• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2013

TRAGJEDI SHQIPTARE NE TEXAS

February 5, 2013 by dgreca

Dy motra14 dhe 17 vjeçe mbetën të vdekura në aksident.Vëllai i madh, dhe dy të tjerë mbeten të plagosur dhe u shtruan në spital/ Nga Beqir SINA/
    KLIGORE – TEXSAS : Sipas gazetës Kligore News Herald : Liradona Bojkaj dhe Mërgimtare Bojkaj që të dyja studente nga shkolla e pavarur Kilgore Independent School District, mbetën të vdekura në një aksident ditën diel në Teksas. Ngjarja tragjike që mori jetën e dy vajzave fare të reja nga Kosova, me banim në Teksas, ndodhi kur u përplasen me automjetin e tyre në jug të autostradës State Hwy. 259 afër qytetit Kilgore. Ndërkohë, që tre pasgjerë e tjerë, mes tyre dhe vëllai i madh i dy viktimave të ndodhur në të njëjtëtin automjet, janë dërguar në spitalet lokale për trajtim të mëtejshëm.Sipas Departamentit të Policisë(Trooper) për Siguri Publike, zëdhënsit të saj Jean Dark, thuhet se :” Përplasja ndodhi në rreth orës 10:00 të mesnatës e ditës së diel. Simbas hetimeve paraprake automjeti drejtohej nga shoferia  Hava Shala, 33 vjeçe, nga qyteti Kilgore, e cila po udhëntote drejt veriut në autostradën Statet Hwy 259 – në drejtim për në veri të qytetit Henderson, kur në tentativë për të shmangur një objekt që i ka dal në rrugë, doli nga rruga dhe u përplasë fuqishëm me hekurat mbrojtës të rrugës.     Drejtuesia e automjetit Hava Shala, shtoi zoti Dark, e cila drejtonte një automjet të tipit Honda – SUV të vitit 2001, duket se për momentin e humbi kontrollin ndaj automjetit dhe e përplasi fuqishëm atë në manovër e sipër mbas hekurave, saqë minevena filloi të shkatërrohet derisa ai është kthyer disa herë në mes të rrugës.

    Hava Shala shoferia e automjetit dhe pasagjeri në sediljen e parë Bennie Shala, 37 vjeç, pas aksidentit u transferuan në East Texas Medical Center në Henderson, tha ai, duke shtuar se gjendja e Murtezait dhe të Hava Shalës së paku është aktualisht duke u përmisur.
“Përplasja është ende nën hetim,” tha Dark dhe shtoi se ky : “Raport nuk është përfundimtar” sipas tij. 
Tre pasagjerët e tjerë ishin në ulset e mbrapëme të automjetit kur ndodhi aksidenti.

