Serbia nuk e dine kur eshte mjaft: Sot treni, neser tanket e autoblindat/
Nga Sadik ELSHANI/USA/*
Ka kohe qe ne drejtim te Kosoves jane duke lundruar re te zeza, por koheve te fundit keto re jane bere me te dendura, edhe me te zeza, me kercenuese qe po paralajmerojne ardhjen e nje furtune te tmerrshme per popullin tone. Jane re intrtigash e provokimesh qe jane duke e cenuar dhe rrezikuar pavaresine e shtetit te Kosoves. Te behemi gati e te mos ia hapim deren kesaj furtune.Para disa diteve, zoti Ramush Haradinaj, deputet i Kuvendit te Kosoves dhe kryetar i partise Aleanca per Ardhmerine e Kosoves u arrestua ne France, bazuar ne nje urdher-arrest te leshuar nga Serbia ne vitin 2004. Ky ishte nje akt i papranueshem, nje njolle e zeze ne sistemin e drejtesise se Frances, njeheresh edhe nje shuplake, goditje e rende per shtetin e Kosoves. Tani zoti Haradinaj eshte i liruar nga paraburgimi, por ai ende ne njefare menyre eshte i burgosur derisa nuk lejohet te kthehet ne Kosove. Zoti Haradinaj nuk i iku drejtesise, por si burrat u ballafaqua me drejtesine ne Gjykaten Nderkombetare te Hages dhe doli i pafashem. Ky veprim i pamatur i organeve franceze eshte edhe nje mosperfillje e kesaj Gjykate Nderkombetare, pjese e se ciles eshte edhe Franca. Pajtohet apo nuk pajtohet dikush me qendrimet politike te zotit Haradinaj, veprimet e tij , kjo ne kete cast nuk ka rendesi, sepse kjo ngjarje e papritur ka te beje me tere Kosoven, gjithe shqiptaret. Ndersa udheheqesit tane, institucionet tona u sollen si te hutuara, te paorganizuara e te percara, deshtuan te dalin me nje resolute te perbashket ne Kuvendin e Kosoves. Madje sikur ndihej nje pershtypje, sikur dikush i gezohej arrestimit te zotit Haradinaj. Qendroni te bashkuar e mos i ferkoni duart se, sot i ka ndodhur zotit Haradinaj, neser mund te ndodh e ty.
Gjate gjithe konfliktit te pergjakshem te viteve te 90-ta te shekullit te kaluar ne teritorin e ish Jugosllavise, bashkesia nderkombetare, sidomos shtetet europiane, me heshtjen e tyre, mosveprimet e tyre ne njefare menyre e perkrahen Serbine dhe fushaten e saj gjenocidale kunder popujve te tjere te ish Jugosllaviose, kryesisht shqiptareve, kroateve e myslimaneve te Bosnjes e Hercegovines. Arsyetimi i turpshem i tyre ishte se keta te gjithe jane njesoj. Per ta lare ndergjegjen e tyre te vrare, ata po mundohen qe te vene nje shenje barazimi: te githe jane njesoj, te gjithe jane fajtore. Pra, sipas tyre fajtor eshte edhe sulmuesi edhe viktima. Nese Serbia eshte e interesuar t’i ndjeke kriminelet e luftes, te tille ka mjaft ne teritorin e saj. U arrestuan e u burgosen kriminelet qe masakruan familjen Berisha te Suharekes, bashkevendesit e mi?! E shume e shume kriminele te tjere qe Serbia jo vetem qe nuk i denon, por i mbron.
Arrestimi i zotit Haradinaj dhe disa veprime te BE-se ndaj Kosoves jane te papranueshme, jane simptome te nje semundje te rende qe e ka kapluar edhe Kosoven edhe BE-ne, perkatesisht marredheniet, raportet reciproke te tyre. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre sikur te dyja palet jane duke e nenvleresuar, mohuar shtetin e Kosoves. I kane bllokuar qytetaret e Kosoves, duke mos e hequr regjimin e vizave. Me demagogji e dyfytyresi (hipokrizi) trumpetojne se qytetaret e Kosoves jane pjese e Europes, qytetare te Europes. Dhe vertet jemi. Por sic duket, per ta jemi ajo pjesa e padeshiruar e Europes, sepse dy milione banoreve te Kosoves u mohohet levizja e lire ne kontinentin e tyre. Ishte pikerisht kjo bote e qyteteruar qe ishte kunder “perdes se hekurt”, murit te Berlinit qe e ndanin kontinentin tone, por po kjo Europe e ka vendosur nje “perde te hekurt” per qytetaret e Kosoves, toleron bllokimin e urave, ngritjen e mureve ndares ne Kosove. Si mund te keshe marredhenie te mira me nje vend qe bllokon ura, nderton mure ndares, sic eshte duke bere Serbia ne token e Kosoves, shtet i pavarur, i njohur nga ShBA-te dhe nje pjese e mire e shteteve te Europes dhe te botes?!
