Nga Pirro POLOSKA/
Nje nga objektivat themelore te Deges Vatra Tampa Bay eshte ruajtja dhe kultivimi i atdhedashurise ne radhet e komunitetit shqiptar ne Tampa Bay. Ne zbatim te ketij objektivi jane dhe aktivitetet e larmishme qe kjo dege ka ndermare, bazuar ne nje plan pune te mireorganizuar dhe detajuar me kujdes.
Ne baze te ketyre aktiviteteve qendron perkujtimi i festave kombetare dhe evokuimi me kete rast i shembujve me te spikatur te patriotizmit shqiptar. Nje realizim I shkelqyer ishte se fundmi edhe festimi i 8 vjetorit te Dites se Pavaresise te Kosoves, me 02/20/2016 ne Clearwater. Grupi organizativ i mbremjes i kishte kushtuar vemendje me detaje te gjitha aspekteve te nevojshme per te krijuar nje ambjent sa me festiv dhe njeheresh te realizohej pikesynimi I saj kryesor per ndergjegjesimin sa me te larte te komunitetit shqiptar te zones, per vlerat e shkelqyera te kombit shqiptar dhe vecanerisht te Kosoves.Interesimin e bashkatdhetareve e tregoi pjesemarja e tyre e larte ne kete aktivitet.
Mbremja drejtohej nga Sekretarja e Kryesise se Deges Vatras Tampa Bay, Znj. Zamira Rubjeka, e cila ne hapje te mbremjes ftoi te pranishmit per te nderuar ekzekutimin e himnit kombetar Amerikan dhe atij Shqiptar. Me pas fjala ju dha Kryetarit te Deges Vatra Tampa Bay, Z. Tasim Ruko, per te mbajtur fjalen e rastit. Ne fjalimin e tij, Z. Ruko, evokoi traditen e shkelqyer patriotike dhe kulturore kosovare, duke nxjere ne pah rruga e gjate per liri dhe sakrificat e panumurta qe Kosova ka bere ne shekuj si pjese e kombit shqiptar. Nderimi i pare shkon per martiret, ata qe vune jeten e tyre ne themelet e shtetit me te ri te Europes. Per kete aresye Z. Tasim Ruko ftoi te pranishmit te mbajne nje minute heshtje. Ne fjalen e tij Z. Ruko nenvizoi faktin qe Diaspora Shqiptare ne Amerike ka meriten e madhe ne krijimin e Shtetit te pavarur te kosoves, me kontributin e saj te gjithaneshem material dhe moral. Sigurisht qe e gjithe kjo nuk do te ishte aritur pa rolin vendimtar te Qeverise Amerikane ne kete process teper te nderlikuar dhe delikat. Sot kosova ka aritur te ndertoje institucioned dhe shtetin e saj demokratik, dhe eshte shnderuar ne nje faktor stabiliteti ne rajon dhe me gjere, me perspektivë të qartë drejt integrimeve euroatlantike.
Te ftuar ne mbremje ishin kengetaret Liria Dedvukaj , Besim Limani, Sadete Shkodra dhe Hermes. Me repertorin e tyre te zgjedhur per kete eveniment, kengetaret theksuan karakterin e larte patriotik te kesaj mbremjeje dhe njeheresh krijuan nje atmosphere teper festive the argetuese per pjesemaresit.
Ne mbremje ishte ftuar gjithashtu grupi artistik I Shkolles shqipe “Iliria”, krijuar nga Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay. Ky grup i drejtuar nga aktori I njohur Alexander Rrapi i dha mbremjes mjaft emocion dhe tregoji edhe njehere se traditat tona kombetare po trashegohen me sukses ne brezat me te rinj te diaspores si nje garanci e fuqishme qe ngjyrat Kuq e Zi kurre nuk do te veniten kurre edhe midis Diaspores Shqiptare qe jeton ne kontinentin e larget. Pjese e spektaklit ishte edhe grupi I valleve ”Shqiponjat” qe ekzekutuan me elegance dhe profesionalizem nje kolazh vallesh nga gjithe trevat
Ishte mjaft signifikativ dhe emocionues momenti kur nje krijues popullor nga jugu i Shqiperise, ju bashkua vullnetarisht spektaklit dhe kendoi per pjesemaresit, me melodite karakteristike jugore Shqiptare, nje kenge qe ai vete e kishte krijuar, duke nxjere edhe njehere ne pah, qe shqiponja shqiptare eshte nje, dhe krahet e saj jane shtrire ne Jug e Veri.
Nje surprize e bukur e mbremjes ishte edhe ardhja ne kete eveniment, e kengetarit te shquar, Z. Frederik Ndoci, I cili pershendeti mbremjen me nje kolazh kengesh te zgjedhura me ritmet me te bukura shqiptare. Regjistrimi i activitetit nga Borova Tv do te krijoje mundesine qe ky aktivitet te shihet edhe nga bashkeatdhetare te tjere qe nuk paten mundesi te mernin pjese.
Veprimtaria e organizuar ishte nje tjeter sukses i radhes te Deges Vatra Tampa Bay. Ky aktivitet deshmoi edhe njehere se tradita e shkelqyer e shoqates Vatra vazhdon te zhvillohet dhe pasurohet me tej duke kontribuar dukshem ne realizimin e misionit te saj themelor, ruajtjes se indenditetit kombetar shqiptar ne diaspore dhe kontributit maksimal ne ceshtjen kombetare Shqiptare.