NGA DALIP GRECA/
Me 10 dhjetor, tё dielёn nё mbrёmje, Kryetari i Vatrёs, z. Dritan Mishto me bashkёpunёtorёt e tij( zv. Kryetarin Agim Rexhaj, Zef Bala e Zef Pёrndocaj, Lek Pёrlleshi e Editori Dalip Greca), vizituan vatranin veteran, Mustafё Elezi, nё Yonkers, New York. Mustafё Elezi ёshtё njё ndёr vatranёt e pёrkushtuar, i cili u anёtarёsua nё Vatёr sapo arriti nё SHBA, nё vitin 1968, dhe prej asaj dite nuk ka rreshtur sё punuari pёr Vatrёn Shqiptare. Pёr shumё kohё ishte dhe sekretar pёr degёn e Vatrёs Nju Jork-Nju Xhersi. Edhe pse mё shumё se dy dekada nё pension ai vazhdon dhe dhuron pёr Vatrёn, duke u bёrё njёri prej mbёshtetёsve buajr tё Vatrёs. Gjatё darkёs solemne tё Festёs sё Flamurit, 105 Vjetorit tё Pavarёsisё, kremtuar nga Vatra dhe Bashkёsia Shqiptare me 26 Nёntor 2017, Kryetari i Vatrёs z. Dritan Mishto, e pёrgёzoi publikisht z. Mustafё Elezi pёr bujarinё e tij tё pёrvitshme, duke i dhuruar nga kursimet e tij-1 mijё dollarё. Kjo ёshtё anёtarёsia e nderit qё Mustafё Elezi e paguan pothuaj pёrvit dhe pёrbёn njё shembull pёr biznesmenёt shqiptarё,disa prej tё cilёve shumё flasin pёr çёshtjen Kombёtare, por pak japin, pak bёjnё pёr tё.
Shёndeti e ka detyruar Mustafё Elezin qё tё mos vijё mё nё Vatёr, por nga Vatra ai nuk ёshtё larguar kurrё. Ai e mbajti fjalёn pёr t’mos u ndarё nga Vatra, ashtu siç pat premtuar nё kohёlargimin fizik prej Vatrёs nё letrёn qё i shkroi kryetarit Agim Karagjozi se”gjithёmonё do tё mendoj dhe punoj pёr Vatrёn-,se Vatra, ёshtё shpirti im”, ai vazhdon tё kontribuojё me shpirt. Ashtu si çdo vit, pёrmes mikut tё tij Zef Pёrndocaj, Mustafё Elezi solli nё Vatёr me 26 Nёntor 2017 Çekun me 1000 mijё dollar.
….Edhe pse jashtё kishte rёnё borё, Mustafё Elezi, Vatrani, qё me 28 shkurt 2018 mbush 50 vjet nё Vatёr, e priti Kryetarin Mishto dhe shoqёruesit e tij nё krye tё Shkallёve i shoqёruar nga bashkёshortja Mihane dhe i biri Bashkimi, me urimin: Mirёserdhёt! Jam i nderuar qё po e pres Vatrёn nё shtёpinё time! Mё keni nderuar!
Ata qё e vizitonin pёr tё parёn herё Mustafёn nё shtёpinё e tij dykatёshe nё Springer Avenue, Yonkers, pёr pak kohё mbetёn duke vёshtruar simbolet kombёtare nё Odёn e pritjes, Flamurin kuq e zi nё kornizё, simbole tё Kosovёs, dhe gjithçka shqiptare.
– Mirёse tё gjetёm!- e pёrshёndet tё zotin e shtёpisё, kryetari i Vatrёs dhe e falenderon me zemёr pёr shpirtin e tij vatran dhe pёr bujarinё.
