De Biazi i shton dy emra te rinj Kombetares Shqiptare ne takimin me Armenine

August 12th, 2013


Kombetarja! Shqiperi-Armeni. Shkelzen Gashi (Grasshoper) dhe Ermir Lenjani (St Gallen), vishen kuqezi. Lorent Sadiku Nuk vjen. Rikthen sulmuesit Edmond kapllani dhe Armando Vajushi/

Nga Albano Kolonjari*/

Shkelzen Gashi dhe Ermir Lenjani jane dy futbollistet e rinj te cilet do ti bashkohen Kombetares Shqiptare ne takimin miqesor perballe Armenise qe do te zhvillohet kete te merkure ne Tirane.

Tekniku italian Xhani De Biazi beri te ditur sot listen e te besuarve te tij per kete ndeshje e cila do te sherbeje si test perpara takimit Slloveni-Shqiperi qe do te luhet ne shtator. Ajo qe te bie ne sy eshte mungesa e sulmueseve kryesor te skuadres Bogdanit, Canit dhe Salihit.

Ne vend te tyre De Biazi ka rikthyer ne ekip sulmuesinEdmond Kapllani,  dhe Ahmen Junuzaj. Gjithashtu italiani i ka besuar nje vend  ne sulmin kuqezi shkodranit  Armando Vajushi qe luan ne Bullgari dhe po kalon nje forme te mire sportive.

Asnje ndryshim ne kuadratin e portes.  Berisha, Ujkani dhe Shehu do te jene ne gare midis tyre per nje vend titullari

Ne mbrojtje kapiteni Lorik Cana do te kete partneret e tij te zakonshem Dallkun, Mavraj, Teli dhe Lila. Ne vend te Elseid Hysaj I cili do te aktivizohet me U-21, De Biazi ka thirrur Arapin e Skenderbeut.

Mesfusha do te jete edhe vendi ku do te luftohet fort nga vete lojtaret per te siguruar nje vend titullari.  Amir Abrashi, Vullnet Basha, Shkelzen Gashi dhe Ermir Lenjani te cilet luajne ne Zvicer do te duhet te sfidojne Odise Rroshin, Jurgen Gjasulen, Ergys Kacen, Valdet Ramen dhe vellezeri Basha. Me interes pritet fakti nese vellezerit Migjen dhe Vullnet Basha do te luajne sebashku ne kete takim apo ne pjese te ndryshe te lojes. Gjithsesi kjo do te jete hera e pare qe dy vellezer luajne njekohesit per Kombetaren kuqezi. Mrojtesi Lorent Sadiku qe pritej ti bashkohet Kombetares ne kete takim, deklaroi se nuk eshte i gatshem. Sipas komenteve te fundit, Sadiku ende nuk e ka bere zgjedhjen e tij.

Portierë:
Etrit Berisha
Samir Ujkani
Orges Shehi

Mbrojtes:
Armend Dallku
Mërgim Mavraj
Admir Teli
Renato Arapi
Lorik Cana
Andi Lila

Mesfushore:

Amir Abrashi
Ansi Agolli
Migjen Basha
Vullnet Basha
Shkëlzen Gashi
Jurgen Gjasula
Ermir Lenjani
Ergys Kaçe
Valdet Rama
Odise Roshi

Sulmues:

Armando Vajushi
Sabijen LilajAhmed Januzi
Edmond Kapllani

* Albano Kolonjari eshte gazetari sportive i gazetes Dielli.

Leave a Reply