Nga Beqir SINA/
BRONX NEW YORK : Në kujtim të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të diplomatit, shtetarit, përkthyesit, priftit, poetit e historianit shqiptar të shquar, Fan S. Nolit, Federata PanShqiptare e Amerikës, mbajti, dje, një sesion përkujtimor në selinë e saj në Bronx, New York, për ta përkujtuar edhe si një nga themeluesit kryesorë të saj.
Më 13 Mars diten qe bëhen 50 vjet që kur Kryepeshkopi Theofan Stilian Noli, vdiq në Florida – SHBA, ishte Vatra, me komunetin shqiptar te Amerikës në përkujtim të 50 vjetorit të ditës, kur u nda nga jeta Noli, e kujtojë me nderim dhe respekt Imzot Nolin, themeluesin kryesor te saj – si një patriot të madh dhe klerik largpamës që bëri të mundur krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare, me bindjen se ne jemi të gjithë, pa dallim feje, motra dhe vëllezër Shqiptarë.
Sesionin përkujtimor e hapi Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, me një përshëndetje rasti. Përveç hymneve kombëtare, kumboi edhe Hymni i Vatrës, i cili u dhurua, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga arkiva e shtetit në Shqipëri, nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Moderatori i këtij sesioni përkujtimor ishte editori i Diellit, Dalip Greca.
Pastor fr. Nathan Preston nga Kisha Ortodokse St. Nicholas bekoi takimin dhe lexoi mesazhin e Atë Arthur Liolin, Kryekancelarit të Kishës së Nolit, dërguar enkas për këtë rast. Më pas, u shfaq dokumentari ”Me Zërin e ngrohtë të Nolit”, nga Arkivi i Vatrës, i përgatitur nga “TV Albanian Culuture”.
Disa nga studiuesit e njohur të komunitetit shqiptar, erdhën në këtë sesion përkujtimor, me ligjëratat e tyre të shkurtra (mbasi të plota do të botohen në organin e Vatrës – “Dielli”): – Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu paraqiti kumtesën: “Pranimi i Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve dhe roli i Fan Nolit”; – Poeti, studiuesi, ish editor i Diellit- Anton Cefa: “Vatra”, Noli, Konica dhe Wilsoni”, – Gazetari dhe ish drejtori i Zërit të Amerikës për Europën dhe Azinë, Frank G. Shkreli “Noli dhe Gurakuqi, Role të mëdha në fatin e kombit” – Ish gazetari i TV të Prishtinës, ish kryeredaktor i gazetës “Illyria”, Sinan Kamberaj: “Noli në fushën e letrave, poet, përkthyes e historian” – Ish gazetari i “Zërit të Amerikës”, studuesi Idriz Lamaj “Noli, Konica, Mbreti Zog- përpjekjet për një Qeveri në mërgim – Letra origjinale” – Editori i Diellit, Dalip Greca “Vatra, Dielli dhe Përcejellja e Imzot Nolit 50 vite të shkuara nga Shqiptarët e Amerikës. Veprimtaria e poetesha Rita Saliu, përshëndeti me një pozi kushtuar Nolit.
Nepermjet kumtesave iu dha nje rendesi e vecante vendit qe kishte diaspora shqiptare në SHBA, sidomos Vatra dhe Noli për ate periudhë historike të kombit shqiptar.
Sadik Elshani says
E pergezoj Vatren per kete veprimtari madheshtore dhe me vjen shume keq qe nuk mund te isha i pranishem. Me gezon fakti se kjo veprimtari u zhvillua ne Shtepine e Vatres. Shpresoj qe ne te ardhmen te zhvillohen edhe shume veprimtari te tjera si kjo dhe Vatra gjithmone te mbetet nje vater e ngrohte atdhedashurie per te gjithe shqiptaret.