Nga Elida Buçpapaj/
Kjo është një përpjekje e Serbisë për të barazuar liberatorët me vrasësit e Familjes Jashari!
Në Kosovë këto ditë janë duke u kujtuar 56 viktimat e Familjes Jashari, të eleminuar brenda disa orësh, si prova më e gjallë e genocidit etnik të shtetit serb kundër civilëve shqiptarë, fëmijë, të moshuar, gra – të gjithë të pafajshëm.
Në memorien kolektive të popullit të Kosovës po rikalon në kujtesë dënimi kolektiv që shqiptarët etnikë morën prej një shteti kriminal, për “fajin” e vetëm se nuk ishin me etni dhe besim si serbët;
Kosova kujton prej 5 deri 7 mars Familjen Jashari, të ekzekutuar barabarisht në shtëpinë e tyre, ashtu si i vriste Hitleri hebrejtë apo ashtu si vret sot ISIS viktimat e tij;
Kosova kujton Shaban Murat Jasharin, babain e Adem Jasharit të vrarë 74 vjeç; Zahide Geci – Jashari, nëna e Adem Jasharit, e vrarë 74 vjeç; Zarife Jasharin, gruaja e Rifat Jasharit, e vrarë 49 vjeç; Hidajete Rifat Jashari, vajza e Rifat Jasharit, e vrarë 18 vjeç; Valdete Rifat Jasharin, vajza e Rifat Jasharit, vrarë 15 vjeç; Igball Rifat Jasharin, djali i Rifat Jasharit, vrarë 13 vjeç; Igballe Jasharin, vajza e Rifat Jasharit, vrarë 11 vjeç; Hamëz Shaban Jasharin, vëllai i madh i Adem Jasharit, vrarë 47 vjeç; Feride Mecini – Jashari, gruaja e Hamëz Jasharit, e vrarë 43 vjeç; Selvete Hamëz Jasharin, vajza e Hamëz Jasharit, vrarë 20 vjeç; Afete Hamëz Jasharin, vajza e Hamëz Jasharit, vrarë 17 vjeç; Besim Hamëz Jasharin, djali i Hamëz Jasharit, i vrarë 16 vjeç; Lirie Hamëz Jasharin, vajza e Hamëz Jasharit, e vrarë 15 vjeç; Blerim Hamëz Jasharin, djali i Hamëz Jasharit, i vrarë 12 vjeç; Fatime Hamëz Jasharin, vajza e Hamëz Jasharit, e vrarë 9 vjeç; Blerinë Hamëz Jasharin, vajza e Hamëz Jasharit, e vrarë 7 vjeç; heroin legjendar të Kosovës Adem Shaban Jashari, vrarë barbarisht 42 vjeç; kujton Adile Rama – Jasharin, gruan e Adem Jasharit, vrarë 40 vjeç; Fitim Adem Jasharin, djali i Adem Jasharit, vrarë 17 vjeç; Kushtrim Adem Jasharin, djali i Adem Jasharit, vrarë 13 vjeç… dhe lista vijon…
Në këtë listë tragjike përfshihen 56 anëtarë të Familjes Jashari, që u vranë në një fshat që mban emrin Prekaz, që ndodhet mu në zemër të Europës.
Edhe ju si BE do të duhej ta kujtonit Familjen Jashari me sloganin njerëzor dhe solidar: Je suis Prekaz – Io sono Prekaz – I’m Prekaz, por në vend të kujtesës, ju heshtni, pa marrë parasysh se kjo masakër u krye nën qiellin e Europës, nën hundët e Europës indiferente, ashtu sikur nën hundët e Europës dhe nën “mbrojtjen” e Helmetave Blu u krye Srebrenica!
Shqiptarët janë solidarizuar menjëherë me viktimat e Charlie Hebdo dhe Parisit. Në rrjetin social të Facebook-ut, profilet tona u mbuluan nga flamuri francez dhe ne thamë kolektivisht “Je suis Paris!”, “Je suis Charlie Hebdo”, por BE nuk solidarizohet me viktimat e pafajshme shqiptare të Prekazit dhe ndërkohë nuk po bën asnjë reagim ndaj verdikteve kriminale të gjykatave serbe sot kundër atyre që i morën në mbrojte shqiptarët civilë!
Masakra kundër Familjes Jashari prej 5 deri 7 mars 1998 ishte kulmi i makinerisë kriminale serbe, që i trajtonte shqiptarët autoktonë si qytetarë të dorës së fundit, duke ua mbyllur shkollat fëmijëve, duke ia mbyllur rinisë Universitetin, popullit duke ia hequr të drejtën e informimit dhe mbyllur RTK, duke ua hequr të gjitha shanset dhe të drejtat elementare të njeriut për jetë dhe në fund duke i vrarë e dëbuar.
