Shkrimtari i njohur Ramadan Pasmaciu me bashkëshorten si dhe Vatrani, studiuesi dhe përkthyesi Agim Xh Dëshnica me bashkëshorten dhe djalin, vizituan Vatrën./
Me 28 Gusht 2017, në mesditë, në Shtëpinë e Vatrës arritën për një vizitë dy familje shqiptare, të cilat kishin udhëtuar enkas nga Bostoni. Vatrani dhe bashkëpunëtori i gazetës Dielli, studiuesi, përkthyesi dhe poeti Agim Xh. Dëshnica, kishte kohë që e kishte planifikuar një vizitë në Vatër. Të hënën ai së bashku me zonjën e Tij, me djalin Endrin, si dhe me shkrimtarin Ramadan Pasmaciu, shoqëruar nga zonja e tij, arritën në Vatër. Shkrimtari Ramadan Pasmaciu së bashku me zonjën kishin ardhë për vizitë në Boston dhe, sic thanë ata, nuk mund të ktheheshin në Tiranë pa vizituar Shtëpinë e Vatrës. Shkrimtari i njohur për lexuesit fëmijë, por edhe për të rriturit, tha se ndjehej i gëzuar që pritej në Vatër dhe prekte nga afër historinë e kryeveprës së Nolit dhe Konicës me bashkëpunëtorë.
Shkrimtari dhuroi për bibliotekën e Vatrës romanin e tij voluminoz me 460 faqe me titull “Flaka e Shpresës” , i botuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, më 2012, si dhe librin për fëmijë”Qerosi që cmendi aganë”. Ai shkroi dedikimin në romanin e dhuruar: Vatrës”, Shumë të dashur dhe të Famshme për të gjithë Shqiptarët… Vëllezër.Me gjithë zemër:Ramadan Pasmaciu.
Shkrimtari është fitues i disa cmimeve kombëtare, përfshi dhe i cmimit”Migjeni” më 1987 për romanin me katër vëllime”Udhëve të Fëmijërisë”. Në bibliotekën e tij krijuese bëjnë pjesë shumë libra të shkruara nga ai si “Dy shokët”, “Tregim për kecin bardhosh”, “Pranverë”,”Kasollja”, “Kori gazmor”, “Sa mirë”, “Ermalushi, Sylarushi dhe të tjerë”, “Leka”, “Përralla të vërteta”, “Liria”, “Përtej kohës”, “Dashuria e nënës”, “Xhufi 1 & 2”, “Mësuesja”, Marthonomaku”, “Vajza e vogël flokëverdhë”, “Shoku i ri i bankës”, “Gomari kur u bë kalë”,”Nusja që kërkonte dyshek me pupla”, “Babai tri motrat dhe vigani” etj etj….Agim Xh. Dëshnica, tha s e nuk mund të vinte duarbosh në Vatër dhe kishte përgatitur dhuratat speciale: Një tablo e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe një portert në kornizë të poetit kombëtar Naim Frashëri. Agimi kishte sjellë për bibliotekën e Vatrës përvec dy botimeve të tij me përkthime”Përralla nga popuj të ndryshëm” dhe “Përrallat e Kazakistanit” solli dhe shumë libra e fjalorë .
Një ndër librat me vlerë, që i mungonte bibliotekës së Vatrës, është libri i Fan S. Nolit”50th Anniversary Book of the Albanian Orthodox Church in America 1908-1958″, në gjuhën angleze. Ky libër është shqipëruar nga përkthyesi i njohur nga Kosva, Abdullah Karjagdiu, dhe është botuar nga Shtëpia botuse”Rilindja” në Kosovë.
Ndër librat me vlerë dhe të munguar në bibliotekën e Vatrës është dhe “Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe” , një punë serioze e autorit Tahir N. Dizdari, fjalor që e pat punuar në burg, ku ishtë burgosur nga diktatura komuniste. Agim Dëshnica e hoqi nga biblioteka e vet për t’ia dhuruar Vatrës. Fjalori ka 1200 faqe dhe merret me spjegimin dhe shqipërimin e 4500 fjalëve me prejardhje nga gjuhët turke, arabe dhe perse. Tahir Dizdari ishte pinjoll i një familjeje intelektuale ndër breza prej Shkodre. Ai studioi në Kolegjin Saverian, që e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Tahir Dizdari shërbeu në administratën shtetërore nga vitet 1925 deri më 1939. Ai u shqua edhe në publicistikë, u dallua si kritik , polemist, në organe të ndryshme të shtypit të kohës. Pas pushtimit fashist, për pikëpamjet e tij nacionaliste, u internua në Itali(1939-1942), si antikomunist ai u burgos më 1951. Për njohjen e shumë gjuhëve të huaja, vecanërisht të gjuhëve orientale, pranohet si bashkëpunëtor në Institutin e Gjuhësisë.
Libra të tjerë që i dhuroi Vatrës z. Dëshnica janë: Faik Konica * Doktor Gjilpëra; Katër Përrallat, dhe, Shqipëria si mu duk; A. Z. Cajupi”Poezi”, Ismail Kadare”Nga një dhjetor në tjetrin”, Përloc Margilaj”Ilirët Flasin Shqip- Shqiptarët Flasin Ilirisht”, Elena Kocaqi”Albanët”, Margaret Macmillan”Paris 1919-Gjashtë Muaj që Tronditën Botën”-me parathënie të Richard Hollbruk; The Cold War dhe libra të tjera.
Mysafirët u pritën në Vatër nga anëtari i kryesisë së Vatrës Zef Balaj, anëtari i Këshillit të Vatrës, studiuesi Idriz Lamaj, nga ish zv.Kryetari Asllan Bushati, Profesori i Besim Muhadri, studiues si dhe Editori i Diellit, dalip Greca.