NJOFTIM MORTOR/
STATEN ISLAND NY : Të Premten mbasdite, 6 Maj 2016, Xhevat Xhetan Ndreu, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në Staten Island University Hospital, New York, duke patur pranë bashkëshorten, deri ne momentet e fundit , dy djemtë, të gjithe te afërmit, miqtë e dashamiret e tij.
Xhevat Xhetan Ndreu, u lind në Korrik 1940 në Sllovë, Peshkopi, dhe ndërroi jetë me 6 Maj 2016.
Ai la në pikellim të thellë gruan Zenepe Sina – Ndreu, dy djemtë Adriatikun dhe Emilianon, si dhe tre mbesat dhe një nip.
Njoftojmë komunitetin se shërbimet Funerale do të kryhen sot, e Shtunë 7 Maj 2016, duke filluar nga ora 4 p.m(mbas dite) deri në ora 9 pm (mbas dite) në Shtepine Mortore te Xhamise “Albanian Islamic Cultural Center”, e cila ndodhet në lokacionin: 188 Canal Street, Staten Island, NY 10301.
Ndërsa, varrimi do të kryehet të Dielën me 8 Maj 2016, rreth ores 12:00 te mesdrekes në varrezat Laurel Grove Memorial Park në Totowa, që ndodhen në lokacionin : 295 Totowa Rd, Totowa, NJ 07512.
Nisja per nga Xhamia ne Staten Island bëhet në orën 10:00 paradite,.
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” dhe Gazeta Dielli i përcjellin ngushëllimet më të thella bashkshortes Zenepe, djemëve Adriatik dhe Emiliano, të afërmëve dhe miqëve, vatranit te vjeter anetarit te Bordit Jonuz Ndreu.
Xhevati ishte një vatran i përkushtuar dhe eshte nipi i Jonuz Ndreut
Ardjan Hajdari says
Ngushellimet me te sinqerta djemve te Xhevatit dhe Zenepes dhe Gjithe te afermve .Lutem qe Zoti ti ruaje shpirtin ne parajse te ndjerit Xhevat.
Ardjan Hajdari
Florida.