-Bashkëorganizohet nga Instituti i Historisë i Kosovës “Ali Hadri” dhe Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, me kumtesa shkencore paraqitën studiues nga Kosova, Shqipëria e më gjerë/
PRISHTINË, 28 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së heroinës shqiptare Shotë Galica, me rastin e 90 vjetorit të shuarjes, do bashkëorganizohet nga Instituti i Historisë i Kosovës “Ali Hadri” dhe Kuvendi Komunal i Vushtrrisë.
Në këtë sesion, i cili do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, në 30 qershor nga ora 12:00, me kumtesa shkencore do të paraqitën studiues nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë, të cilët do të trajtojnë personalitetin dhe veprën e heroinës sipas këndvështrimeve dhe burimeve të ndryshme historike.Shotë Galica, kjo luftëtare shqiptare, i përket periudhës në mes të dy luftërave botërore kur shqiptarët e pushtuar u ngritën në një lëvizje kombëtare për çlirimin e trevave të Kosovës dhe më gjerë nga sunduesit serb, e njohur ndryshe edhe si lëvizja kaçake, përkujtojnë organizatorët në ftesën e dërguar.Bëhet e ditur se, në këtë sesion shkencor pritet të marrin pjesë personalitete nga jeta akademike, kulturore e politike të vendit./b.j/