 Gazeta Kligore News Herald më tej shkruan se nxënësia e klasës së 8-të  Liradone Bojkaj, 14 vjeçe, nga shkolla Maude Laird Middle School, u deklarua e vdekur e para – qysh në vendngjarje. Motra e saj, nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior Mergimtare Bojkaj, 17 vjeç, e cila kishte dalë nga makina gjatë përplasjes vdiq më vonë në një spital aty afër zonës në qytetin Tyler.
     Vëllai i vajzave, Murteza Bojkaj, 19 vjeç, edhe ai një student nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior megjithse kishte dal nga makina gjatë përplasjes, dhe u gjetë i gjallë në rrugë u transportuar në Spitalin më të afërt në Trinity Mother Frances Hospital, për trajtim, dhe mendohet së së bashku me tre të tjerët është jashtë rrezikut për jetën.
 Superintendenti i Përkohshme nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior Dennis Williams ka lëshuar një deklaratë pas mësimit të aksidentit fatal, që mori jetën e dy studenteve të reja të kësaj shkolle.
   “Ne jemi thellësisht të pikëlluar, kur kemi marrë lajmin e kombshëm në këtë mëngjes se kemi humbur dy studentet më të mirë në një aksident me automjetin e tyre natën e fundit,” tha ai. Mësuesit dhe nxënësit stafi i shkollës, sot janë duke vizituar shokët e klasës së dy vajzave, për të ngushëlluar ato për humbjen tronditëse, duke shtuar se sot të gjitha: “Zemrat tona dhe mendimet tona janë me familjen e kësaj humbje të rëndë.” tha Superintendenti i Përkohshme nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior Dennis WilliamsMurtezai, ka qenë një student i diplomuar në vitin 2011 në shkollën e mesme Kilgore High School Junior dhe ka luajtur në ekipin e futbollit të Shkollës Kilgore.Sipas një nga mësuesve të kësaj shkolle Greg Brown, një numër i studentëve, sot ditën martë kan vendosur  për të vizituar të shokun e tyre në spital, si edhe ata do të shprehin ngushëllimet pë humbjen shoqeve të klassës së tyre Mergimtare dhe Lirodona.
“Unë për vete jam thellësisht i pikëlluar me humbjen e papritur e dy vajzave kaq të mira,” tha Brown, duke shtuar se Liradona ishte një anëtare i ekipit të tenisit MLMs dhe një ndihmëse në bibliotekën e Shkollës.     Drjetori i Shkollës April Cox, u shpreh për gazetën lokale Kilgore News Herald se:”Ne jemi të pikëlluar se kanë humbur jetën dy anëtar të familjes sonë,” tha drejtori MLMs April Cox. “Gjithkush sot në qytetin tonë janë në zi për humbjen. Ato të dyja gjithmonë kishin një buzëqeshje në fytyrën e tyre dhe kan qenë me të vërtetë të respektuar në familjen e tyre dhe shoqërinë tonë” tha Cox, duke shtuar se”Lutjet tona të shkojnë të gjitha për familjen e saj.”
    Qytetarët e qytezës Kilgore në Teksas, kan hapur një fond për mbledhje mjetesh për familjen Shala dhe  Bojkaj në një xhirollogari, që është e hapur nga qytetarët dhe bëhet nëprmjet Bankës së Kilgores “Citizens Bank of Kilgore”. Banka gjendet në adresën  301 East Main St., ndërkohë, që një filial i saj ndodhet në Kilgore’s Brookshire’s në adresën 747 N. Henderson Blvd.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, tragjedi shqiptare ne Texas

Merlin Tushe në Inaugurimin Presidencial të Obamës

February 5, 2013 by dgreca

Amerika është vërtetë një ëndërr/

Nga Adi Ashiku/

Jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për amerikanët pjesëmarrja në Ceremoninë e Betimit të Presidentit të SHBA përbën një eveniment të rëndësishëm e shumë sensacional. Për të marrë pjesë në këtë ditë Inaugurimi ishte ftuar edhe e reja shqiptare Merlin Tushe.

Gjatë bisedës me miq e shokë të saj, mjekë e nëpunës të ndryshëm në spitalin Montefiore në New York, ku ajo punon, mori jo vetëm urimet e tyre por edhe në shenjë dashamirësie dëgjoi t’i thonin “ndihemi xhelozë” që je ftuar në këtë eveniment të rrallë edhe për vetë amerikanët. Merlini u ftua në këtë ceremoni si një e re që ka patur rezultate të shkëlqyera në studimet e saj gjatë viteve të universitetit.

Ajo nuk është e para, sigurisht as e fundit ndër shqiptarë që kanë marrë pjesë e do të marrin në këto festime madhështore, por fati ia solli edhe asaj në derë që këtë ditë të ishte prezente mes personaliteteve të larta të Amerikës, si politikanë, studentë të shkëlqyer, artistë, gazetarë etj.

Hyrje ekskluzive në këtë Inaugurim i ishte rezervuar vetëm studentëve dhe të diplomuarve që falë rezultateve të tyre të larta dhe arritjeve te shkëlqyera akademike ishin rradhitur në 5%-shin e më të mirëve në Amerikë e mbarë botën. Mjerë për vendin tonë për largimin  e trurit e Bravo për SHBA, që dinë të vlerësojnë njeriun –  gjeni,  duke i dhënë atë që i takon.

Shprehja e njohur amerikane “Nuk ka rëndësi nga vjen, por ku shkon e çfarë bën në të mirë të vetvetes e mbarë qytetërimit”, i përshtatet shumë edhe Merlinit, e të gjithë të rinjve që kanë treguar veten se adaptimi në tokën e re është një obligim që duhet realizuar me sukses.

Ishte një pjesëmarrje me kritere selektive, prandaj edhe SHBA kanë si parim thithjen e individit me nivel të lartë intelektual dhe vlerësojnë specifikën e tyre, studjojnë elementët nëpër universitete, kolegje, shkolla të mesme e fillore, e më pas përzgjedhin më të mirin/mirën e të mirëve, për t’i vlerësuar në të ardhmen.

