• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2013

Kodi i etikës – rregullatori i munguar i mediave shqiptare

January 23, 2013 by dgreca

Nga Lutfi Dervishi*/

Në ndihmë edhe të atyre që kopjojnë dhe bëjnë sikur nuk e kuptojnë se kanë kopjuar …dhe pasojat që mund të vinjë/

“Kodi etikës ka aq efekt te gazetarët sa edhe urdhri i oficerit te ushtarët një ditë para lirimit të tyre nga shërbimi ushtarak.” – Kjo thënie cinike të vjen ndërmend sa herë që flitet për kodin e etikës dhe efektet e tij në punën e gazetarëve.

Kodi i etikës në Shqipëri ka një histori 15-vjeçare. Në vitet e para pas ’90-s, lektorë dhe trajnerë perëndimorë vinin në Tiranë dhe flisnin për etikën e Nju Jork Times, dhe të gazetave të tjera perëndimore. Në disa seminare dhe work shop-e, gazetarët kishin mundësi të lexonin në shqip, kodin e etikës, nevojën e ndarjes së lajmit nga opinioni, ndarjen e sektorit të reklamës nga sektori lajmeve, objektivitetin, paanësinë etj. etj.
Por seminaret shkonin e vinin dhe kodi i etikës nuk gjeti vend në tryezat e gazetarëve dhe redaktorëve.
Në fund të vitit 1996 nis përpjekja e parë për të pasur një kod “made in Albania”! Me ndihmën e Institutit të Medias, kryeredaktorë dhe botues gazetash hartuan dhe miratuan kodin etik të gazetarëve shqiptarë. Neni 1 i të cilit nënvizonte nevojën e respektimit të rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe shmangien sa më shumë të ishte e mundur e përdorimit të fjalëve në gjuhë të huaj

