Asllan Bushati/
Që pas mbarimit të Luftës Dytë Boterore (LDB) e deri më sot, siguria e Europës perendimore dhe pas 1990-tës edhe Europa lindore, kanë qenë nën ombrellën mbrojtëse të SHBA-së. Pyetja shtrohet a mund të vazhdojë kjo përjetësisht? Përgjigja më fundore do të ishte –JO. Por kjo fundorja lypset të shihet në sensin kohor se sa afër dhe sa larg është që nga sot?
Në mandatin e tij të parë 2016- 2020, Presidenti Donald Trump, deklaroi se dy përqindëshin e GDP-së si kuotë detyruese e shpenzimeve ushtarake të antarve të NATO-s pothuaj nuk e bënte asnjë vend europian. Ai tha se kush nuk plotëson detyrimet nuk mund të marrë sigurinë e duhur. Kjo shkaktoi të dridhura politiko- ushtarake në gjitha vendet e aleancës. Më pas ndodhi sulmi ushtarak rus kundër Ukrahinës që vuri në rrezik jo vetëm ate si shtet, por dhe gjithë Europën. SHBA-ja edhe kësaj here mbajti peshën kryesore të ndihmës në kuadrin e NATO-s, e megjith ate, Rusia nuk u ndal sa pushtoi mbi 20 përqind të territorit të Ukrahinës.
Më 5 nëntor 2024, Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet përsëri në SHBA, gjë e cila i tronditi pllakat tektonike të politikës botrore. Ky moment koencidon me disa fakte mbi të cilat mund të diskutohet e sotmja dhe e ardhmja jonë si psh:
Rusia hodhi mbi Ukrahinë gjithë arsenalin e trashguar të armatimeve të kohës sovjetike. Tani për ate është krijuar një situatë që ajo e mban frontin e luftës duke prodhuar si Rusi vetëm 30 % të nevojave. Pjesa tjetër 60% vjen nga Koreja e Veriut dhe 10% nga Irani. Sipas specialistëve perendimor ajo ka humbur në Ukrahinë mbi 400 mijë ushtarakë, duke krijuar një boshllëk të madh në resurse njerezore për të cilën rezulton se ka marrë resurse me pagesë nga Kuba dhe Bangladeshi, por që edhe me ata rezulton se nuk i plotësohen nevojat e fushbetejës. Në këto kushte Rusia ka kërkuar nga Koreja e veriut (vec armatim municionit) edhe trupa ushtarake të cilat aktualisht janë cfaqur në fushbetejën e Ukrahinës.
Sipas perendimorëve veç sa më lart, Rusia ka organizuar mbi 8 mijë subjekte që punojnë në rrjetet sociale për të fermentuar situatën në vendet perendimore me informacione të rreme e provokuese si: janë ngritur cmimet nga lufta në Ukrahinë, është bërë jeta më e pasigurtë, po humbasim vendet e punës, lypset të ngrihemi në demostrata kundër qeverive që mbështesin Ukrahinën, të ndalet lufta menjëherë etj. Kjo ka bërë që gati 80% e opinionit në perendim, jo rrallë kohët e fundit po shprehet kundër mbështetjes së mëtejshme të Ukrahinës.
Këto e shumë të tjera tregojnë se Rusia është e lodhur, e konsumuar ushtarakisht e ekonomikisht dhe se ka nevojë për një paqe (të paktën të përkohëshme) për të marrë vehtën, por edhe për të mos dalë e humbur nga lufta në Ukrahinë. Parë nga ky këndshikimi ajo i priti me një farë entuziazmi zgjedhjet 2024 në SHBA dhe riardhjen në pushtet të Donald Trump, sepse ai në fushatën elektorale deklaroi se: ”unë me një telefonatë e ndaloj luftën në Ukrahinë”.
Në se kjo do të ndodh tekstualisht kështu, Ukrahina del e humbur nga lufta se Rusisë do ti njihen pushtimet e kryera e duke aprovuar banditizmin ushtarak rus. Ky do të ishte precedent më i madh boteror duke i dhënë të drejtë agresorit.
Nga ana tjetër, në se i jepet ndihmë Ukrahinës dhe nuk i vihen kushte, ajo edhe mund ta fitojë luftën. Fitorja e Ukrahinës do të ishte fitore “në hije e NATO-s”, fitore e Europës 460 milionshe dhe Amerikës veriore. Do të ishte edhe fitore e të drejtit mbi të padrejtin.
E tronditur nga situata e krijuar, klasa politike në Europë (vecanërisht BE), po mendon se në rast se SHBA-ja zvoglon mbështetjen e sigurisë në hapsirën e saj, ajo duhet të përgatitet për një plan rezervë duke rritur shpenzimet ushtarake dhe ndoshta duke krijuar një strukturë sigurie vetëm europiane. Hapa paraprak në këtë drejtim kanë marrë Polonia dhe vendet baltike që kanë projektuar shpenzime sigurie në masën 4% të GDP-së dhe stërvitje të përbashkëta me shtabet ushtarake të tyre. Edhe media italiane e ka lëvruar temën e planit “B” të sigurisë europiane që para dy vitesh.
Parë nga këndshikimi kohor, Rusia në heshtje ka planifikuar gati në dy dekadat e fundit zgjerimin e kufijve e zonave të influencës së saj. Kjo ka ndodhur në sytë e perendimorve, për neglizhencën e tyre dhe më shkoqur nën syleshsinë e tyre. Ajo ka nostalgji për hapsirën sovjetike ose ate ruse parasovjetike.
Në kuadrin e breksit aktualisht Rusia po stimulon bashkimin e koordinimin ekonomik e ushtarak me: Kinën, Korenë, Iranin, Pakistanin, Afganistanin, Vietnamin, vendet arabe e më gjërë, kundër perendimit e vecanërisht kundër SHBA-së. Konsumimi i Amerikës në këtë ballafaqim është synimi më madhor i këtyre lindorve. Ata po i ngrenë kurthe e prita me cdo formë e cdo mundësi për ta rrëzuar fuqinë e liderit të vetëm botror. Edhe stimulimi i insinuative për ta larguar e vecuar ate nga Europa është pjesë e kësaj strategjie.
Si përfundim, mund të themi se pritshmëritë për administratën e re amerikane të Presidentit të zgjedhur Donald Trump janë të mëdha. Por sipas gjasave nuk do të jetë i lehtë përparimi i shpejtë në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë përballë këtij blloku miliardësh lindor. Për këtë edhe Europa lypset të marrë përgjegjësitë e saj. Shpresojmë e dëshirojmë, madje dhe lutemi për një të ardhme më të mirë, në këtë horizont të mbushur me stuhi gjeopolitike.