Dy motra14 dhe 17 vjeçe mbetën të vdekura në aksident.Vëllai i madh, dhe dy të tjerë mbeten të plagosur dhe u shtruan në spital/ Nga Beqir SINA/
KLIGORE – TEXSAS : Sipas gazetës Kligore News Herald : Liradona Bojkaj dhe Mërgimtare Bojkaj që të dyja studente nga shkolla e pavarur Kilgore Independent School District, mbetën të vdekura në një aksident ditën diel në Teksas. Ngjarja tragjike që mori jetën e dy vajzave fare të reja nga Kosova, me banim në Teksas, ndodhi kur u përplasen me automjetin e tyre në jug të autostradës State Hwy. 259 afër qytetit Kilgore. Ndërkohë, që tre pasgjerë e tjerë, mes tyre dhe vëllai i madh i dy viktimave të ndodhur në të njëjtëtin automjet, janë dërguar në spitalet lokale për trajtim të mëtejshëm.Sipas Departamentit të Policisë(Trooper) për Siguri Publike, zëdhënsit të saj Jean Dark, thuhet se :” Përplasja ndodhi në rreth orës 10:00 të mesnatës e ditës së diel. Simbas hetimeve paraprake automjeti drejtohej nga shoferia Hava Shala, 33 vjeçe, nga qyteti Kilgore, e cila po udhëntote drejt veriut në autostradën Statet Hwy 259 – në drejtim për në veri të qytetit Henderson, kur në tentativë për të shmangur një objekt që i ka dal në rrugë, doli nga rruga dhe u përplasë fuqishëm me hekurat mbrojtës të rrugës. Drejtuesia e automjetit Hava Shala, shtoi zoti Dark, e cila drejtonte një automjet të tipit Honda – SUV të vitit 2001, duket se për momentin e humbi kontrollin ndaj automjetit dhe e përplasi fuqishëm atë në manovër e sipër mbas hekurave, saqë minevena filloi të shkatërrohet derisa ai është kthyer disa herë në mes të rrugës.
Hava Shala shoferia e automjetit dhe pasagjeri në sediljen e parë Bennie Shala, 37 vjeç, pas aksidentit u transferuan në East Texas Medical Center në Henderson, tha ai, duke shtuar se gjendja e Murtezait dhe të Hava Shalës së paku është aktualisht duke u përmisur.
“Përplasja është ende nën hetim,” tha Dark dhe shtoi se ky : “Raport nuk është përfundimtar” sipas tij.
Tre pasagjerët e tjerë ishin në ulset e mbrapëme të automjetit kur ndodhi aksidenti.
Gazeta Kligore News Herald më tej shkruan se nxënësia e klasës së 8-të Liradone Bojkaj, 14 vjeçe, nga shkolla Maude Laird Middle School, u deklarua e vdekur e para – qysh në vendngjarje. Motra e saj, nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior Mergimtare Bojkaj, 17 vjeç, e cila kishte dalë nga makina gjatë përplasjes vdiq më vonë në një spital aty afër zonës në qytetin Tyler.
Vëllai i vajzave, Murteza Bojkaj, 19 vjeç, edhe ai një student nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior megjithse kishte dal nga makina gjatë përplasjes, dhe u gjetë i gjallë në rrugë u transportuar në Spitalin më të afërt në Trinity Mother Frances Hospital, për trajtim, dhe mendohet së së bashku me tre të tjerët është jashtë rrezikut për jetën.
Superintendenti i Përkohshme nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior Dennis Williams ka lëshuar një deklaratë pas mësimit të aksidentit fatal, që mori jetën e dy studenteve të reja të kësaj shkolle.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar, kur kemi marrë lajmin e kombshëm në këtë mëngjes se kemi humbur dy studentet më të mirë në një aksident me automjetin e tyre natën e fundit,” tha ai. Mësuesit dhe nxënësit stafi i shkollës, sot janë duke vizituar shokët e klasës së dy vajzave, për të ngushëlluar ato për humbjen tronditëse, duke shtuar se sot të gjitha: “Zemrat tona dhe mendimet tona janë me familjen e kësaj humbje të rëndë.” tha Superintendenti i Përkohshme nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior Dennis WilliamsMurtezai, ka qenë një student i diplomuar në vitin 2011 në shkollën e mesme Kilgore High School Junior dhe ka luajtur në ekipin e futbollit të Shkollës Kilgore.Sipas një nga mësuesve të kësaj shkolle Greg Brown, një numër i studentëve, sot ditën martë kan vendosur për të vizituar të shokun e tyre në spital, si edhe ata do të shprehin ngushëllimet pë humbjen shoqeve të klassës së tyre Mergimtare dhe Lirodona.
“Unë për vete jam thellësisht i pikëlluar me humbjen e papritur e dy vajzave kaq të mira,” tha Brown, duke shtuar se Liradona ishte një anëtare i ekipit të tenisit MLMs dhe një ndihmëse në bibliotekën e Shkollës. Drjetori i Shkollës April Cox, u shpreh për gazetën lokale Kilgore News Herald se:”Ne jemi të pikëlluar se kanë humbur jetën dy anëtar të familjes sonë,” tha drejtori MLMs April Cox. “Gjithkush sot në qytetin tonë janë në zi për humbjen. Ato të dyja gjithmonë kishin një buzëqeshje në fytyrën e tyre dhe kan qenë me të vërtetë të respektuar në familjen e tyre dhe shoqërinë tonë” tha Cox, duke shtuar se”Lutjet tona të shkojnë të gjitha për familjen e saj.”
Qytetarët e qytezës Kilgore në Teksas, kan hapur një fond për mbledhje mjetesh për familjen Shala dhe Bojkaj në një xhirollogari, që është e hapur nga qytetarët dhe bëhet nëprmjet Bankës së Kilgores “Citizens Bank of Kilgore”. Banka gjendet në adresën 301 East Main St., ndërkohë, që një filial i saj ndodhet në Kilgore’s Brookshire’s në adresën 747 N. Henderson Blvd.