Ne u jemi mirenjohes perjete te gjithe miqve tane qe na perkrahen ne ditet tona me te veshtira, por sot disa nga ata nuk jane duke u sjellur si miq te vertete. Miku i mire, miku i vertete nuk te ve ne pozite te palakmueshme, ne pozite te veshtire. Kerkesa e nderkombetareve per Asociacionin e Komunave Serbe dhe shenjezimin (demarkacionin) me Malin e Zi ne format e tanishme jane te papranueshme, e demtojne Kosoven. Asnjeri nga keto shtete nuk do te pranonte nje gje te tille ne teritorin e shtetit te tyre. Udheheqesit e Kosoves duhet t’i ngulin kembet dhe t’i mbrojne interest e Kosoves. Ne i dime me mire problemet tona sesa nderkombetaret. Ata nuk do te jetojne ne Kosove, ne do te jetojme dhe do te ballafaqohemi me keto problem tere jeten tone. “Mikun prite mire, nderoje, por zot shtepie mos e bej”, thote nje fjale e urte shqiptare. Ne duhet te keshillohemi me ta, t’i degjojme kur e kane mire e me vend, por vendimet perfundimtare duhet t’i marrim vete.
Shqiptaret ndoshta jane te varfer, e sipas disave, “te prapambetur”, por shqiptaret kane nje kod moral e etik te larte, kane shpirt njerezor e fisnik – jane te meshirshem. Kur Europa e “qyteteruar” po shfaroste hebrenjte, shqiparet e “prapambetur” i shpetuan ata nga vdekja e sigurt. Kur gjate Luftes se Dyte Boterore, pas kapitullimit te Italise, shqiptaret i mbrojten dhe i strehuan ushtaret italiane, ish pushtuesit e tyre, bashkekombasit e Komisioneres Mogherini.
Udheheqesit tane nuk i rrezatojne, nuk i paraqesin vlerat tona kombetare e njerezore te popullit tone, prandaj sillen me perulje, me servilizem. Ata nuk jane duke i mbrojtur interest e Kosoves, por interest e tyre vetanake (personale) dhe te klaneve te tyre. Udheheqesit e kompromituar, te korruptuar e te nje mendesie provinciale askush nuk i merr seriozisht. Pranimi, nenshkrimi i marreveshjeve te demshme, te papranueshme per Kosoven, do te kete rrjedhoja shume negative per te ardhmen tone dhe gjithmone do te jene burim i trazirave dhe konflikteve
Erdhem edhe te provokimi me i ri qe eshte duke ndodhur tani: nisja e trenit pa orar nga Beogradi per ne Mitrovice, trenit “Kosova eshte Serbi”. Nisja e ketij treni per ne teritorin e Kosoves eshte cenim i shtetesise se Kosoves. Kur jam duke shkruar keto radhe, mediat jane duke njoftuar se ky tren eshte kthyer me biusht nen shale prej nga eshte nisur. Ky eshte veprim i drejte dhe i domosdoshem per t’i trguar Serbise, perkrahesve te tyre dhe gjithe botes kembenguljen tone, se ne jemi zot ne token tone. Ne duhet t’i njohim mire serbet dhe Serbine: ata nuk dine kur eshte mjaft. Sot treni, neser tankset. Koheve te fundit eshte shtuar bashkepunimi dhe jane shpeshtuar bashkeveprimet, angazhimet e Serbise me Rusine e Putinit. Bashkeveprimi i politikes gjenocidale te Serbise me carizmin shtrires, zgjerues (ekspansionist) te Putinit jane nje kombinim shume i demshem per Kosoven dhe paqen ne rajon.
Serbia me keto provokime eshte duke i provuar ujerat, eshte duke e matur pulsin e shqiptareve dhe te bashkesise nderkombetare: BE-se dhe ShBA-ve. Fatkeqsisht, ne kete cast po duket se ky puls eshte ne gjendje te vdekjes klinike. Serbet e vune kete tren ne binaret drejt Kosoves, sepse po shohin se treni i politikes se Kosoves dhe BE-se ndaj Serbise e Kosoves eshte jashte te gjitha binareve.
Zoti Vuciq, Kosova nje dite do t’i lejoje trenat nga Serbia, kur ju te vini me trenin e paqes e te kerkoni falje per krimet e shtetit tend e te perkulesh perpara viktimave te panumerta, t’i paguani demet e luftes, ta nijhni shtetin e Kosoves dhe te betoheni se gjera te tilla nuk do te ndodhin me kurre. Per te tjerat miund te flasim me vone.
Eshte koha qe Kosova te qendroje ne kembet e veta. T’i hapim veshet e syte se kembanat po bien kumbueshem per ne, pert Kosoven. Shqiptare zgjohuni: Pavaresia e shtetit te Kosoves eshte ne rrezik! Ndoshta kjo dikujt i duket e pabesueshme, por shume gjera te papritura e te pabesueshme kane ndodhur ne hapesirat tona, gjate gjithe historise sone. Pozite, opozite leni zenkat meskine e te pakuptimta dhe merruni seriozisht me ceshtjet madhore te Kosoves e te kombit tone. E ardhmja e Kosoves eshte ne pikepyetje, neser mund te jete teper vone.
Filadelfia, 14 janar, 2017
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.