
Idriz Lamaj/
Me qenëse kam punuar shumë vite për Zërin e Amerikës, në këtë rast paraqes një shkrim të shkurtë në të cilin kuptohet se çfarë roli ka luajtur Zëri i Amerikës në emisionin e gjuhës shqipe, për qendrimin e qartë, të sinqerët dhe miqësor të popullit dhe shtetit amerikan ndaj popullit dhe shtetit shqiptar. Studiuesit shqiptar nuk duhet të lanë në heshtje, ose të anashkalojnë kontributin e këtij insditucioni të lartë të qeverisë amerikane, sidoemos në këtë përvjetor kur bëhet fjalë për marrëdhënjetë miqësore midis dy vendeve. Gjithashtu, nëse shkruajnë për marrëdhënjet diplomatike gjatë këtij 100 Vjetori, duhet të shkruajnë kthjellët dhe qartë lidhur me fushatën e tërbuar të rregjimit komunist të Shqipërisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej vitit 1945 deri në përmbysjen e tij. Fushatë që përafër një gjysëm shekullit ka indoktrinuar shtresën intelektuale shqiptare, dhe i ka sherbyer në formën më servile interesave të Beogradit dhe Moskës kundër shtetit dhe popullit amerikan. Intrigatë e tyre të sofistikuara shifen edhe sot në pjellën e tyre pushtetmbajtëse.
Kur shkruajnë për vizitën e ministrit të Jashtëm amerikan James Baker në Shqipëri, duhet të vëjnë në dukje se, në krahun e tij të djathtë ishte Dr. Elez Biberaj, drejtor i seksionit shqip i Zërit të Amerikës, i cili, me emisionet e transmetuara për vite me radh kishte fituar një respekt të veçantë në masat e gjëra të popullit shqiptar. Natyrishtë, ato emisione, për kupollën e rregjimit komunist në Tiranë dhe inteligjencën e indoktrinuar shqiptare, ishin bërë smundje kanceroze të pashërueshme. Nuk ishte çështje rasti as miqësie përsonale, vizita e tij në Tiranë përkrah ministrit të Jashtëm amerikan.
Tani le të shohim se çfarë mesazhi i dërgoi popullit shqiptar në vitin 1951, ministri i Jashtëm amerika. Me rastin e rihapjes të transmetimeve në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës, me 13 maj 1951, ministri i Jashtëm amerikan, Dean Achenson i drrejton popullit shqiptarë këtë mesazh:
“ Ndjej një gëzim të veçantë ‘t’i sjell popullit shqiptar një mesazh nga qeveria emerikane dhe nga populli amerikan në këtë rast.
Due rifilluar programin e gjuhës shqipe në anën e Zërit të Amerikës, qeveria amerikane dhe populli amerikanë çfaqin përsëri interesin tradicional për popullin shqiptar. Kështu po përsëritet sot afrimi që na bashkon. Miqësia jonë e qëmotëshme duhet tani të forcohet dhe të marrë kuptim më të thellë. Sepse kjo miqësi është rrjedha natyrale e faktit që Shtetet e Bashkuara t’Amerikës kanë qenë fare afër përpjekjes të popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi. Gjatë viteve qeveria amerikane e kanë shikuar me sipmati dhe kanë përkrahur këtë përpjekje, duke ditur që përpjekja për liri pasqyron qellimet tuaja të vërteta.
Në fillim të këtij shekulli shumë patriotë Shquiptarë erdhën këtu në Amerikë dhe gjeten liri të plotë të punojnë për një Shqipëri të pavarur. Në Konferencën e Paqes më 1919, ku Presidenti Wilson çfaqi interes përsonal për të rithemeluar një Shqipëri indipendente, qeveria amerikane përkrahu përpjekjetë e patriotëve shqiptarë.
Gjatë kohës në mes të dy luftrave botërore Shtetet e Bashkuara t’Amerikës mbajtën lidhje të ngushta dhe miqësore me popullin shqiptar. Institutet mirëbërëse dhe arsimore, si për shembull Kryqi i Kuq Amerikan dhe organizata si: Near East Foundation dhe Rockfeller Foundation, u inkurajuan t’u ndihmojnë shqiptarëve në përpjekjet e tyre për të zhvilluar institutet e tyre. Amerika ish e para nga kombet aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore që bëri një deklaratë zyrtare për rivendosjen e Shqipërisë së lirë, duke shpallur me 10 të Dhjetorit, 1942, që liria e Shqipërisë ish brënda kuptimit të parimeve të Kartës së Atllantikut.
Për këto që shenojmë më sipër kanë zënë vend në histori, në histoirinë tuaj të kohës së kaluar. Këtu e tutje Zëri i Ameriës do të bëjë fjalë mbi gjëndjen e sotme, si dhe mbi të ardhmen. Sot siç e dini ju vetë më mirë se unë, shprestat tuaja për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur nuk janë plotësuar. Duke ju ndihmuar që të zhvilloni një shtet të lirë dhe të pavarur, i cili mund të zërë vendin e merituashëm në komunitetin e kombeve, qeveria amerikane do t’ju sjellë me anën e këtij programi mjetet e gjykimit, domethënë faktet. Zëri i Ameriklëës do t’ju sjellë atë që u ka munguar për një kohë mjaftë të gjatë, domethnënë, të vërtetën nga bota e lirë.
Qeveria e Sheteve të Bashkuara t’Amerikës, dhe populli amerikan ju dërgojnë përshendetjet e tyre. Dhe Zëri i Amerikës ju mirëpretë juve në radhët e dëgjonjësëve të saj”.
Ky mesazh i ministrit Achenson është marrë nga gazeta Shqipëria, organ i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”. Ai komitet, me zyra dhe dhe shtyp të vetin, prej vitit 1950 deri në vitin 1992, ka funksionuar me punë të përditëshme, këtu në New York. Është mbështetur politikisht dhe është financuar nga ministria e Jashtme amerikane. Institucione dhe autoritete të ndryshme botërore e kanë konsideruar si një Qeveri Shqiptare në Mërgim. Për këtë është deshmi shtypi i kohës dhe sa e sa vepra të botuara, tashi të harruara plotësishtë nga studiuesit tonë. Edhe për Komitetin “Shqipëria e Lirë” kam punuar afër një çerek shekullit.