Federata”Vatra” njofton komunitetin se me 7 Maj,në orën 5.00 pm, në Royal Regency Hotel, në adresën: 165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710-( Phone: (914) 476-6200), do të organizohet promovimi i librit “Në Hap me Rugovën”, me autor Adnan Merovci, ish sekretar i presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Përvec kumtesave rreth librit që do të mbahen nga gazetarët: Frank Shkreli, Sinan Kamberaj, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, do të shfaqet për të parën herë edhe një dokumentar 18 minutësh me filmime të rralla, ku në qendër është dr. Rugova dhe veprimtaria e tij për Kosovën.
Autori i librit”Në Hap me Rugovën” z. Adnan Merovci, do të sjellë për të pranishmit të pathëna nga 10 vitet me Rugovën. Mos e humbni rastin bashkohuni me ne në këtë veprimtari në respekt të Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova dhe për të mësuar ngjarje e fakte të panjohura më parë .Autori do të jetë i pranishëm. Takimi promovues është i hapur për komunitetin.
JA PROGRAMI
Federata Pan Shqiptare e Amerikës “VATRA” me seli në New York, promovon librin “Në Hap me RUGOVËN” të autorit: Adnan MEROVCI me 7 Maj 2017, ora 5.00 PM në Royal Regency Hotel, në adresën 165 Tuckahoe Rd, Yonkers, New York 10710.
PROGRAMI I PROMOVIMIT
- Hapja e veprimtarisë promovuese dhe moderimi nga Zv/Kryetari i Vatrës Agim Rexhaj.
- Shfaqja e Filmit Dokumentar: “Një dekadë (1989-1999) në 18 minuta”, të autorit Adnan MEROVCI!
- Fjala e Kryetarit të VATRËS, Dr. Gjon BUÇAJ;
- Kumtesë nga Frank SHKRELI” IBRAHIM RUGOVA: NJË BURRË SHTETI NDRYSHE QË BËRI MIQ PËR KOMBIN SHQIPTAR”
5- Kumtesë nga Sinan KAMBERAJ”10 Vjet vetmi e Kosovës”
6- Kumtesë nga Idriz LAMAJ” ZËRI I AMERIKËS” NË HAP ME RUGOVËN”
7-Kumtesë nga Dalip GRECA:” NË HAP ME RUGOVËN”, SI DËSHMI E RUGOVIZMIT.
8-Për pjesmarrësit shfaqet Video Spot e Këngës “Kosova Calls for Peace”, e realizuar nën bekimin e Presidentit RUGOVA dhe në regji të Adnan MEROVCIT!
9- Fjala e autorit, Adnan MEROVCI
10- Bashkëbisedim i Adnan Merovcit me pjesmarrësit-Pyetje- Përgjigje- Vlerësime.
11- Shpërndarja e librit” NE HAP ME RUGOVEN” me autografe të autorit dhe mbyllja e veprimtarisë.