• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2013

ME VISAR ZHITIN, NJË VIZITË NË SHTËPINË E WALT WHITMAN

February 24, 2013 by dgreca

Nga Dalip Greca/

Krahas programit që kishin ndërtuar ftuesit e Visar Zhitit, (Albanian-American Freedoom House) dhe mikpritësit e tij në New York, Zef Balaj(sponsor)  dhe Esat Çoku, bashkvujtës në burgun e Spaçit, tek i cili Visari bujti për katër ditë, ai e kishte kumtuar një dëshirë që nga Tirana: Dua të shkoj të vizitoj Shtëpinë muze të Whitmanit. Dine Dine së bashku me të birin Ervisin, i kishin marrë masat. Pas vizitës në Vatër, të shtunën me 16 shkurt, me dy makina, u nisëm drejt Shtëpisë muze, që ndodhej në 330 Mickle Bulevard (e njohur edhe si Martin Luter King Jr. Bulevard,  Camden NJ. Plot 170 kilometra rrugë. Visari udhëtoi me Dinen dhe të birin e Dines, Elvisin, ndërsa ne, me Esat Çoku, udhëtuam në makinën e Zef Balës.     Një aksident trafiku në mesrrugë e zgjati kohën e udhëtimin. Ervisi e shmangu autostradën duke përfituar nga njohuritë për zonën, udhëtoi nëpër rrugë lokale, ndërsa Zefi udhëtoi në autostradë. Gjithësesi Visari kishte përfituar  në ato pak minuta të vonesës tonë duke soditur shtëpinë dhe duke mbledhur”Fije bari”, titulli i librit të famshëm të Walt Whitman, odiseja e të cilit zgjati më shumë se tri dekada, që nga botimi i parë e deri tek i fundit, që u botua 33 vjet pas të parit, më 1891. Përmes njoftimi të publikuar  dy muaj para vdekjes, në janar 1892 në Herald New York, poeti i madh Walt Whitman njoftoi se ky botim, siç quhet ndryshe dhe edicioni në shtratin e vdekjes,i shfuqizon të mëparshmit. Kishte nisë botimi në vitin e largët 1859, një libër i vogël me vetëm 12 poezi, dhe rrugës orteku, ishte  rrokullisur e rritur me shpirtin e poetit dhe botim pas botimi, 1855, 56, 60, 67, 71-72, 1881, 88-89, deri tek 1891-92, libri peshonte në vlerë dhe në volum, kishte plot 400 poezi botimi i edicionit në shtratin e vdekjes.

Whitman është poeti që la gjurmë jo vetëm në fushën e poezisë, ai quhet dhe “bardi i Demokracisë. Ishte poet, eseist dhe gazetar, provoi të punonte mësues, punë  zyre, ndërsa fillimet i pat edhe si ndihmës në shtypje gazetash. Pat lindur në 31 maj 1819 në West Hills, Huntington, Long Island, New York.(Lexoje të plotë në gazetën e printuar Dielli)

Filed Under: Kulture Tagged With: dalip greca, me Visar Zhitin, ne shtepine e Whitmanit

Ish i burgosuri politik Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur shqiptar vizitoi SHBA

February 23, 2013 by dgreca

Axhenda i vizitës së poetit të shquar shqiptar Visar Zhiti, nisi me New Yorkun, shtëpinë e shoqatës famëmadhe Federatën PanShqiptare të Amerikës VATRA, dhe takimet me ish të burgosurit politik dhe anëtarët e familjeve të tyre./

Nga BEQIR SINA, New York/

WASHINGTON D.C: Ish i burgosuri politik Visar Zhiti, një nga të pakët që doli gjallë nga ferri komunist, mbasi shumë nuk mundën të mbijetoin për të treguar mbi burgjet e tmerrshme të diktaurës enveriane, me ftesë të organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerkiane” me qendër në Uashington dhe të vatranit të hershëm Zef Balaj, po zhvillon një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Axhenda e vizitës së poetit të madh shqiptar Visar Zhiti nisi me qytetin e Nju Jorkut, shtëpia e shoqatës famëmadhe Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA dhe qendra më e rëndësishme turistike e botës.