Merlini me aftësitë e saj edukative jo vetëm që është shquar gjithmonë si një nxënëse e studente shumë e mirë, por është dalluar edhe si një femër me virtyte të larta në familje, shoqëri e institucionin ku punon, të cilët herë pas here e kanë vlerësuar me Çmime e Mirënjohje të ndryshme.

Ajo është edhe një muzikante e talentuar. Me violinën e saj luan në Orkestrën Simfonike të Universitetit Albert Einstein në New York, ku kanë patur rast edhe shumë shqiptarë të ndjekin koncertet ku ajo merr pjesë.

Në ditën e Inaugurimit të Presidentit Obama, (ceremonia e 57-të përsa i përket rradhës së historisë amerikane), Merlini pati rast të qëndrojë pranë me shumë artistë, njerëz të njohur të kinematografisë, apo fushave të ndryshme të shkencës e teknikës amerikane. Duke u ndodhur pranë tyre e ndjente veten vërtetë të privilegjuar që ishte pjesë e asaj shoqërie të vlerësuar e ftuar për raste vërtetë madhore.

Dita e betimit në mandatin e dytë të Presidentit Obama përkoi me 21 Janarin, që është dita e Martin Luther King Jr., liderit të shquar të Lëvizjes për të Drejtat Civile afrikano – amerikane. Pas Ceremonisë së Betimit e parakalimit tradicional të Presidentit Obama me Zonjën e Parë Michelle Obama, të ftuarit e grupit ku Merlini bënte pjesë, sipas një intenerari të përcaktuar u angazhuan në vizita në muze, në disa konferenca zyrtare e seminare politikë, ku midis të tjerëve referuan ish Governatori i shtetit të Floridës Jeb Bush, Reverend Jesse L. Jackson Sr. etj, si dhe ndoqën një mbrëmje Gala.

Moti ishte me diell por i ftohtë, e megjithatë për të ndjekur inaugurimin e Presidentit të 44 të SHBA, kishin ardhur njerëz jo vetëm nga të gjithë anët e Amerikës, por edhe nga shtete të ndryshme të botës, e megjithatë kudo vihej re rregulli e qetësia publike. Forcat e sigurisë ishin në nivelin më të lartë të tyre. Edhe vullnetarë të shumtë ishin angazhuar për mbarëvajtjen e Inaugurimit presidencial, deri tek nxënësit e shkollave të mesme. Kudo kishte kontrolle e postoblloqe, e askush nuk mund të hynte për të parë paradën në Pennsylvania Avenue të Washington, D.C. pa kaluar nëpër “skanerin” policor.

Pjesëmarrja e Merlinit në këtë ceremoni do të mbetet një eksperiencë e paharruar, si dhe realizim i vërtetë i ëndrrës amerikane.

Filed Under: Kulture Tagged With: Aida Ashiku, Merlin Tushe, ne inaugurimine presidentit, Obama

NJERZIT ME DOSJE JANË SI KUAJT’ E KARROCAVE…

February 5, 2013 by dgreca

Në 45 vjetorin e Revolucionit Kultural/ NE FOTO: LABIRINTET E PAFUND TË DOSJEVE NË SHQIPNI

Nga Fritz RADOVANI/ Të gjitha perpjekjet e një shteti komunist porsa merr frenat e drejtimit në dorë janë që me pasë një rrjetë sigurimi sa ma të madh dhe me sa ma shumë njerzë, që kanë nenshkrue me dashje apo me dhunë bashkpunimin e tyne me organet e diktaturës dhe të shpifjes antinjerzore. Kur kam pyet në vitin 1992 një shkodran Mark Uli, komunist i vjeter, që kishte ba disa deklarata nder gjyqe të viteve 1945 – 46, kunder bashkqytetarëve të rijë në moshë që nuk kishin la as duert e tyne me gjak por u pushkatuen, si shpjegohet që ju keni kerkue pushkatimin e tyne, më asht pergjegjë: “Ishte ajo kohë që nuk kemi pa me sy ma larg se deri tek maja e hundës!”

            Kur ende partia komuniste ishte në ilegalitet ajo angazhoi antarët e saj në sigurimin e shtetit, të njohuna organet e ndjekjes, në frontin demokratik, prej të cilëve shumica u pushkatuen. Ata që u zgjodhën deputetë u konsideruen tradhëtarë, e në fakt shumica e tyne ashtu ishin, mbasi kur kerkohej nderhymja e tyne per me u dorzue ndonjë qytetar që ishte arratisë nder male, gati të gjithë u kapen nga forcat e ndjekjes se “shokët deputetë” njoftonin vendin e ndodhjes së tyne.

