Opinion nga Asllan Bushati/
Duke i parë nga një këndshikimi i përgjithshëm në zgjedhjet e 2017-ës në Shqipëri, ( krahasuar me të mëparëshmet), mund të konstatohet lehtë se kanë disa ndryshime të dukshme. Që në fillim mund të theksojmë se ata nuk kanë dam-dame, flamuj partiak, banderola, karikatura, shprehje vulgare e poshtruese për kundërshtarët, banda muzikore, grupe fansash që demostrojnë forcë etj. Bukur. Shpresojmë të jetë shprehje e një emancipimi të përgjithëshëm shoqëror e zgjedhor, ku të gjithë aktorët kanë pjesën e tyre. Shpresojmë që ato të jenë më pak të kushtueshme se të mëparëshmet, të drejta, të ndershme , të pa manipuluara, transparente dhe të pranuara pa kontestim nga gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.
Por, nuk mund të kalojmë pa e theksuar se në emër të maxhorancës, në cilësinë e Kryeministrit, dhe të Kryetarit të PS-së, Edi Rama për gati katër vite, për pak sa nuk na shurdhoj veshët duke thënë:”fajin e ka Sali Berisha, fajin e ka qeveria e mëparëshme e PD-së, fajin e ka SHQUP-i, fajin e ka Lulzim Basha e cadra në bulevard. Dhe tani (e moderuar në fushatë), fajin e ka LSI-ja dhe Ilir Meta të cilët e kanë penguar të udhëheq, fajin e ka PDIU-ja e Shpëtim Idrizi,… Ben Blushi e Koco Kokdhima… madje po të shkohet më tutje ndoshta mund të dalë që fajin e ka patur edhe Ramiz Alia e Fatos Nano, por vetëm Edi Rama nuk ka asnjëherë faj”.
Edi Rama pati premtuar 300 mijë vende pune të reja e shëndetësi falas, por meqënëse ata nuk u realizuan ,” ai nuk ka faj”. Në Parlament e në segmente udhëheqëse të katër vjecarit të tij, erdhën shumë të inkriminuar, “por ai edhe për këto nuk ka faj”. Shkatrroi strukturat kanabiste të fshatit Lazarat, por ata u përhapën në të gjithë Shqipërinë dhe për këtë Edi “nuk ka faj”. Bëri premtime të mahnitëshme në shumë fusha, sa ta kishte ënda ta dëgjoje në fushatën e 2013-tës, por me që ata nuk u realizuan “ai nuk ka faj”. Cdo vit nga Shqipëri janë larguar për në vendet e tjera mesatarisht 30-40 mijë të rinjë se nuk gjenin mundësi punësimi, por edhe për këtë Edi “nuk ka faj”.Pra tani në fushatë nuk i duhet kërkuar llogari për premtimet se ai për katër vjecarin e ardhshëm e don “timonin” dhe “tepsinë”vetëm dhe është shpresëplotë se do të bëjë mbrekullira. Në qoftë se ndonjerit i vete mendja ti kërkojë Edit llogari për të shkuarën, kjo është fyerje për të, është jashtë mode dhe s’ka asnjë përqasje me” idetë madhështore të tij për të ardhmen”. Pa le sa thjeshtë vishet ( ore me citjane), sa bukur flet para turmave me batuta e barsaleta brilante, aktor i vërtetë i shoubizit alla rilindase. Madje edhe për deklaratat për Presidentin Trump dhe për thirrjen drejtuar policisë që pas punës të bëjnë fushatë për PS-në,” ai nuk ka faj”.
Edi Rama s’ka nevojë të jap llogari në këto zgjedhje për dështimet e tij katërvjecare, sepse ai aktualisht është ” shumë i zënë me shpalosjen e filozofisë së bashkimit të së majtës shqiptare”. Kjo është shumë” madhore” në këtë moment, premtimet e së kaluarës dhe të tjerat janë sekondare.Shikojini me vemendje se cfarë janë partitë e vogla dhe partnerët për Edin…ferra nëpër këmbë që i kanë pushtuar administratën, që se kanë lënë të punojë dhe për këtë ai “nuk ka faj”. Plotfuqishmëria e një partie që ai kërkon në këto zgjedhje, “nuk” është dukshëm një autoritarizëm i tipit të ri dhe “shumë e rrezikëshme” për demokracinë në Shqipëri. Jo , betohet Edi dhe kur betohet ai ,duhet te besohet pamedyshje.
Por, unë të dashur bashkatdhetar mendoj se, “Edi Rama ska faj” se ai si person, është i pa përgjegjshëm për cfarë thotë e cfarë bën, është i pa aftë për të drejtuar shtetin, madje edhe po ta cojë atë në greminë (sic deshi të bënte me reformën dë drejtësi dhe zgjedhjet pa opozitën), prap do të thotë “unë nuk kam faj”. Fajtor do të jemi ne votuesit në qoftë se e votojmë përsëri Edi Ramën. Ti japësh edhe një shans tjetër këtij njeriu, kur ka shkatërruar cdo gjë në katër vite, është njëlloj si të vrasësh me vetdije të ardhmen e fëmijëve të tu.
Por edhe LSI-ja dhe Ilir Meta, që tashmë po u bien sirenave, nuk janë pa faj. Aty kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në koalicion me Edi Ramën. Vendimet i kanë marrë bashkë , përfitimet i kanë ndarë bashkë, pisllëqet i kanë bërë bashkë, tani nuk duhet tu largohen përgjegjesive për dështimet. Ilir Meta së bashku me Edi Ramën e Erjon Velinë dhe disa analistëtë sojit të tyre, po përpiqen të krijojnë përshtypjen se të gjithë politikanët shqipëtar, janë të të njejtit format, të të njejtit soji të korruptuar të gjithë njëlloj pra alla Rama-Meta. Unë mendoj se kjo është e qëllimëshme dhe e pa drejtë.
Është krejt ndryshe qëndresa stoike e PD-së dhe e forcave të tjera opozitare që treguan vision për të ardhmen, kulturë demokratike, qëndrueshmëri dhe forcë që e tronditi qeverisjen Rama –Meta. Këto u panë me insistimin për ligjin për dekriminalizimin, për ligjin për vetingun, për qëndrestarinë tremujore për votën e lirë ,e deri në shembja e 11 ministrave të të qeverisë Rama në prag të zgjedhjeve. Programi i Zotit Basha është i qartë, i ndërthurur , i argumentuar dhe i besueshëm, për uljen e taksave, punësimin, rritjen e pagave e të pensioneve, zgjerimin e biznesit, përmirësimin e shëndetësisë e të arsimit, zgjidhjen e problemit të pronave dhe hapjen ndaj biznesit të huaj.
Personalisht besoj tek ky program dhe ju ftoj ta votoni. Pas katër vitesh është e drejta jonë ti kërkojmë llogari edhe Zotit Basha se sa i ka realizuar premtimet e marra.