NEW YORK-Një veprimtar i dëshmuar i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Sejdi Husenaj anëtari i herëshëm i shoqatës Vatra (Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA), ka zgjedhur t’a festojë krejt ndryshe festën e pavarësisë ditën e flamurit. Ai ka përgatitur një dhurat speciale për Ambasadën e R. Shqipërisë në Londër – duke dërguar me këtë rast 300 distinktiva nga Nju Jorku me flamurin tonë kombëtar, për t’ua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe.. Kjo seri e këtyre distiktivave është bërë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit në serinë e simboleve kombëtare me rastin e kësaj feste dhe qarkullon në tregun shqiptarë, edhe këtu në Amerikë në dyqanet e suvenireve.Fotogrtafia e distinkitës paraqet një flamur kuq e zi me shkabën e zezë me dy koka rrethuar me një reth ngjyrë floririri, dhe janë publikuar në “Facebook” dhe në rrjetet tjera sociale, nga Shkëlqesia e Tij Z. Mal Berisha, Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut.I cili ka shkruar se : Në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, secili gjen mënyrën e vet për të uruar dhe festuar Ditën e Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Miku im i shtrenjtë z Sejdi Hysenaj nga Nju Jorku më uroj Festën e Flamurit me një dhuratë shumë kuptimplote, të bukur dhe mbresalënëse: Më dërgoi nga Nju Jorku – disa qindra distinktiva me flamurin tonë kombëtar për t’ua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe. Dua t’a falenderoj mikun dhe vëllain tim Sejdi Husenaj dhe po ashtu t’u uroj nga zemra gjithë bashkëatdhetarëve tanë kudo që janë e veçanërisht atyre në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë:
“Gëzuar Dita e Flamurit tonë Kombëtarë!”Ndërkohë, zoti Husenaj është shprehur se “Kam qenë i motivuar nga festa jonë e madhe, e 28 Nëntorit, Dita Kombëtare e Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, duke menduar gjatë se çfarë të dhurojë me rastin e kësaj feste, duke bërë një dhurat të thjesht dhe tepër simbolike që të jetë unike dhe mbresalënëse dhe të prezantojë në mënyrën më origjinale urimin tonë kombëtarë për këtë festë, lidhjen tonë me bashkëatdhetarët tanë në Britaninë e Madhe, si vëllezër të një gjaku”, citohet të ketë thënë ai, duke ia uruar të gjithë bashkëatdhetarëve :”Gëzuar 101 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!” /Beqir Sina/