            Vendet ku rekrutoheshin rinia apo të arrestuemit në sigurimin e shtetit ishin të shumta, tue fillue nga aksionet e hapjes së rrugëve, hekurudhave, shkollave e teknikumeve, ushtrisë dhe vendeve të preferueme të punës, e deri vonë nder disa fakultete të zgjedhuna nder shkolla të nalta e universitete. Ndersa me të arrestuemit ishte kushti i parë per dënime të “lehta”. Një nga pikat e dyshimta ku janë njollosë shumë shqiptarë asht kenë zona kufitare, pa hy me folë per marrveshjet e sigurimit shqiptar me organet e spijunazhit të shteteve fqinjë. Një fushë kaq e gjanë rrekrutimi agjentash me një veprimtari të panderpreme 47 vjeçare, ka sjellë sot tek ne një shtet pa kolonë vertebrale, të pafuqishem me qendrue as nder karroca handikapesh, mbasi i duhet me u ruejtë edhe nga fluturimi i një insekti që asht tue ngordhë mos ta kafshojnë si “hakmarrje” e veprave të tyne kriminale, që u dalin para syve në të gjitha anët e vendit, madje deri nder varreza…

            Tue perjashtue veprat terroriste të organeve të diktaturës, mbas tyne njerzit ma damsjellës të shoqnisë shqiptare kryesisht nder institucione, qendra pune e fabrika apo kooperativa dhe ferma bujqësore, janë kenë sekretarët e partisë e mbas tyne drejtorët, të cilët angazhonin me krye këto vepra jo vetem operativët e sigurimit të kudondodhun, por dhe brigadierët e turneve.

            E gjithë veprimtaria e tyne permblidhej në “Dosje”…të shefave të kuadrit, të ushtrisë, të degës së mbrendshme, të hetuesisë, të kryetarit të degës, të gjykatave, të arkivit ministrisë së mbrendshme, të gjykatës së naltë, të kuvendit popullor dhe e “njoftimeve personale të shokut komandant Enver Hoxha”, ku mbyllej “cirku” i terrorit dhe i masakrave, me dekorimin dhe urdhnat që u jepeshin vrasësve ma të “dalluar” në sherbim të krimit nga PKSh, apo PPSh…

            “Dosja” sot mbetet e mbyllun! Ajo nuk hapet se vneri i tyne, i shpifjeve dhe i krimeve ma të pergjakuna mbulon rrugat e ndertesat ma të flliquna ku kurdiseshin këto vepra makabre.

            “Dosja” sot i paraprinë zgjedhjeve, vendeve të punës e deri tek “ma të respektuemit” që ndodhen nder zyret e bizneseve në marrdhanje me të huejtë… ju lutem mos u ngatrroni me shumë nga punojsit e ambasadave, të cilët kanë edhe një dosje ma shumë: “Në sherbim të shtetit huaj…”

            Nder komunistët e vjeter “Dosja” e Ramiz Alisë asht ma e mbushuna me dollarë e euro, mbas tij vijnë zevendsit e bashkpuntorët e tij…që “nuk varen më nga kobra Nexhmije Hoxha.”, mbasi asht plakë dhe ka frikë se vdes pa e ngranë pasuninë e vume me “djersen e ballit”…

            Po mbas saj kush mujt me ia kalue këta njëzetedy vjetë? – Janë jo pak në gara…

            Me ia kalue asht e vështirë. Ajo dhe grueja e Komeinit janë ma të pasunat në Botë!

            “Dosjet” e tyne janë nen peshen e randë të disa tonelatave të arit… Kanë me ngordhë edhe dy a tre breza të tyne pa dijtë ku i kanë “as dosjet e bankave nderkombëtare”, mbasi per tjera nuk po pyet ma kush. Krimet janë “harrue”, se sigurisht u mbyllet goja me nga një çek edhe shumë “institucioneve” nderkombëtare, që po “plasin” me i hapë “Dosjet” e krimeve të komunizmit!

            Vetem me dashtë me hapë “Dosjet” e kriminelave shqiptarë, do ti duhej atyne që do të kerkonin me i lexue ato, me ua lirue Selinë e O.K.B., e nuk dij a ua nxen…me çka asht ba tek ne.

