
Albanians Fighting Cancer USA
Albanian American Gastrointestinal Association/
Për një bashkëbisedim me pesë mjekë shqiptarë, ekspertë të njohur dhe me përvojë të gatshëm për çdo pyetje tuajën për shëndetin e sistemit tretës – që konsiderohet “çelësi” i një organizmi të fortë dhe energjik.
Sa herë ndihemi të plogësht dhe pa fuqi, a na shkon mendja te sistemi tretës, ushqimi pikant që hëngrëm, regjimi ushqimor, genet, stresi e të tjera. Për të gjitha këto ejani të flisni shqip e qartë me ekspertët e ftuar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Pas pyetjeve dhe prezantimeve, do kemi një drekë të shijshme me gatime tradicionale shqiptare, ku do vazhdojmë bashkëbisedimin me njëri tjetrin për të kaluar kohë të bukur së bashku me shumë surpriza dhe dhurata.
![]()
Të ardhurat e këtij takimi mbështesin misionin e shoqatës sonë AFC, në ndihmë të pacientëve të diagnostikuar me kancer. Çdo donacion apo sponsorizim zbritet nga taksat.
Kujdesi për veten fillon nga barku, thotë një shprehje e urtë. Lum ata që e dinë këtë! Klikoni më poshtë për të rezervuar vendet tuaja. Si gjithmonë, të diagnostikuarit me kancer janë të mirëpritur pa pagesë.