…. DHE NDEROI ME MIRENJOHJE STUDIUESIT E KONICES/
Në emër të Jurisë(Adnan Mehmeti, Idriz Lamaj, Dalip Greca) të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi, duke i shoqëruar çmimet shpërblime.
- Balaj i dorëzoi studiuesit Anton Çefa, Çmimin-Për librin “Faik Konica: Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, botim i vitit 2016 me vështrime të reja, analiza, esse, që fokusohen në vlerat shpirtërore, kombëtare, vatrane të Faik Konicës.
Çmimi Konica iu dha z. Fotaq Andrea për librin me Esse”Faik Konica-Përlindësi modern” dhe sjelljen në gjuhën shqipe të romaneve”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri e Milka”, botime të vitit 2016.
Çmimi Konica iu dha Z. Agron Alibali për librin “Faik Konica- Dritëhijet e një diplomati”, botim i vitit 2016 qe sjell fakte të reja, analiza dhe interpretime që hedhin më shumë dritë rreth diplomatit, bashkëthemeluesit të Vatrës, Faik Konica.
Ndersa çmimi për studimin më të mirë i shkoi studiueses Dr. Yllka Filipi- Për studimin “Faik Konica: Katër Përralla nga Zullullandi”, që sjell analiza, vështrime të realiteteve historike shqiptare të veprës së Konicës dhe vlerave të satirës dhe humorit Konician.
Po ashtu u ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.
Federata”VATRA” nderoi me MIRËNJOHJE Studiuesin Ilir Ikonomi:Për kontributin e veçantë dhe standartatet e reja të vendosura prej tij me librin” Faik Konica -Jeta në Washington”, botim i Onufrit 2011.
Federata”VATRA” nderoi me MIRËNJOHJE studiusen Neka Doko:Për kontributin e veçantë dhënë në studimin e figurës së Faik Konicës dhe evidentimin e trashëgimisë”Konica” në Bibliotekën Fan S. Noli pranë Katedrales së Shën Gjergjit në Boston.
Federata”VATRA” nderoi me MIRËNJOHJE studiusen Arjeta Ferlushkaj:Për Kontributin e veçantë që ka dhënë në studimin e vlerave Koniciane të revistës Rilindase të Faik Konicës “Albania”.
Federata”VATRA” nderoi me MIRËNJOHJE studiuesin Bejtullah Destani: Për studimin dhe evidentimin e vlerave të Faik Konicës përmes korrespondencës së zgjedhur për vitet 1896-1942.
Federata”VATRA” nderoi me MIRËNJOHJE studiuesin Thanas L. Gjika: Për ndihmesën e dhënë në fushën e studimeve dhe sjelljen e vlerave të veprave të Faik Konicës, veçanërisht të romanit “Doktor Gjilpëra”