            E pra, mjaft prej “Dosjeve” i “kemi zhdukë” per mos me zanë zyret me to. Një pjesë e mirë që punuen per zhdukjen e tyne, sot betohen: “Le të dalë një dhe të thotë se unë kisha dosje, isha sekretar partie, po nuk i kam bërë një të keqe njeriu…I bëri kujt partia ynë një vrasje apo burgosje? Kurrë! Punuam në hetuesi apo në Kuvendin Popullor, në gjykata apo prokurori, firmuam ndonjë pushkatim, po “ata” ishin armiqë, e meritonin, e di gjithkushi!..”

            “Sot kemi të tjera probleme”…Kaloi 100 vjetori i Pavarsisë, tashti duhet të mendojmë per votimet, si do ti organizojmë “fitoret” të gjithë bashkë, të lidhun e të bashkuem dhe me “armiqtë” tanë, duhet me e thanë haptas nga pushtuesit turq apo sllavë neve dhe “partisë sonë” (atëherë dhe sot) “nuk na erdhi ndonjë e keqe…” Mendojnë me vete!

            Asht dhe “frika” se në atë ecjen e tyne disi të veçantë njerzit me “dosje” kanë pasaporta, patenta, automjete, motorra, aeroplana…tunele, bunkera…anije, motoskafe, dekorata, çmime…

            Nuk ka mbetë emen i nderuem e i pa nderuem pa u ba “dekoratë” apo “çmim nderi”…

            Të maskohesh me “lirinë artistike” për me provokue opinjonin asht krim fund e krye.

            Nuk ka mbetë “prof. dr. e akademik” i vjeter e i ri pa shkrue një gja per një tjeter…

            Tue fillue nga politikanët pothuej të gjithë janë ba shkrimtarë, artistë e biznesmenë…

            Shumica e tyne duken sikur merren me art e letersi...ecin të marrakotun tue mendue si të “krijojnë” vepra letrare, teatrale, tv., filmike, monumente, etj. Sigurisht, vazhdojnë mashtrimin e vjeter tue shkrue sot të kunderten e asaj që kanë shkrue dje, po tue e modifikue dhe tue ruejtë në shkrimet e tyne po ata cilësi të dobta të karakterit e të moralit të vet, që i dhanë bashkë me helm pa u kursye per 50 vjet Rinisë dhe gjithë Popullit Shqiptar. Vetem në Shqipni ndigjohet shprehja: “Vertetë e kam shkruar...por kam dashur të them...”. Sikur ajo që asht shkrue nuk thotë “asgja”.

            A kemi shumë të tillë në Shqipninë “demokratike”? – Koha po tregon se po!

            Ata janë si kuajt e karrocave…Shikojnë vetem “punen” e vet! Mos i pritni rrugen!

            Kujdes! E mundohuni, mos me i mbetë në “kujtesë” të tyne po, dhe as me ua kujtue “Fjalimin Programatik të 6 shkurtit 1967”, dita ma e zezë per të gjithë Popullin Shqiptar!!

 

            Melbourne, Shkurt 2013.

Filed Under: Opinion Tagged With: Australi, Fritz radovani, Meburn, Njerzit me Dosje

PRINCI LEKA II FITON TE DREJTEN E PRONAVE

February 5, 2013 by dgreca

Leka Zogu II fiton të drejtën ligjore për të kërkuar kthimin e pronësisë/

Leka Zogu II, i njohur si Princ Leka, fiton të drejtën ligjore për të kërkuar kthimin dhe kompensimin e dy pasurive të familjes së tij, një prej të cilave është Pallati i Brigadave.
Me pretendimin se janë pronë e gjyshit të tij, Mbretit Zog, dhe se deri tani e ka pasur të pamundur ta kërkojë këtë të drejtë, Leka Zogu II i është drejtuar Gjykatës në janar 2013. Pak ditë më parë togat e zeza kanë pranuar kërkesën e Princ Lekës për rivendosje në afat të kërkesës së tij drejt Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për këto prona.
Sipas vendimit të Gjykatës, pronat në fjalë janë dy pasuri të paluajtshme, të njohura si “Pallati i Princeshave”, sot Biblioteka e Librit të Huaj, si dhe “Pallati Mbretëror”, sot Pallati i Brigadave, njoftojnë mediat në Shqipëri.
Në vendimin e shpallur më 25 janar nga gjyqtarja Blerona Hasa, thuhet se kërkuesi, Princi Leka, nuk ka pasur mundësi të kërkonte më parë kthimin dhe kompensimin e pronës, pasi nuk zotëronte dokumentet e pronësisë.
Sipas vendimit, këto dokumente trashëgimtari i vetëm i familjes mbretërore i ka “shtënë në dorë” vetëm pas datës 17 janar 2013. Referuar ligjit përkatës, ish-pronarët mund t’i drejtoheshin AKKP-së deri më datë 31 dhjetor 2008. Pas kësaj date e drejta për të depozituar kërkesën mund të bëhej vetëm nëpërmjet gjykatës.

