
Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra në bashkëpunim me familjen dhe miqtë, do të nderojë në një ceremoni solemne homazhi e vlerësimi legjendën e boksit shqiptar Xhevdet Peci. Ceremonia e nderimit do të zhvillohet në selinë qëndrore të Vatrës ditën e Dielë më 15 Maj 2022 në orën 11 AM. Ftohet komuniteti të bëhet pjesë e kësaj ceremonie nderimi, homazhi e vlerësimi. Xhevdet Peci u nda nga jeta më datë 9 maj 2022 në moshë 67-vjeçare. Ai lindi në Zhazhë të Mitrovicës. Sukseset e Xhevdet Pecit në boks janë: (1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën individuale, (1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencen ekipore, (1978) – Kampion Ballkanikë, (1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë, (1999 – deri me sot ) – kryetar e këshilit profesional së federatës boksit të Kosovës, (2000) – Qyteti i Mitrovicë-s e zgjedh sportistin e shekullit.
U prehtë në paqë shpirti i kampionit të madh Xhevdet Peci.