Në këto kushte në prag të shpërthimit të konfliktit të fundit në ish-Jugosllavi që do të ndërmerrte Beogradi kundër Kosovës, shqiptarëve u mbetej alternative ose t’i dorëzoheshin strategjisë të zhdukjes dhe zhbërjes së tyre nga Serbia ose të rrëmbenin armët dhe të mbronin fëmijët e tyre nga i njëjti fat si i fëmijëve të Familjes Jashari.
Prandaj lindi UÇK-ja, si domosdoshmëri, prandaj djemtë më të mirë të Kosovës i dolën në krah popullit dhe fëmijëve të tyre, për ta mbrojtur popullsinë civile nga një shtet kriminal që i konsideronte shqiptarët të tepërt për të jetuar jetën e tyre.
Kosova krenohet si me Familjen Jashari ashtu dhe me luftëtarët e saj që i kanë bashkërenditur veprimet e tyre me ushtrinë e NATO-s.
Kosova krenohet me Agim Ramadanin, Sali Çekun, Luan e Shkëlzen Haradinajn e qindra e qindra djem e vajza, të vrarë nga ushtria serbe, që përbënin trupat e UÇK-së dhe luftonin në krah të aleancës Verio-Atlantike.
Kosova krenohet me Anton Çunin, Rrustem Berishën e plot ushtarakë të tjerë të cilët luftuan në krah të Agim Ramadanit e Sali Çekut me shokë dhe i mbijetuan luftës!
Anton Çuni, Rrustem Berisha me shokë janë europianë dhe përfaqësojnë ndërgjegjen e pastër të Europës, sepse i dolën në mbrojtje popullsisë të pafajshme, ndërsa sot Serbia, pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur 18 vite më parë dhe që aspiron të anëtarësohet në BE, ka ndërmarrë një fushatë të paskrupullt përmes “gjykatës” të saj të Nishit duke i ka dënuar në mungesë me 16 vite burg!
Ndërsa Shesheli nuk çan kokën dhe tallet duke e sfiduar Gjykatën e Hagës, luftëtarët shqiptarë që kanë luftuar për të marrë në mbrojtje jetët njerëzore, sot gjykohen nga një shtet, i cili përpara 18 vitesh në Kosovë kreu një krim kundër njerëzimit, sepse vrasja e Familjes Jashari është krim kundër njerëzimit.
Kryeministri Vuçiç ka kërkuar ndjesë për Srebrenicën, ai duhet të kërkojë ndjesë edhe për vrasjen kolektive të Familjes Jashari dhe të gjitha krimet e kryera në Kosovë.
Por në vend të ndjesës, Aleksandër Vuçiç, që është futur në fushatë zgjedhore, krenohet se ishte sukses i tij mosanëtarësimi i Kosovës në Unesco, apo se gjatë mandatit kur ai ishte kryeministër, Kosovën e kanë njohur vetëm dy vende.
Në këto kushte, ju takon ju zonja Mogherini që ta merrni Kosovën në mbrojtje;
i takon BE-së që udhëheq një proces dialogu, sepse merreni me mend se çfarë dialogu është ky,
që t’i thoni ndal Serbisë me gjyqet e saj që janë tallje ndaj viktimave, sepse gjyqet e Serbisë, sot po dënojnë pikërisht ata njerëz që ndalën shfarosjen, dëbimin etnik të popullit të tyre!
Anton Çuni, Rrustem Berisha me shokë luftonin në krah të Agim Ramadanit, Sali Çekut që u vranë nga makineria kriminale serbe!
Ata janë vlerë e Europës! Ata janë vlerë edhe e BE-së!
Prandaj është detyra juaj zonja Mogherini që t’i merrni këta njerëz në mbrojtje! Sepse ata morën në mbrojtje popullin e tyre!
T’i merrni në mbrojtje e të përmbushni një detyrim sot më tepër se kurrë, kur Europa përballet me një krizë identiteti.
Demokraci do të thotë humanizëm dhe vlera njerëzore!
Pikërisht kur Kosova kërkon të përballet me Gjykatën Speciale, për të kaluar në transparencë të shkuarën për hir të së ardhmes, Serbia inskenon gjyqe kundër figurave të pastra e me integritet, që janë fytyra e lirisë dhe shtetit ligjor!
Prandaj, ju lutemi, ndaleni këtë farsë cinike të Serbisë, nëse synoni me të vërtetë që të ketë dialog midis Kosovës, shtetit viktimë dhe Serbisë, shtetit që vetëm 18 vite më parë ekzekutoi vrasje kolektive të popullsisë civile, kur përveç viktimave të luftës, nga 3600 viktima të zhdukura, rezultojnë ende 1600 të tjera, të fshehura nëpër varrezat masive nëpër Serbi.
