Pak Histori: Dega e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA në shtetin e Michiganit është nga më aktivet. Ajo ishte mikpritëse dhe organizatore e Kuvendit të Vatrës të 19 Janarit 2020.
Edhe në të shkuarën e largët e të afërt kjo degë është dalluar si prijëse e veprimtarive dhe kontributore ne financat e Vatrës. Historia e degës së Vatrës në Michigan i ka fillesat e saj me 14 prill 1914, datë kur nisi organizimi i themelimit të degës Nr.33 në Detroit, e cila e nisi rrugëtimin me 28 anëtarë.
Në Pleqësinë e parë që e udhëhoqi degën veçojmë: Kryetar i parë u zgjodh z. Lazo Dhimitri, arkëtar Dhimitër Bendy, sekretar Petraq Andon, dhe Pleqësia përbëhej nga: Marko Adams, Riza Shaban dhe Kostë Gega.
Emrat e vatranëve të Detroitit u rendit librin e nderit, ose siç e quanin vatranët e hershëm në “Radhuan e Nderit” gjatë fushatës “Për Shpëtimin e Shqipërisë” të 3 Qershorit 1917, që nisi nën kushtrimin e poezisë së Fan S Nolit ”Jepni për Nënën” me moto: Nëno mos ki frikë se ke djemët në Amerikë….!
Ndër dhurusit e degës së Detroitit dallonin në atë fushatë: Pando Adams, Zaharia Papa, Marko Adams, Nasi Aristidi, Mihal Çeno,Angelo Lasko, Petraq Andon, Bexhet Qyteza, Hysein Hasan, Ton Anastas, Petro Grameno, Koço Grameno, George Zamo, Dhori Terova, Vëllazëria Çerava, Ilo Nase, G. Janaq, Perik Murzaku, Sotir Opingari, Krati Samarxhi,Isaak Stavre, Nonda Aristidhi, Sadik Zeinel, Vëllazëria Deke, Koli Terova, Marko G Pogradeci, Behlul Korça, dhe G.Berati.
Dega e Detroitit do të printe edhe gjatë fushatës së Huasë Kombëtare Tetor 1920- 1921. Shumë prej vatranëve të kësaj dege blenë shuma të mëdha të “Huasë Kombëtare” për Qeverinë Shqiptare që doli nga Kongresi i Lushnjës. Fazlli Panariti nga Detroiti i priu fushatës ndër të gjithë vatranët e atjeshëm, së bashku me Halit Qytezën, që ishte kampion me 6 mijë dollar- Panariti bleu 5 mijë dollarë bono të huas, nga 7 mijë që bleu vetë Vatra.
Emri i degës së Vatërs të Detroitit do të futej në historinë e Federatës edhe në kohëndarjen e tretë të Federatës (e para kishte ndodhë më 1917), e dyta më 1925(koha e ndarjes së Nolit me Konicën, që zgjati deri më 1938, prill kur erdhën princeshat që bënë bashkimin me vizitën e tyre, Noli udhëhoqi meshën, Konica ishet shoqërusi dhe mikritsi), dhe kjo e treta pas Kuvendit të vitit 1936, që zgjati për 3 vjet. Atë kohë kishim dy Vatra, një në Boston dhe një në Detroit. Kishim dy gazeta Dielli, një në Boston me editor Nelo Drizarin dhe një në Detroit me editor Refat Xh. Gurrazezi.Bashkimi erdhi pas pushtimit të Shqiëprisë nga Italia fashiste, më 1939.
E para, ajo e vitit 1917, qe shumë e dëmshme sepse ndodhi në një kohë kur nuk kishte një qeveri Shqiptare në vend të njohur nga ndërkombtarët, që t’i dilte për zot Shqipërisë dhe të mbronte të drejtat e popullit shqiptar, barrë që e kishte marrë përsipër Vatra. E dyta zgjati shumë dhe i shpenzoi energji Vatrës. Edhe e treta, nuk kaloi pa pasoja, e përbashkëta ishte se dyja vatrat e njihnin dhe e adhuronin Mbretin Zog.
Edhe pse dega e Michiganit e uli tempin e veprimtarive pas ’90-tës, vatranët e vjetër Julian Çefa, Kujtim Qafa, Vasel Ujkaj dhe të tjerë e mbajtën gjallë frymën vatrane dhe e ruajtën anëtarësinë në qëndër së bashku me një grup vatarnësh.