I shoqëruar nga ish bashkë të burgosurit politik, Esat Çoku e Dine Dinia, si dhe editori i Diellit Dalip Greca, veprimtari i dalluar Zef Balaj ai vizitoi shtëpinë muze të poetit Ulltër Uitman në Kamden, Nju Xhersi. Idhulli dhe poeti që e mbajti me shpresë gjatë të gjithë jetës dhe e frymëzoi poetin tonë të madh Visar Zhiti, Ulltër Uitman, një ndër poetët më të njohur amerikanë, eseist, gazetar e humanist, i cili ishte pjesë e tranzicionit në mes transcendentalizmit dhe realizmit, kishte mbetur ende i gjallë në kujtimet e Zhitit, nëpërmjet librit “Fije Bari – Leaves of Grass”.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i pari dhe i vetmi lob shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kryesuar nga Presidenti Jozef J. DioGuardi, një ish kongresmen republikan i Nju Jorkut, sëbashku me grupin e të rinjve, aktivistët e organizatës patriotike Rrënjët Shqiptare zhvilloi një takim në Bronks, Nju Jork me poetin dhe shkrimtarin e shquar Visar Zhiti. Në këtë takim morën pjesë anëtarët e bordit të LQSHA-së, zoti Agim Aliçka, Luan Bukolla, Hafiz Shala, Asllan Çekiç ,Zef Bala si dhe liderit e grupit rinorë patriotik të organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi dhe Dorian Nasto dhe Ervin Toro.

Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtar dhe poet nga Bujanovci, i cili nga viti 1995 jeton dhe krijon ne SHBA, në darkën e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, i uroi përzemërsisht në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë mirëseardhjen në SHBA shkrimtarit Visar Zhiti si dhe i dhuroi në shenjë respekti dy librat e tij.

Më 18 shkurt, në hotelin Rojëll Rixhënsi, Jonkers Nju Jork, në mesin e një grupi ish shokësh të birucave të burgjeve të tmerrshme politike Spaç dhe Qafë-Bari dhe anëtarëve të familjeve të tyre, shkrimtarëve dhe poetëve shqiptaro-amerikan, dashamirësve të librit, studentëve që mësojnë në universitet amerikane, gazetarëve dhe veprimtarëve të komunitetit, organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” zhvilloi atë që ajo e quajti “Gjyqi i Nju Jorkut – Dëshmi për Holokaustin e Kuq”. Ne kete gjyq simbolik, por me rëndësi të madhe morale e historike folën zotërinjtë, Hasan Kostreci, Zef Balaj, Mërgim Korça, Mustafa Xhepa, Muhamet Omari si dhe reciotoi një poezi të shkruar për poetin Visar Zhiti shoku i tij i shkollës Ilir Spata

Në fund të takimit fjalën e mori shkrimtari Visar Zhiti, i cili i bëri nje analizë të thellë sistemit diktatorial komunist dhe pasojave që la pas në shoqërinë shqiptare. Fjala e tij u ndërpre disa hërë nga duartrokitjet.

Ish i burgosuri politik Visar Zhiti, poet e shkrimtar i njohur shqiptar, i shoqëruar nga zoti Mustafa Xhepa, Jadigjar Luzaj dhe Engjëllushe Luzaj, vazhdoi axhendën e takimeve të tij në kryeqytetin e SHBA-ve Uashington, DC.

Në departamentin e shtetit ai u takua me zotin Christopher R. Carver, diplomat që mbulon Shqipërinë në departament. Në Bibliotekën e Kongresit u takua me zotin Grant G. Harris, drejtorin e Evropës. Ndërsa në muzeun Laogai, ku dokumentohen krimet e regjimit komunist në Kinë, ai takoi me drejtorin ekzekutiv të tij, zotin Harry Wu, ish i burgosur politik.

