Nga Skënder Sadri KAPITI
Unë Skënder KAPITI, me bindje,formësim dhe me trashëgimi patriotiko-kombëtare nuk mund të rri indiferent dhe të mos shpreh opinionin dhe qëndrimin tim pozitivist për të gjitha ato ngjarje dhe për ata që sakrifikojnë për të mirën e përgjithshme, si dhe për ato personalitete shtetërore që punojnë me përkushtim për të mirën publike e kombëtare.
Unë mundohem që kur shkruaj opinionin tim kritik apo gjykim vleresues, mundohen të nisem nga një këndvështrim logjik i paanshëm dhe mundësisht sa më i kthjellët ; mundohem që të nisem nga ajo cfarë kuptoj nga realiteti dhe si flet ai, në mënyrë dhe që të jem sa më pak i ndikuar nga interesi i ngushtë preferencial personal dhe subjektivist. Aq më tepër kur kjo ka të bëjë me personalitete të larta shtetërore, ku puna e tyre duhet të vleresohet apo kritikohet duke u nisur nga këndvështrimi i interesit të përgjithshëm , ai shoqëror,shtetëror dhe patriotiko-kombëtar.
Këto kohë që kur Vjosa Osmani është në krye të shtetit të Kosovës, puna përkushtimore dhe e përgjegjshme e drejtimit të institucionit të Presidentit drejtuar prej saj po konstaton dhe verteton arritjen dhe menaxhimin e duhur dhe të suksesshëm të këtij institucioni.
Për ditë e më shumë te Zonja Osmani po shkëlqen dhe spikat puna e saj përkushtimore dhe model për reformimin dhe transformimin politik, juridik, patriotik, demokratik, social, institucional e shtetëror, përmirësimi i vlerave dhe standarteve në funksion të ndërtimit dhe vënies në funksionim të shtetit demokratik e ligjor, të integrimit euroatlantik, në NATO dhe në funksion të rritjes së imazhit dhe të personalitetit të shtetit.
Si kryetare e shtetit ajo po ndërton shembullin dhe modelin se si duhet të funksionojnë institucionet e shtetit, jo si deri me sot si agjensi private, por si shërbesa ndaj shtetit dhe të kombit. Sot institucioni i Presidentit nuk është më agjensi për shërbesa politike, partiake, korruptive e familjare.
Ky është ndryshimi, përmirësimi dhe modeli që solli vota dhe verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021, i cili ndëshkoi të shkuarën korruptive, të papërgjegjshmërive, të hajnive, tradhtive dhe të amoralitetit politik .
Vjosa sot , të kujton Thecerin dhe Merkelin.
Vjosa Osmani gjatë vizitës në Turqi i kërkoi Presidentit Erdogan mbështetje për antarësim të Kosovës në NATO , dhe pas disa ditësh në Forumin Diplomatik të Antalisë në Turqi , Presidentja Osmani u takua me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me kryeministrin shqiptar Edi Rama si dhe me liderë të tjerë botëror, nga afro 80 shtete të botës, ka takuar dhe ka diskutuar edhe me disa nga liderët e shteteve që nuk e njohin Kosovën.
Pra këto janë agjenda të mirëfillta diplomatike ne shërbim te njohjeve te reja per Kosovën sikurse edhe në vizitat diplomatike shumë të suksesshme që Presidentja e Kosovës zhvillon në të gjitha organizmat dhe ne shtetet e fuqishme demokratike si me SHBA dhe me BE.
Nuk mund të krahasohet zonja Osmani as me paraardhësit e saj, dhe po të kishin qenë në krye të Kosovës Osmani e Kurti, nuk do kishte pasur Fusnotë dhe as Marrëveshje për Bashkësi komunash serbe , as Demakacioni që u bë me Malin e Zi dhe as projekt për coptimin e Kosovës.