Shkruan Bislim AHMETAJ/
TIRANE : Mes trishtimit dhe medyshjes zgjodha për titull të këtij shkrimi këtë sukses të dhimbshëm të klasës politike shqiptarë. Titull dhe arritje e pamerituar për qytearët shqiptarë por i provuar dhe I shënuar si arritje e klasës politike pothuaj 100% që prej vitit 44 e deri më sot kur rraca e komunistëve erdhi për herë të parë në pushtet. Shqiptarët edhe pse nuk ishin fort të informuar se çfarë të këqiash po i sillte njerëzimit nazifashizmi , për arësyen e thjeshtë se në vendin e tyre kjo gjëmë boterore kishte demostruar sjellje krejt të ndryshme prej botës tjetër që po përjetonte tmerre dhe vdekje pa fund , ata , ju bashkuan kualicionit antifashist dhe luftuan me armë në dorë deri në çlirimin e vendit, çlirim që për fatkeqësinë e tyre solli në pushtet përmes premtimesh kurrë të padëgjuara më parë ata që do ta shndërronin Shqipërinë në kampin më të madh të njerëzve të izoluar dhe të dhunuar në krejt lindjen komuniste. Më pas provuam si asnjë vend tjetër në europën lindore ta shijojmë demokracinë , derivatet e dsaj të para lirinë e dhe ekonominë e tregut. Por kjo aromë lirie dhe frytet e saj do të shembëshin për dy tre muaj nga Sudja, Xhaferi, Vebiu , ajo gruaja nga Kukësi e të tjerë . Mes grykës së pushkës dhe tymit të barutit ata që po vinin në pushtet njëlloj si baballarët e tyre mbollën farën e mashtrimit që paratë e investuara në firmat piramidale do të kthehen një më një. Të dëshpëruarit ,të ndërsyerit, të tradhëtuarit, të lëshuarit, të braktisurit nga shteti dhe institucionet i besuan njëlloj si në 44 kur do hanin me lugë floriri. Mazhoranca e atëhershme u zbyth nga pushteti e ndjekur nga pushkët që ja rrëmbyen nëpër depot e saj, zbythje që u shoqëruar me një proces zgjedhor të cilin e udhëhiqnin Zani dhe shokët e tij të komiteteve nga Tropoja deri në Sarandë. Premtimi I kthimit të paravë u shua si “shurra e pulës” për pak muaj “herojtë “ e revolucionit të vonuar të Qoses përfunduan shumica të vrarë si qen rrugësh dhe një pjesë e tyre në burgje me denime të përjetshme. Kur një zë spikamë i demokracisë dhe pluralizmit politik shqiptarë nisi ti trondiste themelet e mashtrimit dhe rindezi shpresën te liria dhe demokracia, tek e verteta dhe drejtësia njëlloj si në Dhjetor të 90-s, oligarkia politike shqiptare vendosi t’ja mbyllte gojën me karrikatore plumbash kallashnikovi. Ndryshe nuk mund ta bënin të heshtte Azem Hajdarin. Me vrasjen e tij mashtrimi dhe tregtia e votave dhe deputeteve u shndërrua në biznesin më fitimprurës në Shqipëri.Zgjedhjet e humbën peshën që bartnin më parë pronarë të parlamentit me ligj të miratuar me konsensus u bënë kryetarët e partive dhe jo qytetarët. Interesi dhe besimi i qytetarëve tek institucioni kyç i demokracisë që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme u zerua. Ai , qytetari me votën e tij nuk zgjidhte më përfaqësuesin e vet por të zgjedhurin e kryetarit të partisë që ose nuk zgjidhet fare siç është rasti i Edi Ramës tani ose zgjidhej dhe zgjidhet përmes proceses aspak transperente. Fatkeqësisht të gjithë kemi përfunduar në këtë batak , brenda këtij rrethi vicioz s’gjen asnjë faktorë , mundësi apo rrethanë që të mund ti shpëtosh katij rrjeti mashtruesish që rrenen dhe mashtrimin kanë shndërruar në çelës të suksesit. Zgjidhja që kishim projektuar ne qytetarët idealist , demokratë, liberale, socialistë, ballistë, apo legalistë pa shpikur asgje të re njëlloj si kudo nëpër shoqëritë e zhvilluara perëndimore ishin zgjedhjet dhe vetëm zgjedhjet. Tani ato, zgjedhjet janë shndërruar në dyqan, kioskë, vilë, thes mielli, shishe rakie, tender, vend pune, leje ndërtimi. Ndaj ky 1 Prill i sivjem e gjen më të konsoliduar se kurrë më parë mashtrimin, rrënën, shpërdorimin e besimit, inkriminimin e parlamentit dhe totolitarizimin e shoqërisë.
Ndaj ky 1 Prilli i sivjetshëm e gjen më të konsoliduar se kurrë më parë oligarkinë politike shqiptarë , ajo ndihet më pak se kurrë ndonjëherë e shqetësuar nga shtetasit e saj , ajo është bërë pronare e ligjshme e shpërdorimit të halleve dhe interesave të qytetarëve të saj.
Mazhoranca Ra-Me-Ta megjithese e ka kuorumin kushtetues te votave për të miratuar çdo lloj ndryshimi qoftë edhe të sistemit për tu treguar “tolerante”, “zemërgjërë” dhe “bashkëpunuese” me opozitën le të ftojë edhe një pjesë të deputetëve të saj kryesisht ata që janë gjysëm të gatshëm që me 101 vota ta miratojë 1 Prillin: Si ditën e arritjes së nënshtrimit të qytetarëve, si ditën e mbytjes së mendimit ndryshe, si ditën e blerjes dhe pushkatimit të shoqërisë civile.
Si ditën Kombëtare të Oligarkisë Politike Shqiptare.
GJETJE E SAKTE.1 PRILLI ,FESTA E POLITIKANVE SHQIPTARE.PO U BA ME REFERENDUM ,UNE E DHASHE VOTEN TIME.E MERITOJNE TA KENE NJE DITE QE TE FESTOJME E TE GEZOJME EDHE NE, ZOTESINE E TYRE PER TE NA GENJY SA HERE TE DUAN.