
New York, 12 shkurt 2026 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” uron përzemërsisht Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës me rastin e fillimit të legjislaturës së re parlamentare dhe kabinetit qeveritar.
Vatra përgëzon vizionin qeveritar për punë dhe reformave në dobi të shtetit të Kosovës, qytetarëve, institucioneve dhe interesit kombëtar.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” siguron Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës se do të ofrojë bashkëpunim të ngushtë në çdo nivel për ti shërbyer më mirë Kosovës, integrimit euroatlantik dhe diplomacisë aktive në Uashington.
Vatra beson fort dhe përkrah reformat që synojnë forcimin e ekonomisë, garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ndërtimin dhe konsolidimin e kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes e mirëqënies sociale, si dhe reformat substanciale drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimin euroatlantike si e vetmja rrugë për një Kosovë të zhvilluar, të begatë, të fortë dhe demokratike.
Federata “Vatra”, si zëri më dinjitoz dhe përbashkues i diasporës shqiptare në SHBA, solemnisht angazhohet për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin partneritetit strategjik mes SHBA dhe Kosovës si orientim jetik për të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbarë popullin shqiptar.
Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”,
Kryetari,
Dr. Elmi Berisha