QUEENS NY : 8 Nëntori, java e dytë e muajit, ka shumë sfida në zgjedhjet në SHBA. Njëra prej tyre, është edhe ajo për sifdat në Capitol Hill – Dhomën e Përfaqësuesve dhe atë të Ligjëvënsit amerikan. Ku miku i dëshmuar i shqiptarërave në Kongres, zoti Joseph Crowley, po përgatitet për të marrē edhe mandatin e tij, të 9-të.
Kongresmeni Joe Crowley, të shtunën, më 24 shtator, 2016 në Sheshin “Kopështi” – Studio Square në rrugën 36th Street në Astoria, NY, së bashku me dhjetëra anëtarët e rinjë të Klubit Demokratike & Queens County, mbajti një fushatë fondmbledhëse për ngritjen e fondeve të tij një praktikë kjo e zakoshme e fushatave elektorale në SHBA.
Me këtë rast, ai së bashku me dhjetra mysafirë, kryesishtë mbështesti e tij në këtë distrikt, thuhet se ka festuar edhe festën Birrës – Beer Fest – përfshin një bar të hapur, plus muzikë live ku është shfaqur duke kënduar edhe Kongresisti Crowley!
Në këtë festë nuk kishte se si të mungonte edhe miku i tij, nën kryetari i Vatrës zoti Agim Rexhaj me zonjën Laura Rexhaj – të cilët duke ruajtur miqësinë me Kongresisitin demokratë të Nju Jorkut, Joseph Crowley, i njohur këto dy dekdadat e fundit edhe si mik i shqiptarëve në Amerikë, kan arritur që nëpërmjet rolit të tij, si përfaqësues të forcojnë lidhjet me shqiptarët.
Dhe, kështu mbështetja finaciare dhe vota e dhënë nga shqiptarët në zonën që ai përfaqëson mes Bronxit dhe Kuinsit në të 8 ligjstaturat, por edhe në këtë të 9-të, është vlerësuar mjaft nga kongresisti amerikan.
Dhe, kjo, kryesishtë vjen nga puna e disa grupeve shqiptare në distriktin e tij, grupe të cilat njihen si shumë të afërt me këtë kogresmen amerikan, përfshirë këtu edhe mikun e tij 20 vjeçarë nën Kryetarin e Vatrës zotin Agim Rexhaj, që është gjithmonë i ftuar i tij.
Joseph Crowley, eshte zgjedhur per here te pare ne Dhomen e perfaqesuesve – Kongresin Amerikan, ne nentore 1998, si perfaqesues i dy pjeseve te larteme, te qyteteve Queens dhe Bronx. Prej atehere Crowley ne te njejtin vend, Distriktin e 7-te, ku banojne me se shumtit shqiptaret, kryesisht ata te emigruar nga Kosova, dhe Shqiperia, njerez te cilet, e kane zonen e tyre me te preferuar ne banimim e ne biznesese, ai fiton çdo mandat pa shumë veshtersi.
Kongresisti Crowley, ka fituar ne zgjedhjet e fundit nentor 2014 me 68%, te votave duke e ri-perserirti suksesin e tij, per t’u bere ze i forte ne kongresin amerikan, se bashku me miqet e tjer, senatore e kongresiste, ne mebshtetje edhe ata te çeshtjes shqiptare, kryesishte perkushtimit te shqiptareve per çeshtjen e Kosoves dhe ato ne viset shqiptare
Joseph Crowley është përfaqësues së SHBA për rrethin e 14-të të Kongresit të Nju Jorkut. Ai është anëtar i Partisë Demokratike. Ai është Zëvendës-Kryetar i Grupit Demokratike, Kryetar i Partisë Demokratike të Qarkut Queens, dhe në përputhje të statusit të saj ai do të jetë Kryetari i Grupit Demokratike deri në vitin 2017./ Beqir SINA/