Dega e vatrës në Michigan u rithemelua me 14 Janar 2012, me rastin e 100 vjetorit të Federatës, me kryetar Alfons Grishaj, sot nënkryetar i Federatës Pan shqiptare të Amerikës VATRA, ndërkohë që dega drejtohet nga Mondi Rakaj, i cili është edhe anëtar i kryesisë së Federatës.
Për të mësuar rreth përballimit të pandemisë, gjendjes shëndetsore të vatranëve dhe familjeve të tyre, marrdhëniet e kryesisë së degës me vatranët, dhe situatën e tanishme të Pandemisë, ne biseduam me Kryetarin e degës z. Mondi Rakaj. Ndiqeni bisedën:
DIELLI: Përshëndetje Mondi! Si është gjendja shëndetsore juaja dhe e familjes në këtë kohë Pandemie? A ka njeri nga rrethi juaj familjar e miqësor të prekur nga COVID-19?
MONDI RAKAJ:- I dashur Z Editor, Ju falenderoj intersimin dhe për këtë intervistë. Po ashtu keni falenderimet tona edhe për punën tuaj të palodhur që bëni për gazetën Dielli dhe Vatrën.
Duke iu përgjigjur pyetjes tuaj, fatmirësisht, nga rrethi im familjar si këtu në SHBA, ashtu edhe në vendlindje, e në Europë ,nuk kemi pasur asnjë të prekur nga COVID 19 . Nga rrethi miqësor dhe nga radhët e vatranëve, ka pasur raste të infektimit nga COVID-19. Në fakt zona e Detroitit ishte një nga zonat më të prekura nga infeksioni.
DIELLI: Si është situata tani në Michigan?
-MONDI RAKAJ: Situata në Michigan për momentin, është më mirë, numri i të infektuarëve ka rënë shumë. Ditën e djeshme, e Martë 26 Maj, përshembull, u raportuan 229 të infektuar të rinj, ndërsa numri i viktimave ishte 26 të vdekur në mbarë Michiganin. Krahasuar me një muaj më pare, janë shifra minimale sepse kishim rreth 3000 të infektuar dhe 700-800 persona të vdekur në ditë(24 Orë). Gjithësesi Michigani e mori situatën shpejt në kontroll. Për rerth dy javë shteti ku jetojmë ne ndiqte hap pas hapi New York-un, por situata e vështirë kaloi.Tani Michigani është në vendine tetë ndër shtetet e infektuar duke regjistruar 55 mijë e 104 të infektuar, dhe 5 mijë 226 të vdekur. Ndër të infektuarit 16 mijë e 670 janë mbartës aktiv të virusit, ndërkohë që vazhdojnë testimet e qytetarëve të dyshuar,- deri tani janë testuar 537 mijë 698 persona.
Gradualisht njerëzit po dalin nga izolimi, disa fabrika po fillojnë punën, rrugët po mbushen dhe këtë e dëshmon edhe trafiku i makinave etj.
DIELLI: Ndërkohë Ju keni punuar dhe keni qenë në kontakt me publikun për shkak të angazhimit të kompanisë tuaj.A mund t’u përcillni lexuesve tanë një informacion më të detajuar; çfarë konkretisht bëri dhe bën kompania jua? Cilat ishin vështirësitë? A patët punonjës tuaj të infektuar?
MONDI RAKAJ-E vërtetë; puna jonë është shumëfishuar në këtë kohë pandemie.Kemi punuar me orë të zgjatura, ka pasur raste që punëtorët kanë punuar edhe 20 orë në ditë-natë pa pushim, duke dizinfektuar për të asgjesuar COVID 19.
Puna jonë ka qenë dhe mbetet intensive sepse Stacionet e Zjarrfikseve, Stacionet e Policisë, Stacionet Urbane, Ndërtesat Federale të Ushtrisë, Librarive , Bashkive etj. kërkojnë puën pa ndërprerje, për arsye se shumë nga këto Departamente punojne 24/7 dhe kërkojnë disinfektim të përditshëm. Në shumë prej këtyre Departamenteve jemi përballur me persona të infektuar, të cilët as që ishin në dijeni për gjendjen e tyre shëndetësore. Në ditët në vijim, kushtet e tyre përkeqësoheshin dhe nuk i shihnim më në punë. Fatmirësisht,duke pasur parasysh se punëtorët tanë ishin të izoluar mjaft mirë me kostume Tyvek, doreza ,maska, nuk kemi pasur ndonjë të infektuar deri tani. I falenderoj pa masë të gjithë punëtorët për punën e tyre jashtëzakonisht të mirë në përballje me këtë pandemi te rrezikshme.