Më 1996, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon ku gazetarët kishin një kod etike. Por “zbatimi” praktik i kodit të etikës u pa një vit më pas me ngjarjet e vitit 1997! Vendi në prag të anarkisë dhe gazetat kryesore të ndara më dysh në përkrahje të qeverisë dhe opozitës! Kodi i parë etik nuk kishte parasysh televizionet, sepse në atë kohë “violinë e parë” ishin gazetat dhe ekrani përfaqësohej vetëm nga Televizioni Publik Shqiptar.
10 vite më pas, sërish Instituti i Medias, pas një procesi të gjatë konsultimi me aktorët e medias, harton Kodin e Etikës, këtë radhë duke marrë parasysh edhe zhvillimet e vrullshme në median elektronike! (për t’u shënuar është se gazeta ‘Shekulli’, që në themelimin e saj [1998] kishte hartuar kodin e brendshëm etik dhe për disa vite funksiononte edhe zyra e etikës).
Projekt-kodi u hartua duke pasur për bazë 46 kodet etike të gazetarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës. Gjatë diskutimeve me gazetarë, redaktorë, drejtues mediash dhe publikun kodi mori formën përfundimtare – atë që kemi sot. Kodi etik i gjithëpranuar në fazën e konsultimit dhe miratimit, nuk ka mundur të zërë vend në punën e përditshme të reporterëve.
Me zhvillimin e platformave on line, problemet dhe debatet për etikën janë shtuar. Kufiri mes “prodhuesve” të lajmit dhe konsumatorëve të tij është shuar. Fenomeni i osmozës mes gazetarëve dhe konsumatorëve është gjithnjë e më i pranishëm dhe pyetja “kush është gazetar sot?” – nuk merr dot përgjigje të shpejtë dhe të lehtë.
Pse nuk mundi të zërë rrënjë kodi i etikës në truallin e medias shqiptare?
Përgjigjen (jo shteruese) do të përpiqem ta jap me tri histori nga diskutimet në redaksitë e gazetave për kodin etik (botim i vitit 2006).
Në përfundim të seminarit treditor me një nga gazetat më të mëdha në vend, – duke menduar se gjithçka kishte shkuar më së miri gjatë debateve për kodin e ri, në momentin e daljes nga dera e redaksisë, një reporter i ri mërmëriti: “mirë shumë me kodin, por si i bëhet që u bënë tre muaj pa marrë rrogat…”. Kushtet e punës dhe niveli i pagës është një prej faktorëve që ndikon në zbatimin e kodit të etikës. Sigurisht që nuk ka asnjë garanci se një pagë shumë e lartë do ta bëjë reporterin/redaktorin shumë më etik – por gjithsesi është një faktor që nuk mund të neglizhohet. Kur gazetari punon në kushtet e pasigurisë ekonomike, kur gazetarët punojnë pa kontrata pune – gjëja e fundit që u shkon në mendje është kodi etikës! Madje druaj se u tingëllon si tallje.
Koha e diskutimit të kodit të etikës nëpër disa redaksi televizionesh përkoi me një ngjarje të rëndë në Tiranë, ku 17 persona humbën jetën në liqenin e Lundrës, përfshi gra dhe fëmijë. Shumica e stacioneve televizive (sidomos kanalet me 24 orë lajme) u vunë në garë për të qenë “live” gjatë gjithë kohës me gjithfarë lloj detajesh. Atë ditë dukej sikur kryeqyteti ishte me neurozë.
A duhet që televizioni të ishte “live” gjatë gjithë kohës me këtë ngjarje? A kishte vërtet lëndë për të raportuar “live” gjithë ditën? – Përgjigjja e redaktorëve në të tre televizionet ishte: jo. Por vendimi ishte marrë për po… për shkak se “televizioni tjetër” (konkurrenti) ishte live dhe do të dukej sikur ne nuk i kishim mundësitë për të qenë “live”.
Konkurrenca mes operatorëve mediatikë është një tjetër faktor i rëndësishëm që ndikon në zbatimin e kodit të etikës. Me një skenë mediatike të “mbipopulluar”, ku ka mbi 20 gazeta të përditshme, mbi 60 stacione televizive dhe po aq stacione radio, – thepi i etikës gjithmonë do të jetë i ulur. Një kryeredaktor gazete është nën presionin e shitjes së gazetës. Në momentin e faqosjes së faqes së parë, gjëja e fundit që do t’i bjerë ndërmend është “kodi etikës”! Presioni i tregut sa vjen dhe rritet. A ka logjikë tregu që të jenë kaq shumë të përditshme në treg sot, aq më tepër kur e ardhmja e gazetës nuk shihet më në letër, por në platforma të tjera? Pyetja është retorike. Përgjigjja është jo! Nga numri i lartë i të përditshmeve që në fillim të viteve 2000 pritej që “vdekshmëria foshnjore” mes gazetave të ishte shumë e lartë. Nuk ndodhi kështu. Pak gazeta falimentuan, por si për të sfiduar shenjat ogurzeza të së ardhmes së gazetës, gazetat e falimentuara u zëvendësuan me tituj të rinj. Nëse sot revista e njohur Newsweek nuk shtypet më në letër, por është vetëm në formatin dixhital, nëse Financial Times në Gjermani mbyllet sepse është me humbje… si është e mundur që gjunjët e gazetave shqiptare rezultojnë më të forta, për më tepër dalin gazeta të reja?! Përgjigjja shteruese merr kohë dhe vend, por nëse shikohet sa gazetarë punojnë në gazetë kupton se më shumë se reporterë për të mbledhur, përpunuar informacion, gazetarët i ngjajnë punonjësve të ngarkim shkarkimit që duhet të mbushin faqe çdo ditë. Pyetja është: sa faqe ke për të bërë sot? Është luks i pashijuar për shumicën e reporterëve, të kenë dy apo tri ditë kohë për të bërë një artikull të mirë.
Ka një lidhje të fortë mes profesionalizmit dhe etikës. Sa më profesional gazetari/redaktori aq më etik është. Por stafi i gazetave është shumë i vogël dhe nën efektin e presionit ekonomik, prirja është që gazetat të përfundojnë me 4-5 njerëz! Gazetarët nuk kanë kohë për të bërë gazetari, nuk kanë kushte dhe është shumë e vështirë të flasësh për etikën e profesionit në një terren që nuk nxit zhvillimin e profesionit. Tek e fundit reporterët e rinj do të kërkojnë aq etikë sa është tradita etike që do të gjejnë në redaksi.
Kodi i etikës i botuar më 2006-ën nuk ka marrë parasysh median on line, ku problemet etike janë edhe më të mprehta se në median tradicionale.
Një komentator i njohur politik vendosi të mos bashkëpunojë më me një të përditshme për shkak të gjuhës denigruese (pa lidhje me artikullin), fyerjeve, sharjeve e shpifjeve të komentuesve anonimë në faqen on line të gazetës!
Pse duhen lejuar komente fyese? A nuk është më mirë të mos botohen fare komentet që nuk kanë lidhje me temën e shkruar? – Po, – ishte përgjigjja e një redaktori të njohur, por nuk i fshijmë se u tregojmë atyre që janë të interesuar për reklamë se gazeta lexohet dhe komentohet shumë on line. Pak më vonë e njëjta gazetë nisi të fshijë komentet, por për të mos humbur numrin e komentuesve në çdo koment të fshirë vinte rreshtin: koment i fshirë për arsye etike.
“Një gazetari e keqe shkon me këmbët e veta në dyert e gjykatës”- ky postulat është gjithmonë i vlefshëm, por ende në Shqipëri nuk ka të regjistruar një rast në gjykatë ndaj një mediaje për “fyerjet, shpifjet, denigrimet on line”. Duket se redaktorët e gazetave nuk e konsiderojnë veten përgjegjës për produktin e tyre on line. Etika on line është një terren i pashkelur, por më shumë problematik sesa etika në media tradicionale.
Si është e ardhmja e kodit të etikës? Po kaq e pasigurt sa vetë e ardhmja e medias tradicionale. Etika nuk është një detyrim ligjor, as detyrë shtëpie për t’u kryer, është një “detyrë” e brendshme e medias.
Përvoja e mediave më të mira ka treguar se në biznesin e medias, “besueshmëria” është monedha kryesore. Për ta pasur këtë “monedhë”, rruga kalon nga kodi etikës. E vetmja rrugë që të rrit besueshmërinë te lexuesi, shikuesi, përdoruesi!

