Në restorantin Vanderbilt u mblodhën Ana Malasit për Kuvendin e tyre vjetor si dhe me këtë rast për të përkujtuar/
Nga Keze Kozeta Zylo/Plaga e ikjes nga trojet e lashta shqiptare vazhdon të rrjedhë gjak, vazhdon të jetë e hapur e pashërueshme dhe mjerisht s’është gjendur asnjë kurë per ta shëruar. Me sa duket e vetmja kurë për të shëruar plagët e ikjes për emigrantët është organizimi i tyre nëpër shoqata dhe klube të ndryshme shqiptarësh. Ka mjaft shoqata atdhetare dhe patriotike që ndihmojnë me plot dashuri dhe përkushtim bashktatdhetarët dhe vendin e tyre nga kanë ardhur. Nje prej tyre që punon me plot devotshmëri është shoqata “Ana e Malit”.
Tubimin e hapi kryetarja e shoqates “Ana e Malit” znj. Emmie Selaj e cila përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe iu uroi atyre punë të mbarë. Zonja Selaj foli për të gjitha organizimet dhe aktivitetet e rëndësishme të shoqatës përgjatë vitit 2016-2017të. Aktivitetet si festa internacionale e gruas, pikniku vjetor, shenjterimi I Nene Terezes, pjesëmarrja e 42 të rinjve në Festivalin e përvitshëm të organizuar nga Kisha Katolike Zoja e Shkodres, të cilët u përgatitën nga zonja Angjelina Nika, Festimi i përbashkët në104 vjetorin e Pavarësisë, në9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës etj, flasin qartë për një punë serioze të kryesisë së shoqatës. Ndërkohë ajo ftoi prindërit që fëmijët e tyre të bëhen pjesë e një programi intensiv për të mësuar Gjuhën Shqipe në bashkëpunim me Shkollën Shqipe“Alba Life”. Zonja Sela vlerësoi punën e kryesisë dhe bashkëpunimin me anëtarët e saj. Pas fjalës së kryetares Selaj ka folur në emër të kryesise z.Gezim Ibroci i cili i bëri një historik të shkurtër shoqatës që nga themelimi i saj 1997 dhe deri ne 2017 të.
“ANA E MALIT” NË NEW YORK (1997-2017)
Z.Ibroci tha se: “ Si të gjitha trevat shqiptare edhe Ana e Malit nuk iu shmang dot mërgimit, sëmundje kjo që filloi nga shekulli i kaluar duke i shpërndarë anamalësit anë e kënd botës .
Plaga e mërgimit si një vullkan aktiv vazhdon edhe sot e kësaj dite të përvëloj atë trevë por sot do flasim për të kaluarën e deri në ditët e sotme të organizimit të mërgimtarëve në SHBA, saktësisht në New York.
Me aq sa ka informacion Anamalësit në NY format e para organizuese i filluan pas viteve 80 ku si pishtar formohet grupi i folklorit Mërgimtari i cili për herë të parë doli në skenë me rastin e Festës së 28 Nëntorit aktivitet ky i organizuar nga komuniteti i atëhershëm shqiptar.
Anamalësit nuk i tuboi vetëm arti dhe kultura por edhe cështjet kombëtare ku ishin anëtarë në Klubin Kombëtar ” Jusuf Gërvalla” në Bronx, dhe anëtar të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në New York.
Gjatë kësaj kohe , me iniciativën e Gjylaver Avdiut, dhe mësuesit Mehdi Alaj, Klubi Kombëtar “Jusuf Gërvalla”, hapi shkollën shqipe në Ridgewood, ku mësonin kryesisht fëmijët e mërgimtarëve nga Ana e Malit, Kraja e Ulqini.
Trazirat, luftrat dhe situatat e vështira në ish Jugosllavi shkaktuan valë të madhe mërgimtarve pas viteve 90 dhe organizimi i komunitetit u bë më se i nevojshëm, për vet diasporën por edhe për ndihmën e organizuar të trevave nga vinin.
Ndër aksionet e para humanitare që u organizu nga anamalasit në New York, ishte Aksioni për ndihmën financiare të nxënësve dhe studentëve si dhe familjeve më të varfëra ne vitin 1993.
Me iniciativë nga Sefer Avdiu dhe Mustafë Hidra u mbajt mbledhja inicuese në Ridgewood ku muarën pjesë 18 pjesëtarë të komunitetit ( në mes të cilëve Sabri Gjoni, Sefer Avdiu, Mustafë e Imer Hidra, Gjylaver Avdiu, Dul Gjeloshi, Vehbi Spahiu, Tomë Shkreli, Xhemal Luka etj.)takim ky ku u zgjodh Këshilli i Përkohshëm Humanitar dhe u muar vendim që Sabri Gjoni ti prijë këshillit deri në mbledhjen e radhës e cila u mbajt në vitin 1994 ku këshillit për organizimin e Aksioneve humanitare iu shtuan edhe Xheladin Zeneli, Dul Gjeloshi, Imer Hidra, Tomë Shkreli, Naser Çobi dhe Richard Lukaj.
Organizimi i anamalësve dha frytet e para, plot 20 mijë e 400 dollarë nga bujaria diasporës destinacion kishin vendlindjen , kryesisht studentët dhe familjet me vështirësi financiare
Organizim tjetër që i parapriu themelimit të Shoqatës ” Ana e Malit ” ishte formimi i Klubit Futbollistik me të njëjtin emër, në Korrik të 1995 sukses tjetër i anamalësve që denjësisht i prezantoi në Ligën Shqiptaro-Amerikane të Futbollit aso kohe.
Përpjekjet por njëheri edhe nevoja për formimin e një shoqate të mirëfilltë nuk mungonte dhe pas cdo takimi të anamalësve, tashmë mërgimtarë në NY bëhej më e afërt.
E plotë me statut, program dhe kryesi shoqata Ana e Malit u themelua më 26 janar të vitit 1997.
28 pjesëtar të komunitetit në Kuvendin Themelues zgjodhën kryesinë me këtë përbërje: Xheladin Zeneli, kryetar, Skender Xhurreta, nënkryetar, Vehbi Spahiu,sekretar , Qemal Dushku, arkatar ku më vonë kryesisë iu bashkangjten edhe aktivistë të tjerë si, Nikë Boga, Sefer Avdiu, Osman Kallaba, Tomë Shkreli, Zaim Halili Ismet e Gani Nika e të tjerë dashamirë për të kontribuar.
Shoqata fillimisht kishte status të pavarur, por pas disa muajëve të veprimtarisë së vet iu bashkangjitet Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan ,i cili drejtohej nga Cafo Boga,në kuadër të cilit veproj deri në vitin 2002, derisa që nga atëherë e deri më sot, Shoqata vepron përsëri si organizatë e pavarur.
Dy aktivitetet e para që Shoqata i organizoj për komunitetin e vet e të cilat që atëherë janë bërë tradicionale janë, kremtimi i Festës së Flamurit 28 Nëntorit dhe Pikniku i komunitetit.
Lufta në Kosovë mobilizoj gjithë komunitetin shqiptar me ç’rast Shoqata ” Ana e Malit” , falë solidaritetit të pjesëtarëve të komunitetit të vet, për një kohë të shkurtër mblodhi 55 mijë dollarë për Qeverinë e aso kohe të Kosovës.
Gjatë viteve 98 /99 anamalësit shpeshmi grumbullonin ndihma financiare për UÇK-në ku gjatë kësaj periudhe gjithësejt u mblodhën rreth 170.000 dollarë për Kosovën duke deshmuar kështu edhe atdhedashurinë.
Nuk do lëja pa përmendur me këtë rast dy detaje të rëndësishme të viteve të fundit të shoqatës Ana e Malit sic është bashkimi me shoqatat simotra nëntorin e 2014 si dhe zgjedhjen e parë për kryetare një pjesëtare të komunitetit dhe intelektuale të gjinisë femrore.
Gjatë dy dekadave Shoqata ” Ana e Malit” ka përkrahur aktivitete të ndryshme në atdhe duke ndihmuar financiarisht projekte të ndryshme të bashkëvendasve tanë në trevat e tyre autoktone derisa në SHBA është angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditave kombëtare dhe përcjelljen e tyre te gjeneratat e reja.
S’ka dyshim se këtë mision do të vazhdojë t’a kryej edhe në të ardhmen.
Anëtarë të dalluar u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje
Në këtë tubim u ndanë dhe certifikata mirënjohjeje për shumë aktivistë të dalluar që kanë punuar me zell dhe devotshmëri për bashkatdhetarët në Diasporë dhe për vendin e origjinës.
Ata janë: Sabri Gjoni, Tomë Shkreli, Dul Gjeloshi, Richard Lukaj, Naser Cobaj, Imer Hidra, Sefer Avdiu, Mustafe Hidra, Skënder Cuca, Ibrahim Luka, Xhemal Luka, Ismet Kurti, Ismet Nika, Xheladin Zeneli, Skender Xhurreta, Vehbi Spahiu, Qemal Dushku, Cafo Boga, Zaim Halili, Miradin Gjoni, Xhafer Osmani, Ruzhdi Bërkani, Osman Kallaba dhe Nikë Boga.
Pas vlerësimeve për anëtarët e dalluar të shoqatës fjalën e ka marrë zonja Melinda Gjeloshi, ndërkohë anëtare e kryesisë. Ajo paraqiti raportin për bilancin e shpenzimeve financiare.
Kuvendi vjetor u mbyll me një prezantim të shkurtër në ekran të aktiviteteve të ndryshme që kanë zhvilluar anëtarët si dhe kryesia e shoqatës gjatë vitit 2016-2017të.
Këto pamje ne ekran u mirëpritën me duartrokitje dhe u premtua se do të punojnë më shumë në të ardhmen sidomos me gjeneratën e re për t’i sjellë së bashku dhe për të marrë pjesëaktivisht dhe gjallërisht në të gjitha . aktivitetet që do te zhvillojë shoqata “Ana e Malit”
Tubimi i shoqatës “Ana e Malit” u filmua nga TV “Alba Life” me producent dhe themelues z.Qemal Zylo.
5 mars, 2017
Staten Island, New York