– Kam lexuar librin tuaj”Nuk e harrova Malёsinё e Gjakovёs” dhe jam impresionuar me qёndresёn tuaj e tё familjes, me pёrkushtimin tuaj atdhetar,me jetёn plot ngjarje, me veprimtarinё atdhetare nё SHBA, veçanёrisht nё Vatёr,- i thotё Kryetari Mishto. Mё pas ai e informon pёr vlerёsimet qё po u bёhen vatranёve qё kanё 50 vjet nё Vatёr dhe pёr rivitalizmin e Vatrёs.
– Ne tё rinjtё, ndjehemi tё obligura qё ta çojmё mё tej atё çfarё ju tё vjetrit bёtё pёr Vatrёn, thotё z. Mishto.
– Nё Vatrёn e Nolit dhe tё Konicёs, unё kam gjetё veten sapo shkela nё SHBA.Ashtu siç mё ka obliguar e frymёzuar heroi i Dragobisё Bajram Begu, po ashtu mё kanё frymёzuar edhe Noli e Konica, thotё Mustafё Elezi.
Mustafa tregon pёr vёshtirёsitё me tё cilat i ёshtё dashur tё pёrballet nё jetёn e vёshtirё: Pёrballja me diktaturёn komuniste, qё i pushkatoi, burgosi, internoi Jahelezёt, u dogji shtёpitё. Ai sjell nё mendje arrestimin nё vitin 1949, hetuesinё me tortura çnjerёzore pёr mё shumё se dy muaj, dhe pasi e shpallёn armik me gjyq tё inskenuar, e plasёn burgjeve tё Tiranёs, Korçёs, e çuan nё Kёnetёn e Vdekjes-Maliq, e dёrguan nё ndёrtimin e kanalit Peqin-Kavajё, nё kampin e Rrogozhinёs, tё Beratit, Shtyllas, nё aeroportin e Rinasit…. E kreu burgun mё 1957, vit kur dhe vendosi arratisjen nё prag tё riarrestimit. Ishte 19 Shkurt 1957, kur me brengё nё zemёr e la atdheun. Arratisje qё do tё zbrazte mbi Jahelezёt e mbetur njё hakmarrje tё pashpirt tё qeverisё komuniste…Kalavri vazhdoi nё Jugosllavi, duke kaluar nё Morinё nё njё mot tё ashpёr me borё. Nё Junik dha intervistёn, ku iu pranua kёrkesa pёr strehim politik. Pas Junikut e dёrguan nё Prishtinё, Ferizaj etj. 10 vjet i kaloi mes shqiptarёve tё Kosovёs. Nё Ferizaj Mustafa u martua me Mihanin, vajzё nga Nezajt dhe lindёn dy djemtё Mёrgimin e Bashkimin si dhe vajzёn Shpresa. Nё gusht tё vitit 1967 arriti tё emigrojё nё Itali pёrmes Triestes. Nё Itali u endёn pёr njё vit, duke kapёrcyer vёshtirёsi e pengesa, derisa u plotёsua ёndrra pёr tё shkelё nё tokёn e premtuar. Ka qenё 24 Shkurt 1968, kur Mustafa dhe familja kanё ardhё nё Nju Jork.
Ai ndjehet krenar qё fёmijёt: Mёrgimi, Bashkimi dhe Shpresa, iu bёnё tё mbarё, arritёn sukses nё shkollё dhe nё jetё, dhe nuk i çuan dёm pёrpjekjet e sakrificat e tij.
Rrёfimi i Mustafёs ndёrpritet nga e zonja e shtёpisё, Mihania dhe i biri Bashkimi, qё e mbushin plot tavolinёn.
– Nuk e kishim kёshtu,erdhёm pёr njё kafe, thotё Zef Pёrndocaj, miku i shtёpisё.
Por Mustafa, e ndёrpret, dhe na fton me gotёn e mbushur me raki;-Gёzuar!
Kaluam mё shumё se dy orё nё mikpritjen e kёtij atdhetari, qё tё gjithё jetёn ia ka kushtuar çёshtjes kombёtare.