
E nderuar familja Ruko
I dashur miku ynë Tasim
Me keqardhje mësova lajmin e largimit nga jeta të vëllait tuaj të shtrenjtë Çajup Ruko. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e vëllait tuaj të shtrenjtë e të dashur Çajup Ruko.
Ai luftoi fisnikërisht për jetën deri në çastet e fundit.
Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar dhimbjen, zinë e trishtimin në këto ditë të vështira për mbarë familjen.
Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush e familjes Ruko, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente ndarjeje pa kthim.
Çajup Ruko pushoftë në paqe e përjetësi.
Lusim Zotin për shpirtin e tij.
I pikëlluar
Pranë jush dhe me nderime
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA