Edhe pse pasditja e së enjetes të 19 Nëntorit ishte e shoqëruar me shira të rrëmbyshëm dhe trafiku ishte i tejrënduar, vatranët u mblodhë dhe pritën në një takim të ngrohtë ambasadorin Mal Berisha, i cili vinte në këtë takim pas përfundimit të mandatit në Britaninë e Madhe. Pvrvec vatranëve në takim kishte ardhë edhe Kryesia e shoqatvs rinore”Shokë klase përgjithmonë”.
Takimin e ka hapë Kryetari i vatrës, dr. Gjon Bucaj, i cili i uroi mirvseardhjen mysafirit të nderuar. Dr. Bucaj, tha se për Vatrën dhe vatranët është nder që të takohet me ambasador Mal Berishën, i cili është gjithashtu dhe anëtar nderi i Vatrës.
Më pas kryetari i vatrës, u kujtoi të pranishmëve karrierën diplomatike dhe ate studimore të z. Mal Berisha. Për më shumë tha ai ju mund të vizitoni Gazetën Dielli online, ku jepet saktë karriera e z. Mal Berisha.
Por cila është karriera e z. Mal Berisha.
Sic shkroi Gazeta Dielli online(www.gazetadielli.com)-Z. Mal Berisha ka botuar një seri librash studimore rreth çështjes shqiptare dhe ka pasur një rol aktiv në median shqiptare lidhur me çështjet e rajonit dhe sidomos të Kosovës.
Në fushën e studimeve dhe të përkthimeve studiuesit Mal Berisha i përkasin:
– Herman Bernstain
– “Charles Erikson”
– Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir
– Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj
Shpëtimi në Shqipëri- Një qint përqint e hebrenjëve në Shqipëri të shpëtuar nga Holokausti, shkruar nga Harvey Sarner dhe përkthyer nga Mal Berisha….
Ambasadori Mal Berisha sapo ka përfunduar mandatin e shërbimit diplomatik prej tri vitesh në Britanine e Madhe dhe Irlande. Karrierën në diplomaci e nisi në vitin 1992, kur hyri në shërbimin diplomatik të shtetit shqiptar si specialist në Drejtorinë Rajonale në MPJ dhe më pas emërohet konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Turqi. Nga viti 1995 deri në 1997 promovohet si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë po në Stamboll.
Në vitin 1998 ai i bashkohet përpjekjeve të pareshtura të shqiptarëve të Amerikës nën emblemën e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe Federatës Pan Shqiptare Vatra në Amerikë, për çështjen e Kosovës. Kjo, i dha mundësinë të shprehë pikëpamjet e lobit shqiptar në Amerikë nëpërmjet qendrave televizive amerikane.
Në vitin 2000 punësohet nga Kombet e Bashkuara dhe bën pjesë në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (UNMIK). Nga viti 2008 merr drejtimin e Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më vonë atë të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale dhe të Inisiativave, po në këtë Ministri.
Që prej 17 Shkurtit 2012 ushtroi detyrën e Të Ngakuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës.
Ambasador Mal Berisha ka jetuar disa vjet ne ShBA dhe ka qene antar aktiv i Keshillit Drejtues të Vatrës. Prej sa është larguar nga Amerika ai është anëtar Nderi i Vatres.
***
Ambasadori Mal Berisha, tha se ndjehej i nderuar mes Vatranëve dhe shumë i dneruar për qenien”Anëtar Nderi i Vatrës”. Ai i falenderoi pjesmarrësit dhe ndau me ta fragmente nga jeta e tij diplomatike dhe studimore. Duke shfletuar librin e tij “Realitete Shqiptaro-Britanike”, ai solli kontribute te britanikeve dhe të komunitetit shqiptar në Londër. Biseda u shoqerua edhe me fotografi nga takimet në Londer, ku u shpalosen veprimatritë e tajshme, por edhe me fragmente nga krijimtaria e tij studimore.
Në fund u bënë pyetje. Ai dhuroi disa kopje të librit me autograf. (Per me shume do te lexoni ne Diellin e printuar te Dhjetorit)
Luz Tomaj says
Si çdo here, Vatra e din se qka bënë. Urime