*Botuar fillimisht në revistën on line Medi@Link të Institutit Shqiptar të Medias.

Filed Under: Kulture, Opinion Tagged With: Kodi i etikes, Lutfi Dervishi, rregullatori i munguar

Serxho Guraleci vdiq duke jetuar ëndrrën amerikane

January 23, 2013 by dgreca

BEQIR SINA, New York,/

Në moshën 22 vjeç vdes në fushën e lojës shqiptari më i njohur i futbollit amerikan Serxho Guraleci/

MACOMB COUNTY – DETROIT MICHIGAN : Serxho Guraleci, shqiptari më i njohur i futbollit amerikan ka vdekur të hënën mbasdite me 21 janar 2013, ndërsa ishte duke zhvilluar një seancë stervitore me lojatrët e skuadrës së tij njoftojnë mediat amerikane sot. Duke shtuar se kan qenë të pasukseshme sipas tyre edhe përpjekjet e bashkëlojtarëve por edhe e mjekëve që erdhi pas disa minutave që ta rikthejnë atë në jetë. Guraleci, i cili emigroi nga Tirana – Shqipëri, dekadën e fundit vdiq në moshën 22 vjeçare, në qytetin Macomb County – Detroit Michigan.

Mediat amerikane thanë se :”Të hënën, mbas dite Serxho Guraleci, një shqiptar 22 vjeçarë me banim në Macomb County – SHBA, vdiq ndërsa ishte duke përfundur një seancë stërvitore . Ai ishte një ish lojtar i Futbollit amerikan, me ekipin e Stevenson dhe Wayne State”

Traineri i tij i skuadrës Sterling Heights Stevenson Steve Goralski me të marrë lajmin e hidhur deklarojë se “Guraleci ishte një djalosh, i cili erdhi nga Evropa(Shqipëria) me familjen e tij – për të jetuar ëndrrën Amerikane”, duke shtuar se “Kush e kapi veten si një lojtar i mirë i futbollit amerikan dhe ka punuar rrugën e tij në kolegj – dhe kush nuk ishte duke jetuar ëndrrën amerikane, si Serxho Guraleci, ” thotë i pikëlluar zoti Goralski.

Duke e përshkruar vdekjen e tij si një vdekje e tij që ishte e papritur . “Humbja e tij është një humbje e madhe në futbollin amerikan në tërë regjionin, shton kapiteni Steve Goralski. Guraleci , sipas tij ishte duke përjetuar ëndrrën e tij amerikane të cilën shijonte me suksese të shumta, ndërsa buzëqeshja e tij do mbetet gjithmonë në mendjen time”, tha Goralski.

Më tej thuhet se Guraleci ka luajtur dy sezonet e fundit në ekipin Stevenson, kurse para diplomimit të tij në vitin 2009, kohë kjo që ai ishte një asistent në Stevenson në atë kohë, ai arriti suksesin. Ai u bë më pasë edhe trajner në vjeshtën e vitit 2009, Guraleci, në të njëjtën sezon luajti edhe si një student i rregullt në skuadrën Wayne State.

