*Nyjë 53- Cdo degë mund t’I shtrojë këshilla dhe qarje(ankesa) Komisionit, por s’ka të drejtë të kërkojë botimin e cdo gjëje që dërgon në qendër./
*Një Degë s’ka të drejtë në mes të motit të qortojë ose të frikësojë Kryetarin ose Komisionin(në ditët e sotme Kryesinë) me artikuj, mbledhje, rezoluta ose qarkore./
Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” funksionon sipas Kushtetutës së saj(Kanunores). Nën respektimin e diktuar nga Kushtetuta rregullohen edhe marrdhëniet mes degëve dhe qendrës.
Në kapitullin”Marrdhëniet e Qendrës me degët”, Nyjë 52 saktësohet se :Cdo degë duhet t’i bindet qendrës gjer në Kuvend. Një Degë s’ka të drejtë në mes të motit të qortojë ose të frikësojë Kryetarin ose Komisionin(në ditët e sotme Kryesinë) me artikuj, mbledhje, rezoluta ose qarkore.
Nyjë 53- Cdo degë mund t’i shtrojë këshilla dhe qarje(ankesa) Komisionit, por s’ka të drejtë të kërkojë botimin e cdo gjëje që dërgon në qendër.
Nyjë 54- Raportet e mbledhjeve të degëve botohen në organin e Vatrës(Gazeta Dielli), por raportet s’duhet të kenë frymë polemike, as duhet të kenë qëllimin të goditin tërthori vendimet e Kuvendit.
Nyjë 55- Qendra mban kontaktin me degët me anë të Buletinit zyrtar botuar në Gazetën “Dielli” dhe me anë qarkoresh.
Shënim: Kushtetuta e Vatrës është dokumenti më i vjetër ligjor i hartuar nga nje prej avokatët më të zëshëm amerikan në Prill 1912 nën përkujdesjen e Faik Konicës dhe Kostë Cekrezit.