-Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto dhe Presidenti i Rrënjëve Shqiptare z. Marko Kepi, pritën në Vatër Presidenten e rrjetit rinor të USAID, Juela Hamati-/
Të Hënën, 10 dhjetor 2018, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z. Dritan Mishto së bashku me presidentin e Rrënjëve Shqiptare z. Marko pritën presidenten e sapozgjedhur të rrjetit rinor të USAID, Juela Hamati, të cilën e uruan për detyrën e re.
Gjatë takimit biseda u përqëndrua tek protestat e studentëve në Tiranë. Kryetari i Vatrës deklaroi se: Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, po i ndjek me vëmendje protestat dhe i mbështet plotësisht ato. Vatra, tha kryetari Mishto, përshëndet protestat studentore të Dhjetorit 2018 dhe i vlerëson ato si një ringirtije shpritërore të revoltës për një Shqipëri më të mirë, për ringjalljen e shpresës tek të rinjtë dhe luftës kundër mendësive totalitare në udhëheqësinë e vendit.
Pritet që Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe “Rrënjët Shqiptare” të dalin me një deklaratë të përbashkët në përkrahje të Protestave të studentëve!
Mysafirja falenderoi për pritjen e ngrohtë. Ajo shkroi në librin e vizitorëve:”Faleminderit që mbani gjallë historinë, traditat dhe kulturën tonë Kombëtare këtu në Amerikë. Gjysmën e zemrës e kemi tek Ju dhe kudo ku ka shqiptarë!