Sipas shtypi amerikan, Guraleci thuhet se e ka përfunduar plotësisht kolegjin në atletike në nëntor të vitit të kaluar. Guraleci, thuhet se ishte sportist i kompletuar me një gjatësi 6-foot, dhe peshë 305-pound, një lojtarë që më tepër dallohej si mbrojtës, i cili ka luajtur në 48 ndeshje me ekipin Warriors, dhe 25 si një asister.

Trainerët e ligës futbollistike Amerikane – GLIAC e kanë votuar Guralecin në një klasifikim vjetor për të gjitha ekipet Amerikane të Kolegjeve – Konferenca e dytë për sezonin e kaluar 2012, si futbollistin më të mirë. Ai ishte një anëtar i rregullt i ekipit Wayne State, që arriti të luaj gjatë gjithë kampionatit në Divizionin e II – në vitin 2011. Guraleci, filloi me 10 lojëra në vitin 2012 dhe duke arrirë një rekord të karrierës në prekje-tackles (41) dhe tejkaluar rekordin për humbje – tackles for loss në (6.5).

“Kjo është një humbje shkatërruese për familjen futbollit të skuadrës së njohur Wayne State,” thotë trajneri Paul Winters. “Serxho, sipas tij ishte i dashur nga të gjithë andaj ne të gjithë jemi të “kapitur” dhe e dimë se do të kalojmë një kohë të vështirë për të besuar, se nuk do t’a kemi më në gjirin tonë. Ne me siguri do të ndiejm humbjen e tij.”

Traineri Winter shtoi: se “Ai ishte një lloji djalë shumë dashamirës Ai gjithmonë kishte një buzëqeshje natyrale në fytyrën e tij.”.

Winter, tha se ai nuk e di nëse se në një karrierë profesionale kishte, pasur një lojtar me të ardhmen si ajo e Guralecit. “Ai ishte vetëm duke punuar si jashtë dhe në fushë për të bërë gjithmonë suksesin,” tha Paul Winter.

Ndërkohë, që ish-trajneri i skuadrës së futbollit Stevenson, në Macom County – në Detroit – Michigan, Bye Rick e kujton Guralecin si një lojatrë të fortë – si një njeri që ishte vetëm duke punuar një njeri i cili mbasi kapërceu një barrierë gjuhësore dhe ngecjet pasuese akademike të bëhet një sportistë i shkëlqyer i një kolegji dhe i studentëve Amerikan”.

Bye tha se ai për herë të parë u takua me Guralecin, kur ai ishte një student në shkollën e mesme Davis Junior në Sterling Heights, e cila është më pak se një milje nga Stevenson State. Bye tha Guraleci kishte një dashuri e vullnet të punojë shumë për të kapërcyer problemet akademike që kanë rezultuar nga vështirësi të kuptuarit e tij në anglisht, si çdo emigrant, kur vjen për herë të parë në SHBA”..

“Ai ishte edhe një gjyqtar anësor me talent të veçantë, ai ishte një njeri në mesin e djemve më të mirë të skuadrës së tij,” tha Bye. “Ai ishte një njeri i pjekur dhe i ri, dhe ai ishte si një “ari” në fushë. Unë jam vetëm tepër i pikëlluar nga kjo vdekje.” është shprehur zoti Bye.

Shtypi vendas shkruan se Guraleci, i cili fitoi çmimin si lojtari më i mirë i sesionit të kaluar për skuadrën Wayne State, dalluar për karakterin e lartë në atë sezon, ishte regjistruar në WSU dhe ishte në rrugën e duhur për të fituar një diplomë në kinesiology dhe arsimin e mesëm. Ai fitoi një scholarship për accolades WSU në vitin akademik në katër semestra të ndryshme.

Ndërkohë së fundi bëhet e ditur se sipas dëshirës së familjes së tij të cilën ai kishte shprehur edhe para shokëve dhe familjarëve të tij para se sa të vdes, ai dëshironte të vorrosej në vendlindjen e tij – në Tiranë Shqipëri.. Klubi i Futbollit amerikan “Sterling Heights Stevenson” dhe shqiptarët e Detrioit thuhet se kan hapur një xhirollogari për të mbledhur para që trupin e tij t’a dërgojnë të varroset në dheun e vendlindjes së tij në Shqipëri.

Filed Under: Sport Tagged With: Beqir Sina, Sexhio Guraleci, vdiq me endrren amerikane

Hetime për dëmtimin e varrezave serbe

January 23, 2013 by dgreca

Nga Bekim Bislimi/

Në zonat e përgjegjësive të drejtorive rajonale të Policisë së Kosovës, tashmë janë iniciuar procedurat hetimore lidhur me dëmtimin e varrezave ortodokse serbe, të cilat, ditë më parë ishin cak i sulmeve vandale në disa pjesë të Kosovës, njoftojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj policie, Arbër Beka, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në drejtorinë rajonale të Prishtinës janë iniciuar dy raste, ashtu sikurse edhe në drejtorinë rajonale të Gjilanit.
“Njëra bën fjalë për një lapidar të luftës së dytë botore, që është demoluar dhe me këtë rast policia ka arrestuar tre persona të dyshuar. Pas konsultimeve me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti tjetër është regjistruar në Kllokot. Është raportuar në drejtorinë rajonale të Gjilanit rasti për dëmtimin e varrezave, ku në total janë dëmtuar 27 varreza. Në Prizren është regjistruar po ashtu një rast ku janë dëmtuar 38 pllaka përkujtimore të varrezave”, u shpreh Beka.
Ai shtoi se edhe në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht në Vushtri është shënuar një rast i dëmtimit të një varreze.
Pas incidenteve, sipas Bekës, Policia e Kosovës ka ngritur masat e sigurisë për ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në vend, me fokus në ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare.
“Duke pasur parasysh që gjatë ditëve të fundit kanë qenë disa raste për dëmtimin e varrezave të komunitetit, në të gjitha drejtoritë rajonale dhe stacionet policore janë ngritur masat e sigurisë për ruajtjen e tyre”.
“Sa u përket rasteve që tashmë janë iniciuar, zyrtarët policorë, qofshin nga njësia e hetimeve ose sektor të tjerë, janë në koordinim të plotë për të gjitha aktivitetet hetimore me prokuroritë kompetente në kuadër të Republikës së Kosovës dhe do të presim zhvillimet në detaje të kësaj procedure hetimore”, tha ai.
Në anën tjetër, Ministria për Komunitete dhe Kthim e Qeverisë së Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve qendrore dhe lokale, por edhe atyre ndërkombëtare, që të angazhohen për sanimin e dëmeve në varrezat e dëmtuara.
Ivica Tanasijeviq nga kabineti i ministrit për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomiq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo ministri ka paralajmëruar gatishmërinë për ndarjen e mjeteve për sanimin e varrezave të dëmtuara ortodokse serbe në disa pjesë të Kosovës.
“Sa i përket Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit, ministri tashmë është në bisedime me partnerët në pushtetin qendror, por edhe me ata ndërkombëtarë, u ka thënë se në rastin e ngjashëm që kishte ndodhur në Fushë Kosovë, mjetet ishin miratuar me kërkesën e zëvendës-kryeministrit, për sanimin e dëmeve në varreza”.
“Pra, ministri ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë në ndarjen e mjeteve për sanimin e përkujtimoreve të varrezave, por ai gjithashtu ka thënë se këtë do ta kërkoj në qeveri”, tha Tanasijeviq.
Ai ka theksuar gjithashtu, se kjo ministri ka kërkuar që riparimi i varrezave të dëmtuara të nisë urgjentisht.
“Qëndrimi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është që dëmet të sanohen sa më parë që është e mundur, do të thotë në në afatin më të shkurtë të mundur. Kjo do të kërkohet edhe nga vet Qeveria”, ka theksuar Tanasijeviq.
Ndryshe, aktet vandale të dëmtimit të varrezave ortodokse serbe në rajonet e ndryshme të Kosovës, kanë pasuar pas heqjes së lapidarit që u ishte kushtuar luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së në Preshevë nga ana e xhandarmërisë serbe.
Krerët e institucioneve më të larta të Kosovës, të mekanizmave ndërkombëtarë në vend, si dhe institucioneve fetare, i kanë dënuar aktet vandale mbi varrezat ortodokse serbe, duke i quajtur si veprime të papranueshme dhe u kanë bërë thirrje organeve të rendit që t’i kapin autorët e këtyre akteve vandale dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: e varrezave serbe, Hetime, ne Kosove, per demitimin

SHOQATA”CAMËRIA” FESTOI 22 VJETORIN

January 23, 2013 by dgreca

Shoqata patriotike “Çamëria” festoi sot 22 vjetorin e themelit të saj. Në ceremonië, e cila u zhvillua në ambjentet e kompleksit“Xibarku” morën pjësë kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi; Presidenti i Nderit i PartisëDrejtësi Integrim dhe Unitet, TahirMuhedini; nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ardian Turku; deputetja Rajmonda Bulku, zëvendësministrat Ferdinand Poni, Abas Hado dhe Ardian Tana, i cili është njëherësh kryetar i Shoqatës Çamëria, themeluesit dhe kontribuesit e Shoqatës patriotike “Çamëria”si dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në vëndin tonë. Në fjalën përshëndetëse kryetari i Shoqatës patriotike “Çamëria”, Ardian Tana falenderoi pjesëmarrësit në këtë 22 vjetor të shoqatës si dhe vlerësoi kontributin e angazhimin e secilit prej tyre në mbështetjen e çështjen çame. “Dua t’ju falenderoj jo vetëm për pjesëmarrjen tuaj në këtë ceremoni por mbi të gjitha për angazhimin që keni patur gjatë gjithë viteve të aktivitetit të shoqatës patriotike Çamëria, mbështetjes që ju i keni dhënë kësaj shoqate ku falë kësaj mbeshtetje çështja çame ndodhet këtu ku ajo është sot dhe po hedh hapa të sigurtë drejt rrugës së zgjidhjes”- u shpreh Tana.
Më tej ai tha se shoqata patriotike Çamëria është nga të parat organizata të krijuar menjëherë pas pluralizmit në Shqipëri, e cila ka ditur të shpreh të gjithë vullnetin e popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe se në këto 22 vite aktiviteti i shoqatës patriotike që nuk ka ndalur edhe pse ka patur përballë një shteti i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat e mundshme të na pengojë në rrugën tonë, siç është Greqia, duke e cilësur si shkaktaren e tragjedisë së madhe të shqiptarëve të Çamërisë. Ndërsa Presidenti i Partisë Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini u shpreh se çështja çame tashmë është drejt zgjidhjes dhe se me depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të Rezolutës Çame deputetët duhet ta votojnë. Gjatë kësaj ceremomie fjalën e mori edhe ish-kryetari i Shoqatës patrioktike Çamëria Servet Mehmeti, i cili shprehu mirënjohjet e tij për gjithë ata që i dhanë jetë kësaj shoqate dhe se çështja çame tashmë duhet të marrë zgjidhje me votimin e Rezolutës Çame. Në kuadër të 22-Vjetorit të Shoqatës Patriotike Çamëria, edhe shoqata kulturore atdhetare “Arbëria” nëpërmjet kryetarit të saj, Ago Nezha shprehu mbështetjen e plotë për zgjidhjen çëshjes së drejtë çame.(Foto-Arkiv)

Filed Under: Kronike Tagged With: 22 vjetorin, festoi, Shoqata Cameria

NDERROI JETE, NE MOSHEN 22 VJECARE, YLLI I FUTBOLLIT AMERIKAN

January 23, 2013 by dgreca

Amaneti: Me varrosni ne Shqiperi/

Shqiptari më i njohur i futbollit amerikan Serxho Guraleci ka vdekur të hënen me 21 janar 2013, ndërsa ishte duke bërë stërvitje me bashkëlojtarët.
Ishin të kota përpjekjet e bashkëlojtarëve, por edhe e mjekut që erdhi pas 7 minutave që ta rikthejnë atë në jetë. Guraleci vdiq në moshën 22 vjecare.
“Vdekja e tij ishte e papritur dhe humbja e tij është një humbje e madhe në futbollin amerikan”, shton kapiteni Steve Goralski.
“Guraleci ishte duke përjetuar ëndrrën e tij amerikane të cilën shijonte me suksese të shumta, ndërsa buzëqeshja e tij do të mbetet gjithmonë ne mendjen time”, thotë trajneri.
Sipas dëshirës së tij, të cilën ai kishte shprehur para shokëve dhe familjarëve të tij, Guraleci thoshte gjithmone se nese nje dite vdes, do te dëshironte të varrosej në vendlindjen e tij.
Klubi i Futbollit amerikan “Sterling Heights Stevenson” ka hapur një llogari bankare për të mbledhur para që të dërgojnë trupin e të riut, në vendlindjen e tij, në Shqipëri.(Kortezi Balkanweb)

Filed Under: Featured Tagged With: nderroi jete, Serxho Guraleci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT