DEKLARATË E PËRBASHKËT E FEDERATËS VATRËS DHE “RRËNJËVE SHQIPTARE”/
Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots mbështesin pa asnjë rezervë protestat studentore në Shqipëri, si shprehja më sublime kundër varfërisë që ka kapur për fyti familjet shqiptare.
Studentët janë viktimat e para të mungesës së shpresës për një të ardhme në Shqipëri, shtresa më vitale dhe e sinqertë, ndaj kjo protestë është këmbana më e fortë për krizën e përgjithshme shoqërore, gjendjen e mjeruar ekonomike dhe situatën e pashpresë ku ndodhet sot vendi.
Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots janë dhe do të jenë deri në fund në mbështetje të parezervë të studentëve dhe i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare të plotësojë menjëherë kërkesat legjitime të tyre.
Fitorja do të jetë me studentët!
Nju Jork
11 Dhjetor 2018