SHENIM: NJE SPECIALE PER VIZITAT E SHKRIMTARIT VISAR ZHITI DO TE LEXONI  NE DIELLIN E PRINTUAR

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Beqir Sina, Visar Zhiti, vizitoi SHBA

KLIENTI AMERIKAN FALENDERON AVOKATIN SHQIPTAR, YLBER DAUTI

February 22, 2013 by dgreca

Falenderoj dhe uroj avokatin shqiptar,Zotin Dauti, qe arriti te me siguroje shperblimin me te madh gjyqesor per vitin 2012 ne Shtetin e Nju-Jork-ut ne kategorine e “Premises liability accidents'”

Gazeta ”DIELLI”/

I dashur Editor/

“Dëshiroj të falenderoj avokatin tim Zotin Dauti për mbrojtjen ligjore dhe përfundimin me sukses të çështjes sime gjyqësore. Ishte meritë e punës së tij të palodhshme dhe aftësive të tij të përkryera avokatore, që unë arrita një rezultat kaq të lart në çështjen time.

Gjithashtu unë dëshiroj ta uroj Zotin Dauti, avokatin shqiptar – që më dha mua shpërblimin më të lart në shtetin e New York për vitin 2012 në kategorinë e Dëmshpërblimit Civil për dëmin ekonomik dhe personal të shkaktuar nga neglizhenca e pronarëve të pasurive të patundshme, sipas gazetës New York Law Journal/ Verdict Search, publikuar në 19 dhjetor 2012.

Falenderoj avokatin tim Zotin Dauti që më bëri milionerë!”

Juaji/

JOSEPH KRAMER

Filed Under: Histori Tagged With: avokatin shqiptar, Klienti amerikan. falenderon, Ylber Dauti

KKSHA: DEKLARATA E DIASPORES SE BASHKUAR MAQEDONASE-ULTRANACIONALISTE

February 22, 2013 by dgreca

Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) në kumtesën e saj tërheq vrejtejn se : “Këto deklerata, i përkasin vetëm kohës së Luftërave e Ballkanike në vitet 1990, të cilat qenë nxitura nga udhëheqësit e tyre diktatorë, ultra-nacionalistë që kan demonizuar njerëzit e tjerë, duke bërë akuza të rreme dhe duke përdorur gjuhën e nënçmuese.” /

Nga BEQIR SINA, New York/

WASHINGTON D.C: Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) me bazë në Uashington ka lëshuar një komunikatë lidhur për të demantuar dekleratën e Diasporës së Bashkuar Maqedonase (United Macedonia Diaspora) e cila ka bërë akuza të rreme dhenënçmues ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). KKSHA-ja, bën thirrje Diasporës së Bashkuar Maqedonase (United Macedonia Diaspora) dhe Kryetarit të saj Stojan Nikollo, dhe zotit Mark Branov, drejtor i PR dhe Telekomunikacionit, që publikisht të shfuqizonte komentet e tyre.Mbasi sipas Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), deklarata për shtyp e DBM-së jo vetëm që promovon urrejtjedhe nacionalizmin, por ajo gjithashtu rrezikon të gjitha mënyrat e bashkëpunimit dhe pengon integrimin etnik në shoqërinë maqedonase.

KKSHA mbasi dënon ashpër dekleratën bënë të ditur se këtu varet edhe Integrimi i ardhshëm i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, pra varet nga shqiptarët etnikë dhe maqedonasve etnik që jetojnë dhe punojnë në mënyrë harmonike, thuhet në deklaratën e KKSHA-së. Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) përmes komunikatës dënon fuqishëm dekleratën e sotmepër shtyp nga organizata Diaspora e Bashkuar Maqedonase (United Macedonia Diaspora) e cila ka bërëakuza të rreme dhe nënçmues ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dheUshtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).Deklaratë për shtyp e DBM-sëjo vetëm që promovon urrejtje dhe nacionalizmin, por ajo gjithashtu rrezikon bashkëpunimit dhe pengon integrimin etnik në shoqërinë maqedonase.
Ajo demanton qëndrimin e mbajtur më 23 shkurt 2013, nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase (United Macedonia Diaspora) e cila ka shpërndarë një deklaratë për shtyp, me titull ” Ushtria e Maqedonisë Boss-i i ri :ministri i Mbrojtjes Forina”, i cili deklaroi se Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ishte i njohur më parë si i pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një “organizatë terroriste”, e cila ka pas planifikuar “sulmet në Maqedonime ndihmën e celulave terroriste vendore, së bashku me financim nga mafia – e cila operon në trafikimin e organeve, prostitutave dhe narkotikëve”.Më tej në kumtesën e shpërndar sot në medien këtu në SHBA, nga KKSHA, thuhet se “Në artikullin e saj ata e kan quajtur edhe zotin Ali Ahmeti, kreu i BDI-së, partisë partisë më të madhe shqiptare dhe një partner i koalicionit në qeverinë maqedonase “, një ish-lider terroristë të UÇK-së,.” Edhe kjo deklaratë e fundit për shtyp nga – Diaspora eBashkuar Maqedonase (United Macedonia Diaspora), nuk është gjë tjetër përveçse vazhdimësi në një seri artikujsh negativë që kjo organizatë ka shpërndarë në të cilën ata nënçmuan shqiptarët për qëllime ngritjen e fondeve.”
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) në kumtesën e saj tërheq vrejtejn se : “Këto deklerata, i përkasin vetëm kohës së Luftërave e Ballkanike në vitet 1990, të cilat qenë nxitura nga udhëheqësit e tyre diktatorë, ultra-nacionalistë që kan demonizuar njerëzit e tjerë, duke bërë akuza të rreme dhe duke përdorur gjuhën e nënçmues.”Maqedonia, sot, thotë KKSHA-ja, është një demokraci në zhvillim e cila ka nevojë për të dy etnitë për shqiptarë etnikë dhe maqedonasit etnik për të punuar së bashku në mënyrë që vendi të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. KKSHA, e cilaështë e dedikuar për promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të forcuar politikatdemokratike dhe respektimin për të drejtat e njeriut. thotë në kumtesën e saj se ajo do të vazhdojë të mbështesëpërpjekjet e Maqedonisë drejtintegrimit në BE dhe NATO.
Në fund të kësaj kumtese Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) më bazë në Uashington i bën thirrje Diasporës së Bashkuar Maqedonase (United Macedonia Diaspora) dhe Kryetarit të saj Stojan Nikollo, dhe zotit MarkBranov, drejtor i PR dhe Telekomunikacionit, që publikisht të shfuqizonte komentet e tyre.

Filed Under: Opinion Tagged With: deklaar e Diaspores, KKSHA, maqedonase, se bashkuar

GEM BELUSHI:”UNE KENDOJ PER SHQIPTARET”!

February 22, 2013 by dgreca

Gjeniu i Repit Gem Belushi transformon vizionin e Hip Hopit Amerikan /

Nga: Ermira Babamusta, Ph.D., New York, Prishtinë/

 Vizionari dhe gjeniu i muzikës Gem Belushi ka ndryshuar kulturën e hip hopit amerikan siç njihet sot. Repi i tij konsiderohet si fenomen i East Coast, me krijimin e lëvizjes së re “EU Movement”. Ky stil sjell një perspektivë të re europiane në hip hopin amerikan. Gem Belushi ka zbuluar talente të reja shqiptare dhe të huaja dhe influencuar në njohjen e muzikës underground në popullore (mainstream).  “Si artist mendoj se na mungon hip hop i vërtetë sot. Histori të vërteta që njerëzit mund ta gjejnë veten është çka e bën hip hopin të jetojë më gjatë. Pavarësisht nga historia që tregon, gjithmonë do ketë një person që e ka përjetuar historinë tënde. Varet nga aftësia e artistit si e prezanton këngën dhe si ia paraqet publikut,” tha reperi i talentuar Gem Belushi dhe themeluesi i Eagles Up Entertainment (EU).

