–ÇADRA SI SIMBOL I SHTËPISË SË LIRISË, DHE I SHQIPËRISË SË NESËRME EVROPIANE/
-REPUBLIKA E RE PO LIND-2 PRILLI APEL QËNDRESE PËR KAUZËN KOMBTARE/
Opinion Nga Azgan HAKLAJ/
Partia Demokratike dhe ansambli i opozitarizmit shqiptar, të përndjekurit politikë, rinia, intelektualë, veteranët dhe mbarë shqiptarët në të katër anët kanë mbi 7 javë që kanë jetësuar protestën më të gjatë, me madhështore në tërë historinë e shtetit shqiptar.
Të vendosur përpara godinës me maskë të qeverisë, simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar e të mafies politike, qytetarët shqiptarë janë të vendosur t’iu thonë “Jo” zgjedhjeve të bandës politike në pushtet, baronëve të drogës e të krimit të organizuar, Republikës së hashashit e të palmave, t’i thonë boll ma, largohu Qeverisë së varfërisë që i ka çuar banorët e këtij vendi në kufijtë e mbijetesës. Rama Ik.
Teksa dëgjoja Kryeministrin e vendit z Rama, të parin dhe të fundit në historinë e Evropës që banon në një bunker-shtëpi të blinduar duke u tallur me çadrën e protestuesve m’u kujtua historia e profetëve dhe e perandorëve, burrështetasve të shquar të historisë së njerwzimit dhe mendova: A ka lexuar ndonjë faqe nga kronikat e lashta e të reja ky zotëri?! Nga profeti Moisi te Aleksandri i Madh, për Pirron apo Kirin, Jul Qezarin apo Gjergj Kastriotin?! Në çadra bashkë me shtabet e tyre kanë qëndruar korifejtë që kanë ndryshuar fatet e botës. Aleksandri i Madh, Pirroja i Epirit, Gjergj Kastrioti, Ali Pashë Tepelena para se tē hynin në betejë kërcenin bashkë me luftëtarët për t’ua hequr emocionet.
Ju e quani tallava, atë çadër lirie, ku po përplasen dy botë: e shkuara dhe e ardhmja.
E shkuara jeni ju, z kryeministër, e ardhmja është Republika e Re që po lind.
E nesërmja e Shqipërisë Euro-Atlanike me një qeveri siç thoshte Abraham Linkolni nga populli, e popullit, për popullin po vjen.
Verdikti i Sovranit ka vendosur: Qeveri teknike me bazë të gjerë politike, Zgjedhje të lira dhe të ndershme, Kryeministër Lulzim Basha.
PD dhe opozita kanë hyrë në çadër për një betejë e kauzë të shtrenjtë e të shenjtë, ta kthejnë çadrën që ju guxoni të talleni z. Kryeministër në një Krujë të dytë. Mbi bedenat e kësaj kështjelle lirie valvitet çdo ditë madhështorë Flamuri i Skënderbeut.
Kjo nuk është betejë me shtiza, shpata apo topa, por një betejë e qytetarëve të lire, të cilët të udhëhequr nga lidershqipi i opozitës janë të vendosur në qëndresën e tyre stoike të mbjellin dhe të konsolidojnë institucionin bazë të shtetit të së drejtës, votën e lirë.
Kjo betejë do t’i tregojē vendin Qeverisë më të korruptuar, më të inkriminuar, më të papërgjegjëshme të historisë kombtare.
Shqiptarët do ta shembin Republikën e Kanabisit, që e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës.
Republika e Re po lind sipas modelit Evropian të qytetarëve të lirë e të barabartë para ligjit.
Shteti i së drejtës po vjen, ku njerzit të jetojnë të sigurtë, me dinjitet e mirwqënje jo të mbajtur peng nga shteti mafioz, apo të marrin rrugët e botës nga mjerimi dhe frika e së nesërmes.
