- Vatra njofton se me 7 Maj,në orën 2.00 pm, në Selinë e Vatrës, do të organizohet veprimtaria”Në Hap me Rugovën”, ku përvec librit me të njëtin titull të autorit Adnan Merovci, do të shfaqet për të parën herë edhe një dokumentar 18 minutësh me filmime të rralla, ku në qendër është dr. Rugova dhe veprimtaria nëpër për Kosovën. Autori i librit”Në Hap me Rugovën” z. Adnan Merovci, do të sjellë për të pransihmit të pathëna nga 10 vitet me Rugovën, ndërsa ish drejtori i Divizionit të Europë-Azi, i Zërit të Amerikës Frank Shkreli, gazetari Sinan Kamberaj dhe të tjerë do të sjellin vlerësime rreth librit. Jeni të mirëseardhur!/
Të Enjtën në mbrëmje, 20 Prill 2017, Vatra priti Inxhinier Adnan Merovci, ish sekretarin e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovë, dëshmitarin e sa e sa takimeve kritike, përfshi dhe atë me Milloshevicin.Mysafirit ia uroi mirëseardhjen dr. Gjon Bucaj, Kryetar i Vatrës, i cili krahas vlerësimit të figurës të Ibrahim Rugovës, tregoi edhe për marrdhëniet e ngrohta, që presidenti historik kishte vendosur me Vatrën.Merovci, tha se ishte i mbushur me emocione sapo hyri në selinë e Vatrës, për bëmat Kombëtare të së cilës, kishte dëgjuar që në fëmijërinë e vet. Ai tha se dr. Rugova, e vlerësonte shumë Vatrën dhe ndjehej shumë mirë që kishte mbështetjen e vatranëve.
Në bisedën e gjatë që zgjati deri në orët e vona, njeriu “sekret” i Rugovës,që nuk ishte thjesht-njeriu-roje, dhe që për më shumë se një dekadë ishte në një hap me Rugovën, u rrëfye me vatranët, tregoi copëza ngjarjesh, takime, që edhe kur dukeshin të pumunduar, Dr. Rugova i kthente në favor të Kosovës, tregoi për takime të vështira, si takimi i përfolur me Milloshevicin, apo takimet, që diplomacia serbe zgjaste duart dhe përpiqej t’i dështonte, si ai Romës, tregoi të patreguarat e Rambujes, e të tejra ngjarje.Ai e zbërtheu Rugovizmin në të gjitha aspektet sociale, politike, estetike.
Bashkëpunëtorët vatranë të Rugovës si nënkryetari Agim Rexhaj, anëtari i kryesisë Marjan Cubi, anëtari i Këshillit Ramadan Gashi, gazetari Sinan Kamberaj, treguan mbresat e bashkëpunimit me presidentin historik. Zv.Kryetari Asllan Bushati, solli mbresa nga takimet me Dr. Rugovën në Shqipëri, si ushtarak i lartë i ushtrisë shqiptare.Anëtarët e Këshillit të Vatrës Idriz Lamaj, Sergio Bitici, Zef Balaj, Zef Përndocaj, anëtari i Kryesisë dr. Skënder Murtezani, Zef Përndocaj e të tjerë vlerësuan figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Editori i Diellit i prezantoi mysafirit veprimtaritë Kombëtare të Vatrës dhe rrugëtimin e saj historik në prag të 28 Prillit, 105 vjetorit të Themelimit të Fedeartës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Adnan Merovci dhuroi disa kopje të librit të tij”Në hap me Rugovën” një libër me kujtime ngjarje, me dokumenta, faximile e fotografi. Në kopjen dhuruar Vatrës, ai shkroi:“VATRËS, këtij Institucioni Kombëtar nga themelimi e deri më sot i Shtetit Shqiptar dhe cështjes sonë supreme Kombëtare, institucion që inicioi dhe parapriu të gjitha proceset Kombëtare Shqiptare të territoreve etnike, që përkrahu dhe ndihmoi Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.”
Në respekt nga autori
Adnan Merovci
Vatra njofton se me 7 Maj,në orën 2.00 pm, në Selinë e Vatrës, do të organizohet veprimtaria”Në Hap me Rugovën”, ku përvec librit me të njëtin titull të autorit Adnan Merovci, do të shfaqet për të parën herë edhe një dokumentar 18 minutësh me filmime të rralla, ku në qendër është dr. Rugova dhe veprimtaria nëpër për Kosovën.
Autori i librit”Në Hap me Rugovën” z. Adnan Merovci, do të sjellë për të pransihmit të pathëna nga 10 vitet me Rugovën, ndërsa ish drejtori i Divizionit të Europë-Azi, i Zërit të Amerikës Frank Shkreli, gazetari Sinan Kamberaj dhe të tjerë do të sjellin vlerësime rreth librit. Jeni të mirëseardhur!