Si BE, si europianë, si qytetarë të botës të lirë, merrini në mbrojtje Anton Çunin e Rrustem Berishën me shokë.
Sepse kështu do të përmbushni një detyrimin tuajin.
BE udhëheq dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa siç tregon gjyqi i Nishit, Beogradi po hakmerret ndaj komandantëve të UÇK-së që luftuan në krah të trupave të NATO-s për t’i thënë ndal asaj që bota mbarë e pa me sytë e ballit, spastrimit etnik të një populli, për fajin e vetëm se nuk ishte me etni serbe dhe besim ortodoks.
Thirrini ndërgjegjes zonja Mogherini, tregojuni shqiptarëve se përfaqësoni një institucion të vlerave.
Mos vijoni t’i mbani në karantinë shqiptarët!
Ju jeni europiane po aq sa edhe shqiptarët.
Nëse Milosheviçi do të kishte kryer ato që kreu në Kosovë në Italinë tuaj, ju si do të reagonit?
Ju Ms.Elida i shtroni shume drejte kerkesa.Por europa ndaj shqiptave ka mbajte 2 standarte.Serbin e perkdhel dhe kosoves i thone duhet merreni vesh-kompromise- te beni l e s h i m e.Shqiptaret jo vetem ne shqiperi por edhe ne Kosov,metvegj,bujanov( i kthyne 100.000 linbra
qe conte Kosova atje,ne luginen e PRESHEVES:
askush nuk foli ne shqipri e ne Kosov ne mal te zi ne Maqedoni cfar esht ky inkuiziccin,dikriminim ndaj shqiptareve.
libra shakollor kane qen
Serbia nuk pyet askend per te derguar libra etjk etj
ne MITROVICE.
Cfare hipokrizie.Sa te nenvleftsuar e ndiejm Veten
Pse nuk flasin qeveritare Mediat sidomos TV.
Varrezat i prishen vete serbet i permbysen pllakat
Per te deskredituar shqipater e Kosoves ne arenen Nderkombetare.
Gjith u eurtopa e Pater Dr. Fishtes u cua ne kemb
c bejn shqipatare me varrezate.
Po asksuh nuk thote pe te vraret shqiptae e nuk
kerkon falje.Ase per te humburit??
ase per ta bugosurit??
Ase per 20000 grate e perdhunuar ne sy te familjarve
( po e dine sa jane te pa identifikura se ju vjen turpe)Me krimet qe kan bere ne Kosov keta serbet ja kalojn
ISIS-it.
Nuk kekojn falje
Nuk kan dhen asnje shperblim,nderkombtarisht njfet demshperblimi.
Europa esht RACISTE.
Gjeta rastsisht nje dr. Aleksander nga zvicra qe thoshte shqiptare u esht mohuar histori nga mesajte e sote.Sa dret e qarte e pershkrunate.
Evropa Vetem se ka frike se behet ndonj lufte e ju
prishte qetsia.
Por pse largohen shqiptaret?(emigranet koken henkshin)
nga shqiperia e kosova askush nuk thote nje fjale
Vec VINE ne Tirane e thone reformat po realizohene??????
Europa e uli luften kunder Kriminalizimit sepse nuk
deshi problem me shqiparin shkarkime e pastarime.
Mire jeni Vidhni sa te mundeni,vrituni,vec europen mos e shqetsoni.
Me ket raste ju e dini me mire se asksuh tjeter Pse
nuk flet askush per nje plag qe rrjedh gjak,pa
drejtsi.pa liri ,pa drite ,pa shkolla te ngujur ne
kulla te barotit (si Oso kuka)Gra ,femij,pleq ,palak
te ngujuar ne shekullin e XXI.Pika qe se i bije
europes qe thote plotsoni reformen ne drejtsi.
Me cfare drejtsie hyne shqiparia me Famjle te ngujuar
nga gjak marrja.pa ligje per pronat,per dite vidhrn pronat,shkelen ligjet ligji mbron vetem simpatizantet.
Drejtsia nuk vihet me fjalen reforme.
Dretsin e ka mbyte POLITIKA dhe po i bejn drejtsin
kurban te hyrjes ne europe.Eshte administare e
Korruptuar gjithkund.
Ne shqiperi ka parin e tirane ,oligarkin e miljoneret,
dhe shtersen e varfer te tejskajshme.klas e mesme
ka humbe.
Ministrja e BE. foli fjalt me te mira ne palamnet
fjeti e henmgri mire i pelqeu shqiperia dhe ka
filluar te shkrujne skica nostalgjike…