FREDERIK NDOCI FALENDERON:Tretem shum vite hijes se rrugeve,dhe andrrat e memedheut mbeten trastave……/
Sot është Ditëlindja e Artistit, Mjeshtrit të Madh Frederik NDOCI.Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA,vatranët, Gazeta “DIELLI” dhe lexuesit e saj, i urojnë nga zemra: Gëzuar Ditëlindjen Mjeshtër i Madh i Skenës: këngëtarit, aktorit, poetit, Koordinatorit të përgjithshëm të veprimtarive artistike të Vatrës, Frederik Ndoci. Shumë Urime për Ditëlindjen-Mjeshtër!
***
FREDERIK NDOCI FALENDERON:
Tretem shum vite hijes se rrugeve,dhe andrrat e memedheut mbeten trastave……/
Mik i dashtun!
Ne pamundsi me i perqafu te gjith vatranet per urimet e sotme ne adresen time, Po dergoj nje esse. Ju falemnderes vatrane e patriote. Me emociononi sepse stolia e ketij mbiemri “vatrane” te emmocionon se tepermi duke pas parasysh, sa shum ishin sa shum jena dhe sa shum do jena ne te ardhmen !
Tretem shum vite hijes se rrugeve,dhe andrrat e memedheut mbeten trastave, e trastat mbeten plot nder enderra, percollem shpirta te mir, e pritem lindje te pershpirteruara qe kishin frike ringjalljen, e shpirtat tan shkelur nder fletet kurr te pa shkruara e shum te lexuara, mbetem ID pernndjekjesh dhe objekt tehu lufte-nxitesish, pergjate shtigjeve nga na dergoi lumi i demokracive indulgjence i milemniumeve genjeshtar…e na veç qeshim me indiferentizmin e profeteve. E profetet nuk u betuen kurr per ardhmenite tona, edhe pse gishtin tregues e kishin drejtue nga qielli, por me syte e tyne te pervuejtun, te vertetat fshehen jeteve.