Ajo, të cilës Rama dhe banda e tij mafioze ia kishin frikën, tashmē është realitet i hidhur për qeverinë e drogës dhe trafiqeve, për hajdutët dhe vrasësit me imunitet, për kriminelët e jakave tē bardha.
Ata po jetojnë orët e fundit në ngrehinēn e tyre, shtëpinë e krimit, e cila u projektua 4 vjet më parë më dt. 1 prill. Simbolika e kësaj dite, e cila është e pagēzuar si dita e rrenave, tregon qartë e pa ekuivok filozofinë politike e moralin e “Rilindjes” mavi të binomit oligarkik, Rama-Meta.
Çadra e protestës së opozitës shqiptare ka hyrë në javën e tetë të saj dhe është shndërruar tashma në një kala të pamposhtur Lirie. Ashtu si Kruja e Shkodra, ashtu si Verduni i Francës e Çana- kalaja e Turqisë në Luftën e Parë Botërore.
Dje, z Basha iu tregoi mbështetësve të Tij qëndrestarë, qeverisë dhe aleatëve ndërkombëtarë, se populli shqiptarë është i gatshēm të ngrihet në lartësinē dhe dinjitetin e tij kombëtarë e historic, të mos pranojë asnjë marrveshje politike që nuk garanton dekriminalizimin e plotë të Parlamentit, Qeverisë, institucioneve të shtetit dhe në mënyrë të veçantë të drejtësisë.
Ky aksion i madh politik i PD dhe i opozitës qē e mbeshtet nuk ka kthim mbrapa dhe ështē i destinuar të kurorëzohet me fitore historike për të gjithë shqiptarët. Lulzim Basha ka folur dje jo vetëm me staturën e kryetarit tē opozitës dhe të kryeministrit të ardhshëm por me elekuencën brilante, me vendosmërinë dhe admirimin për protestuesit ka veshur mantelin e lirisë, të ideatorit dhe arkitektit të Republikës së Re.
2 prilli është dita në të cilën 26 vjet më parē Shkodra, metropoli i qëndresës, historisë së qytetrimit e demokracisë u skuq me gjakun e Arben Brocit, e të shokëve të tij martirë. Shkodra, emblema e Shqipërisë ua ktheu shpejt përgjigjen kmerëve të kuq, klikës komuniste me fitoren spektakolare më 22 mars 1992 duke e kthyer qytetin krenarë të Teutës, Gentit, Balshajve, Bushatllinjëve, Mjedës e Gurakuqit, Hodo Sokolit e Kazazëve nē bastionin më të fuqishëm antikomunist të Evropës. Sot çdo Shqiptarë në trojet tona etnike ka të drejtën legjitime të ndihet krenarë e të thotë: Nderim e mirënjohje të përjetshme Shkodrës e martirëve të sajë. 2 Prilli dhe gjaku i derdhur për liri e demokraci është apel e thirrje për vazhdimin e qëndresës.
Protesta e gjatë, e vendosur dhe heroike e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave nga të katër anët e vendit ka marrë tashmë përtej politikës një karakter komëbtar. Protesta është e pandalshme dhe e vendosur deri në fitore. Kjo çadër madhshtore me të cilën Rama guxon të tallet nuk është vendosur rastësisht në sheshin Nanë Tereza.
Nëse Rama nuk dëgjon zërin e Sovranit për t’u larguar e për t’i hapur rrugë një qeverie teknike me bazë të gjerē politike, me mandat kushtetues e kohë të mjaftueshme për të garantuar dekriminalizimin e politikēs, të drejtësisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëse Rama ka fobi për Shën Terezën e sjelljen tereziste të protestuesve, atëherë opozita do t’i drejtohet Sheshit “Skënderbej”. Rama e din mirë fundin e atyre që u pwrballën me Gjergj Kastriotin. Kur bien ministrat e qeveritë ngrihen kombet, thoshte Napoleon Bonaparti.
Rama ik! Hap krah e mos na pengo në rrugën tonë Evropiane. Është urdhër i prerë i Sovranit.