Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar.
Flamuri i kombit tonë bashkon të gjithë shqiptarët anembanë botës. Pavarësia është ditë e shenjtë dhe e shtrenjtë e lirisë së një kombi e populli, është dita më e shënuar në histori.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e festës historike të të gjithë shqiptarëve.
Komisioni i Organizimit të Darkës për 112 vjetorin e Pavarësisë përbëhet nga: Anton Raja, Rafalela Prifti, David Balaj, Mondi Rakaj, Ilir Cubi, Sokol Paja, Paulin Marku, Pashko Camaj, Angjelina Nika dhe Drita Vushaj.
Darka e Pavarësisë do të organizohet ditën e Premte, 22 Nëntor 2024, Ora 7:00 PM.
Adresa:
Greentree Country Club
538 Davenport Ave, New Rochelle, NY 10805.
Pjesëmarrja në Darkën e Pavarësisë kushton 150 usd për person, me të gjitha të përfshira.
Për biletat personat e kontaktit janë:
Anton Raja cel: 646 594 4747
Ilir Cubi cel: 9143108355
Dr. Pashko Camaj cel: +15169020588.
Për pagesat kontaktoni Arkëtarin e Vatrës Besim Malota cel: +12034557167.
JU MIRËPRESIM TË GJITHËVE.