Filed Under: Kronike

PER HERE TE PARE NE NJE ART FAIR PRESTIGJOZ MERR PJESE DHE NJE GALERI BASHKOHORE SHQIPTARE

February 5, 2013 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/

Ne qytetin e Milanos këto dite është duke u zhvilluar një nder evenimentet me shik dhe me prestigjioze te artit bashkohore, janë te ftuar galeritë me te mira te artit si Massimo De Carlo, Annarumma, Continua, in Arco,Minini etj,pra galeritë me prestigjioze italiane, ne këtë event është e ftuar dhe galeria shqiptare me qender ne Vlore dhe e drejtuar nga Artan Shabani, galeria Promenade e cila do prezantoje nje grup artistesh shqiptar dhe nje artist te ftuar me origjine arbereshe.Projekti eshte kuruar nga Artan Shabani dhe do te jete alestuar ne standin e art fai i cili do jete ne palazzo giachio te Milanos.Art Fair eshte e drejtuar nga Giancarlo Politi i fili eshte edhe fondatori i Flash Art, revista me prestigjoze ne Europe per artin bashkohore, Politi eshte edhe kuratori e drejtuesi i pare ne bienalen e Tiranes, gjithashtu nga Flash Arti dhe nga Politi kane dale kuratore si MAssimigliano Gioni i cili do jete drejtori i bienales se Venezias-2013, Francesco Bonami, dhe artist si Maurizio Catelan, Marina Abramoviç, etj.Një ngjarje e mrekullueshme për qytetin e Milanos: 55 ekspozita e artit bashkëkohor, të propozuara nga më të rëndësishme të galerive të artit italian me zgjedhjen kuratoriale të lartë Flash Artit, së bashku me vendndodhjen ekskluzive dhe e pazakontë e Pallatit , për një fundjavë do ti kushtojnë artit.Kjo është sfida e Giancarlo themeluesit dhe redaktor politik i Flash Artit, revista kryesor për artin bashkëkohor në Itali dhe në botë që ka arritur të sjellë së bashku të gjithë protagonistët kryesore të sotme, duke ofruar publikut një përzgjedhje e mrekullueshme kuratoriale cilësi të lartë, artit bashkëkohor.Të premten e shtunë 8 9 dhe të dielën, më 10 shkurt, vizitorët do të kenë qasje të lirë në Event Art Flash, hyrja është e lirë qëllimisht, e projektuar posaçërisht për të sjellë në galeritë publike jo vetëm profesionistë, por edhe një haraç të qytetit i Milanos në marrëdhëniet e tij të ngushtë dhe intriguese me artin bashkëkohor.Një fundjavë të gjallë, gumëzhimë, karakterizohet nga surpriza, risi, takime: galeritë më proaktive, artistët më të mira në zhvillim apo tashmë të famshme, kuratorë dhe kritikët vetëm më të ndjeshme dhe të përgatitur në skenën sot, mbledhësit më të kujdesshëm.Jo vetëm galeritë brenda në shtëpi në Pallatin Ice ju mund të vizitoni ekspozitën e organizuar nga studentët e Nebe (Neë Akademia e Arteve të Bukura në Milano) konceptuar dhe kuruar nga Marcello Maloberti, Igor Muroni dhe Arianna Rosica. Një mundësi e madhe për të dy Nebe studentëve, për t’u bashkuar me përsosmërinë e artit, dhe vizitorët, ngacmohem nga ajo që do të jenë propozime të reja nesër.Flash Arti ka qenë gjithmonë një udhëheqës në risi dhe e specializuar në krijimin e ngjarjeve të suksesshme të tilla si vitin ’93 Aperto Bienales Venecias (i cili pa debutimin e Damien Hirst, Maurizio Cattelan, Mattheë Barney, John Currin, Felix Gonzalez- Torres) Bienalja e Tiranës në vitin 2001, dhe që nga viti 2003 la Biennale i Pragë, festivali më i madh në Evropën Lindore, tani na prezanton me një krijesë të re dhe inovative që dëshiron për të bërë shenjën e tyre në Milano dhe Italia: Event Flash Art.

Filed Under: Kulture Tagged With: art Fair, Galeria bashkohore, Gezim Llojdia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT