
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA njofton opinionin publik se persona të pa përgjegjshëm dhe të pa dinjitetshëm vjedhin dhe trafikojnë logon, vulën e Vatrës dhe të dhëna të mbrojtura me ligj. Shpërndarja e informacionit të pa autorizuar, disinformimi, shpifjet, fyerjet dhe sharjet në emër të Diellit e Vatrës, shtrembërimi i qëllimshëm, shfijet neveritëse, janë një turp i pashembullt për këdo që i bëjnë këto veprime të ulëta ordinere. VATRA i dënon me forcë këto akte të shëmtuara dhe u bën thirrje autorëve të identifikuar në New York se nëse nuk e ndalojnë në mënyrë të menjëhershme këtë maskaradë të poshtër, ata do të referohen në organet ligjzbatuese të Shtetit të New Yorkut. Këto veprime që dënohen me ashpërsinë më të fortë të ligjit, biend ndesh me ligjin mbi pronësinë intelektuale institucionale, ligjin amerikan, kodin etik të medias, Kanunoren e Vatrës, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ndal maskaradës ndaj simboleve dhe historisë identitare të shqiptarëve të Amerikës. Të sulmosh Diellin e Vatrën është tradhëti e ndyrë dhe një akt antipatriotik. Informacionet e shpërndara nga faqe anonime si më poshtë jane të pavërteta dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e Vatrës.