DIELLI: Si po shkon në Detroit rihapja e bizneseve?
MONDI RAKAJ: -Me urdhër të Governatores Ëhitmer , hapja e kushtëzuar e bizneseve, do të fillojë pas datës 12 Qershor 2020. Kuptohet shumë shtetas të Michiganit nuk kanë qenë dakort me këtë urdhër të Gorvenatores, dhe ketë e kanë dëshmuar me demonstrata, biles dhe të armatosur në Kryeqytetin e Michiganit, në Lansing,besoj se ju mund i keni ndjekur përmes mediave.
DIELLI-U mbushën tre muaj që jemi izoluar, si i keni mbajte lidhjet me kryesinë e degës dhe Vatranët?
MONDI RAKAJ-Herë mbas here komunikojmë me telefon me Vatranët në Michigan, pyesim për shëndetin dhe familjarët.Për disa prej tyre mbyllja e ekonomisë nuk ka qenë në favorin e tyre, por me ndihmë të Zotit do t’ja dalim. E falenderojmë edhe adminstratën e Presidentit Trump, që ka bërë një punë jashtëzakonisht të mire, duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në këtë kohë të vështirë, ku ka pasur edhe vatranë,që kanë perfituar PPP dhe Unemployment.
DIELLI: A ka pasë të prekur nga dega juaj me COVID-19 dhe sa?
MONDI RAKAJ: Po, në degën tonë kemi pasur anëtarë të Vatrës të infektuar me COVID 19, por janë kuruar në spitalet përkatese dhe sot gëzojnë shëndet te plotë.
Disa vatranë, për të cilët ne jemi të informuar, e kanë kaluar shumë me vështirësi sëmundjen, dhe janë kuruar në spital. Shpresojmë,në ditët në vijim,kur bizneset të hapen pa kushtëzime, të mblidhemi dhe të gëzojmë dhe të ngremë një dolli, që ia dolën kësaj sëmundje.
DIELLI – A keni pasë mundësi të komunikoni në mënyrë elektronike, me mesazhe, me telefonata me vatranët, degët e tjera të Vatrës?
MONDI RAKAJ- Natyrisht, kemi marrë e na kanë marrë në telefon. I falenderoj të gjithë vatranët nga Neë Yorku, Florida , Ëashingtoni, Neë Jersey etj. për interesimin dhe kujdesin. Kemi pasur shumë komunikime të mira gjatë kësaj kohe, duke u interesuar për njeri tjetrin, me anë të lidhjeve telefonike e rrjetet sociale etj.
DIELLI- Po me qendrën e Vatrës, a i keni ruajtë lidhjet?
MONDI RAKAJ-Me qendrën e Vatrës i kemi ruajtur lidhjet shumë mire. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, diskutojmë plane dhe projekte për të ardhmen, sapo të hapet ekonomia.
DIELLI-Cila është gjendja reale e anëtarësisë në degën tuaj. A e keni ruajtë anëtarësinë e kohës së Kuvendit, ka të larguar apo keni shtuar anëtarë të rinj?
MONDI RAKAJ- Gjendja reale e Vatrës në Michigan është shumë mirë, vazhdojmë me atë anëtarësi që kemi pasur, në korrik e prapa mendojmë të antarësojmë të rinjë, disa djem të rinj nga Dardania, të sapo ardhur,janë në rrethin e simpatizanëtve të Vatrës,e duan dhe e respektojnë Vatrën, dhe kanë shfaqur dëshirë të jenë pjesë e saj.
DIELLI- Çfare mendoni për funksionimin e mëtejshëm të Vatrës në të ardhmen nëse kufizimet vazhdojnë gjatë?
MONDI RAKAJ- Shpresojmë se situate do të përmirësohet, por nëse vazhdon mendoj se do të lidhemi në konference call, dhe nëse do të jetë nevoja do të përdorim edhe lejen essential help për të ndihmuar në vendet përkatëse.
DIELLI:Falemidnerit për bisedën!
MONDI RAKAJ: Ishte kënaqësi. Faleminderit prej jush!