Gem Belushi (Gem Belu) është një artist shqiptaro-amerikan me famë botërore. Ka mbi 10 vjet që merret me muzikë si dhe ka themeluar kompaninë e tij diskografike “Eagles Up Entertainme (EU)”. Gem Belushi ka lindur në Konetikët, Sh.B.A., dhe jeton në Stamford. Me talentin e tij ka zënë vendin dhe respektin e duhur si dominues i skenës muzikore të New Yorkut që nga fillimet e vitit 2000. Gem sjell muzikë të re, që gjithmonë çon përpara kultrën e hip hopit. Me lirika të sofistikuara dhe stil origjinal të paparë po ndryshon eksperiencën e hip hopit amerikan. Në veçanti ai sjell influencën europiane në kulturën e repit të New Yorkut. Me inteligjencën dhe kreativitetin e tij Gem Belushi po i mëson të tjerëve se si bëhet repi. Kompania “Eagles Up” ka krijuar një lëvizje të re që shfaq repin e ndërgjegjes. Ato që e dëgjojnë repin e EU ndjehen mirë dhe kuptojnë filozofinë e këngëve të Gem Belushit.

 Fillimet në Muzikë/

 Gem Belushi e ka dashur muzikën që kur ka qenë i vogël. Në moshën 5 vjeçare Gem krijoi këngën e parë akapella, bashkë me vëllain, duke kënduar rap, “now here’s Georgie with his fat rap”.

 “Familja ime më ka përkrahur gjithmonë. Mbaj mend kur këndova para gjyshit tim (Filip Dedaj), nuk kishte ndjenjë më të mirë në botë. Familja e di se cili jam si artist dhe ato dëshirojnë që unë të bëj shfaqje,” tha Gem Belushi. . 

Nga mosha 11-15 Gem Belushi eksperimentoi me muzikën duke prodhuar beata dhe këngë për shokët e tij gjatë shkollës së mesme. Që në atë kohë ka inkurajuar dhe përkrahur artistë të ndryshëm duke i prodhuar albumet e tyre.

 “Në shkollë të mesme kam prodhuar beata për të tjerët. Në ato kohë isha një artist dhe dija si të prodhoja një këngë duke prodhuar vetë intresumentalin e muzikës. Kush tjetër të këndojë rep në beatin sesa personi që e krijoi atë? Më pëlqeu kjo, kështu përveç beatave bëra dhe rep,” tregon artisti i famshëm Gem Belushi.

Talenti i Gem Belushit u zbulua nga publiku i gjërë me superhitin “No Sir No Sir” (fillimisht titulluar Jo Zotëri Jo Serb), lançuar në 2005. Kënga ishte kundërpërgjigje drejt një artisti serb që deklaronte se Kosova është Serbi dhe hapte propaganda serbe anti-shqiptare. Mbi 1000 fansa të apasionuar pas artistit u mblodhën në klubin Webster Hall në New York të ndjekin performancën live të këngës “No Sir No Sir” në dhjetor 2006.

Në vitin 2005 Gem Belushi themeloi kompanin e tij diskografike “Eagles Up Entertainment” (EU) në Stamford, Connecticut (www.eugang.com). Me lançimin e “Put Your Eagles Up” (Shqiponjat Lart) dhe “No Sir No Sir” kjo kompani muzikore ka dominuar në Amerikë dhe Europë. Gem Belushi ka bërë emër si reper i suksesshëm, producent kreativ, dhe artist vizionar duke krijuar stile të reja të hip hopit.

Sukseset e Karrierës: Repi i Gem Belushit dhe Hip Hop i East Coast

 Në 2005 Gem Belushi lançoi albumin me titull “King and Ace” in 2005, shkruar dhe prodhuar nga Gem Belushi (Eagles Up) dhe Kash Dash, feat. Leo Luck. “King and Ace” është një platformë e zërit të kulturë hip hop duke reflektuar realitetin e shoqërisë në Amerikë gjatë këtyre viteve. Albumi prezantoi një stil, zë dhe vizion të ri si dhe një generatë të re të muzikës. Kjo periudhë ishte bazë në krijimin e identitetit artistik të Gem Belushit. Muzika dhe Repi i Gem Belushit reflekton jetën e të rinjve dhe problemet e qytetit. Muzika e tij dallohet nga katër karakteristika: qualiteti i fortë, krijimtaria e veçantë, shumëllojshmëria dhe influenca pozitive. Nga mesi i viteve 2000-të muzika e Gem Belushit kaloi nga underground në mainstream. Albumi i tij lançuar në vitin 2007 (pa titull)  ishte një sukses i menjëhershëm. (www.facebook.com/GemBelushi)

 Eagles Up Movement and European-American Hip Hop

Gjatë fundit të viteve 2000 repi i Gem Belushit njihet si një periudhë krijuese. Në 2008 Gem Belushi lançoi albumin e ri me titull “Suicide Kingz”. Albumi përfshin disa nga artistët më të shquar të hip hopi si Kash Dash, Leo Luck dhe Noizy. Albumi “Suicide Kings” u prodhua nga kompania muzikore e Gem Belushit, Eagles Up Entertainment me vizion të Leo-s. Videoklipi “Hard to Say Goodbye” u lançua në 2008, si pjesë e albumit “Suicide Kings”. Videklipi paraqet Gem Belushin dhe Leo Luck, drejtuar nga Gem Belushi me kolazh të klipeve të mëparshme.

Në fundin i viteve 2000-të, repi i Eagles Up (EU) pati ndikim të madh në kulturën e New Yorkut. Lëvizja Eagles Up solli një ndryshim kulturor me shpalljen e pavarësisë të Kosovës në 2008. Gjatë kësaj kohe shumë emigrantë shqiptarë emigruan në Amerikë, sidomos në New York. Gem Belushi prodhoi albumr të influencuara shumë nga rrënjët dhe prejardhja e tij shqiptare-europiane. Ka synin njohjen e emrit të Kosovës në diasporë dhe krenohet me prejardhjen e tij shqiptare.

 “Muzika ime në fund të viteve 2000, solli një zhanër krejt të ri. Belushi vjen në dritë me muzikë të re – Repi EU. Lëvizja Eagles Up (Shqiponjat Lart) paraqet stilin tim të ri. Është si një film që shfaq çfarë unë shikoj nga ambjenti im, atë që kam përjetuar vetë. Ashtu si tregimi i tre mbretërve, muzika ime ka një vizion, ka një histori, është nostalgjike. Muzika ime ta heq mendjen nga jeta e përditshme. Stili im është përshkrues si një tregim, ku rrëfej perspektivë time dhe tregoj historinë e jetës, me një stil dhe lloj që nuk e ka askush. Kur njerëzit dëgjojnë Belushin, ato mendojnë se jam dikush miks dhe jo shqiptaro-amerikan. Krenohem me prejardhjen time shqiptare,” tha vizionari Gem Belushi.

 “I shkruaj vetë tekset e këngëve. Njerëzit e kuptojnë më mirë këngën kur dikush ka përjetuar ato për të cilat unë këndoj. Unë këndoj për shqiptarët, historinë e emigrantëve në Amerikë, etj. Kur njerëzit ndëgjojnë muzikën time ato kuptojnë një sens të një dekade tjetër të hip hpit me një flow ndryshe. Repi i Eagles Up (EU) ndryshon nga të tjerët sepse sjell perspektivën amerikane-europiane, që hip hopi nuk e ka parë kurrë më parv. Ky është vizioni im, për të influencuar hip hopin dhe kulturë e saj,” rrëfen Gem Belushi.Në 2009 Gem Belushi lançoi albumin (mixtape) me titull  “Psycho Active” që përmban 27 këngë. Ky album ka stil freestyle, më këngë bonus dhe një nga prodhimet më të mirat të Gem Belushit. Videoklipi “Go Fish” feat. Leo Luck dhe Gem Belushi u prodhua nga Eagles Up Entertainment.

Në 2010 Gem Belushi filloi të shkruajë albumin tjetër “Fast Life” që më vonë e titulloi  “Money Out The Belu” (M.O.T.B.). Ky album i dedikohet mikut të tij të fëmijërisë, Kushtrim Elezaj, i cili ka ndërruar jetë. “Kushtrim Elezaj ishte një nga personat më të mëdhenj dhe ndikues në qytetin tim. Cilido person në qytetin tim që e njihte e quante shokun më të mirë. Prandaj e donin të gjithë. Leo, Kushtrimi dhe Kash ishte grupi më i fortë,” tregon Gem Belushi.

 “Në 2010 inçizova albumin “Fast Life” kushtuar Kushtrimit. Kam 3 vite që punoj dhe përmirësoj këtë album. Tani albumi mban titull tjetër “Money out the Belu”, një album komplet i ri me muzikë të re. Kam përzgjedhur çdo këngë me stile të ndryshme ku flas për jetën e përditshme. Albumi nuk është lançuar akoma për publikun. Do jetë gati këtë vit,” tha Gem Belushi.

 Arritja në Majat e Suksesit dhe Famës

 Influenca e hip hopit të Eagles Up (Shqiponjat Lart) vazhdon rrugën e suksesit. Në qershor 2012 Eagles Up u lidh me artistin e shquar Martin Berishaj (Marty Magz) (që ka fituar disa çmime). Marty Magz sjell influencat rajonale nga Detroit, Michigan dhe shton në shumëllojshmërinë e repit të EU-së. Në fund të verës në 2012 Gem Belushi dhe Marty Magz lançuan videoklipin jo zyrtar “Not Adding Up”. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri (mixtape) me titull “Go Fk Ya Self” që Eagles Up planifikon ta lëshojë falas për shkarkim në webfaqen www.DatPiff.com, dhuratë për fansat besnikë të grupit EU. Kënga është shkruar nga Gem Belushi dhe Marty Magz. Video jo zyrtare u lançua në gusht 2012, ndërsa video zyrtare pritet të filmohet me 9 Mars 2012 në New York. (www.youtube.com/watch?v=8M4shBx1JTU). Kënga “Not Adding Up” u bë një sensacion internacional, dhe ndryshoi hip hopin amerikan duke përfshirë dhe influencat rajonale amerikane dhe europiane. Lëvizja shqiptaro-amerikane ‘Eagles Up’ (Shqiponjat lart) filloi në Connecticut, u zhvillua dhe u rrit në New York, dhe në 2012 u bë ndërkombëtare.

Gem Belushi dhe Marty Magz e lançuan superhitin “Not Adding Up” në radion famoze të legjendës së repit, Eminem, në radion Shade 45 Radio, me Dj Black dhe personalitetin Miss Mimi, ku të dy artistët folën për Kosovën. Më pas kënga dhe video doli kudo. Muzika e Eagles Up i përshtatet moshave të ndryshme dhe ndëgjohet nga dashamirës të zhanrave të shumta.

 “Bëj muzikë për dashurinë dhe pasionin që kam për të, jo për famën. Gjenerata e re na shikon si shembull. Nuk ka ndjenjë më të mirë se influenca pozitive për rininë dhe gjeneratën e ardhshme,” tha artisti i talentuar Gem Belushi.

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babmusta, Gem Belushi, Hip-Hopi amerikan, kendon per shqiptaret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT