamur; na bashkon tryeza jone mbare-kombëtare, rreth te se cilës te perjetshëm do te jenë Gjergji dhe Ismaili; Naimi dhe Gonxhja; Isa dhe Luigji, Ibrahimi dhe Ademi…Kjo eshte harmonija jone, formula qe na bashkon dhe siguron ti mbijetojm ato pak dallime që duan me zor e dinakëri të na i imponojnë armiqet tonë. Kosova do të jetë e përjetshme si edhe vet kombi shqiptar,”.
Duke marrë pjesë si përfaqësues i shtetit të Kosovës, diplomati i Konsullatë së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Ylber Kryeziu, për të ndarë gëzimin me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, tha se :”Tetë vite më parë, populli i Kosovës e përcaktoj fatin e vetë. Në një ditë festive për të gjithë shqiptarët anekënd Botës, Kuvendi i Kosovës përmes përfaqësuesve të zgjedhur me votën e popullit, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”.
Në fjalën e tij diplomati kosovar, theksojë se shpirti i një kombi të shtypur me shekuj, më 17 shkurt 2018, përqafoj një herë e përgjithmonë paqen dhe gjeti lirinë. Ne, të gjallët, tha ai ishim brez me fat pasi patëm rastin jetësor të shohim me sy, të dëgjojmë me veshë ta ndiejm me zemër, lindjen e shtetir të ri.
Po shënojmë sot ditëlindjen e shtetit të Kosovës, dhe në të njëjten kohë, të nderojmë të gjithë ata që bënë realitet ëndrren tonë. Breza të tërë që dhanë gjithcka nga vetja, ata që mbajtën gjallë idealin e lirisë dhe ndërtuan vizionin e sëardhmes.
Sot, nderojmë të rënët për lirinë e Kosovës. Ata lindën heronjë, gjaku i tyre u bë dritë për ne dhe brezat që do vijnë. Ata janë mes nesh dhe mes nesh do mbesin për sa kohë që do të ketë Kosovë, për sa kohë që do të ketë Shqiperi.
Diplomati kosovar kujtojë në fjalën e tij gjithashtu edhe miqsinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtu, përtej oqeanit, shqiptarët, tha ai sikur e kishin pasë të shkruar destinimin e tyre historik, dhe permendi kontributin e shqiptarëve të Amerikës.
“Ne jemi krenar, tha Kryeziu, që një vend i vogël si Kosova të ketë kujdesin dhe përkushtimin e përhershëm të SHBA-ve, dhe e gjithë kjo, do të ishte e pamundur pa Ju të dashur bashkëkombas. Ju ishit ata që bëtë të mundur që në këtë vend të bekuar të kuptohet drejtë për të parën hërë, kauza për liri e popullit të Kosovës. Ju ishit ambasadorët e parë të shqiptarëve, ju ishit ura lidhëse mes dy kombëve, ju i dhatë frymë dhe e ushqyet me vite përkushtimin e administratës amerikane për Kosovën” ju drejtua të pranishmëve me rastin e festës së pavarësisë, përfaqësues i shtetit të Kosovës, diplomati i Konsullatë së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Ylber Kryeziu,
Një përshëndetje të veçantë në manifestimin e Vatrës, dhe bashkësisë shqiptare, me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, solli nga presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, zonja Liri Berisha, nëpërmjet doktoresh Elmie Mara.
Enkas për këtë ditë të shënuar përshëndeti me një poezi kushtuar Vatres”Kur mblidhen Vatranet” poeti dhe shkrimtari Ilir Spata.
Duke përkujtuar tetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,poeti dhe shkrimtari Ilir Spata, vatranë i vjetër, para pjesëmarrësve të këtij manifestimi, në mesin e të cilëve kishte edhe poet dhe shkrimtarë, recitojë një poezi shkruar prej tij enkas prej tij – për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa, për të pasuruar programin muzikor të këtij programi festivë, u angazhua krahas argëtimit muzikor, këngëve dhe valleve, DJ Bendis MANI.
Nën tingujt e ëmbël të muzikës shqipe, kënga vallja dhe hareja zgjatën disa orë të ditës, në këtë manifestim.
Gjatë programit festivë në manifestimin e Vatrës dhe bashkësisë shqiptare, në shenjë të 17 Shkurtit –Ditës së Pavarësisë së Kosovës, u bënë dhe realizimet televizive nga Televizioni Kultura Shqiptare dhe TV21.(Gazeta Dielli do te kete nje reportazh te zgjeruar per gazeten e printuar)