
Në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, Sekretari i Parë në Misionin Konsullor të RKS-së në Iowa SHBA z.Fatmir Rrahmanaj, ka vizituar komunitetin shqiptar në Chicago/Illinois, ku të pranishëm ishin dhe kryesia e Vatrës Chicago, e cila do të japë ndihmën e saj të mundshme në këtë nismë të rëndësishme. Me këtë rast ai u bëri thirrje gjithë shtetasve kosovarë të bëjnë regjistrimin e tyre dhe familjarëve në platformën e-Diaspora!
Konsulli Rrahmanaj tha në takim: “Të nderuar bashkatdhetarë. Republika e Kosovës që nga data 5 prill 2024 e deri më 17 maj 2024, do të realizojë procesin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave – ReKos 2024. Ky është një proces statistikor për grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare, me qëllim të krahasueshmërisë së të dhënave.
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë si proces udhëhiqet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), si dhe përfshinë regjistrimin e popullsisë rezidente (qytetarët me shtetësi kosovare që jetojnë në Kosovë) dhe regjistrimin e popullsisë jo rezidente (që përfshinë të gjithë qytetarët që kanë lidhje me Kosovën, nënshtetësi apo origjinë nga Kosova, por që jetojnë jashtë saj), pra regjistrimin e Diasporës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) po e mbështet Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në procesin e regjistrimit të pjesëtareve të Diasporës, duke e integruar ReKos 2024 në kuadër të platformës e-Diaspora, e cila paraqet një ndër iniciativat e MPJD-së për digjitalizimin e shërbimeve për Diasporën dhe njëkohësisht shënon herën e parë të regjistrimit të pjesëtarëve të Diasporës në formë digjitale.
Objektivi
Plani i komunikimit dhe informimit për regjistrimin e pjesëtarëve të Diasporës në kuadër të procesit të regjistrimit – ReKos 2024, ka për synim:
⮚ të rrit ndërgjegjësimin e pjesëtarëve të Diasporës për rëndësinë e pjesëmarrjes në regjistrimin dhe njëherësh
⮚ të inkurajojë ata që të marrin pjesë në këtë proces që synon planifikim më të mirëfilltë qeveritar, formulim të politikave dhe strategjive dhe alokim më të përgjegjshëm të burimeve për të mirën e qytetarëve pa dallim, përfshirë pjesëtarët e Diasporës.
Bashkëpunimi me organizatat/asociacionet e Diasporës
Me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të pjesëtareve të Diasporës, MDK-jane në kontakt me asociacionet, shoqatat, organizatat kulturore dhe bizneset e Diasporës shqiptare nëpër botë, dhe kemi shpërnda një pako të dizajnuar informative rreth regjistrimit të pjesëtareve të Diasporës në kuadër të ReKos 2024 si dhe mënyrës së përdorimit të platformës e-Diaspora për këtë qëllim, me inkurajimin e shpërndarjes së informatave nëpër komunitetet lokale.
Andaj nga këtu ju bejm thirrje, që përmes platformes e-Diaspora, të bëni regjistrimin tuaj dhe familjarve të cilët janë shtetas të Repiblikës së Kosovës” përfundoi ai.