• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2013

VATRA ËSHTË FRYMË, ËSHTË IDE…

April 23, 2013 by dgreca

Është fryma për ndërgjegjësimin e Kombit. Është idea, ideali për bashkimin e tij./

 Nga Hektor Zotaj*/

Në librin”The Albanian Struggle in Old World and New” shkruar nga Federal Writes Project në vitin 1939, në faqen 84, shkruhet:”Created the first cultur The Albania that in Europe, gave birth to Greak mythology, produced Pyrrhus, Alexander the Great, supliod Roma with illustrious emperors, Saved the Europe from the Turk, and made possible Greek emacipation”.

Ç’gjë madhështore! Të huajt me kulturë të lashtë e të gjërë, na vlerësojnë më shumë nga ç’kemi vlerësuar ne veten që jeta na kish bërë të mos e dinim.

Në 100 vjetorin e Vatrës, vitin e kaluar,  iu vu vula veprës madhore, që ajo bëri për Kombin, që nga krijimi i saj.

Kuvendi që po mblidhet me 27 prill 2013, do të bëjë që Vatra të shpjerë gjithnjë më përpara punën për Kombin.

Vatra, siç është për të gjithë e ditur,  është një bashkim vullnetarësh këtu në Amerikë i shqiptarëve patriotë, më të përkushtuar, më të sakrificës për Kombin. Ata kanë ndërtuar jetën me punën e tyre të ndershme e të suksesshme, dhe një pjesë të madhe të kësaj jete e kanë vënë pa ndërprerje në dispozicion të Vatrës, të Kombit. Ata i kushtojnë Vatrës kohën më të madhe, duke i marrë i borxh kohës së punës, kohës për të qëndruar me familjen, kohës së pushimeve. Ata e mbajnë Vatrën me shpenzimet e tyre, sërish duke i hyrë në pjesë të ardhurave familjare.

Vatra nuk është Fondacion i mirëfilltë, nuk ka asnjë subvencion, nuk është institucion administrativ, nuk ka rrogëtarë, por është një Institucion Kombëtar. Nga këto veçanti, ajo është vërtetë një fenomen i rrallë për shqiptarët kudo që janë si dhe për vendet dhe kombet e huaja.

Federata Panshqiptare e Amerikës në fakt është “një pikë takimi”, “një vend takimi” për Kombin shqiptar nga e gjithë vendndodhja, shtrirja e shpërndarja e tij.

Historia dhe vlera e saj  për Kombin është e pa çmuar.

Vatra është frymë, është ide! Është fryma për ndërgjegjësimin e Kombit. Është idea, ideali për bashkimin e tij. Një Komb-Një Shtet!-që bota nuk ka pse ia mohon, siç e provon vetë me fakte historike-që ashtu ka qenë.

Vatra 101 vjet në aktivitet të pandërprerë me shtetin shqiptar, me trojet e shqiptarëve në dheun e tyre brenda shteteve të huaja, me ata në diasporë anë e mbanë rruzullit.

Në këta 20 vjetët e fundit, Fryma për Kombin po i kapërcen pengesat e vëna nga koha dhe po merr formën që meriton.

Vatra ka një pozitë të veçantë  që e bënë atë  ndërlidhësen kyçe për Kombin. Ajo qe garancia 100 vjeçare dhe mbetet besnike e patundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, faktorit vendimtar për njohjen e Kombit shqiptar dhe Formimin e Shteteve Shqiptare.

Ajo, Vatra, është brenda dhe pjesë e shtetit amerikan, ura e parë më e afërt. Për pesëdhjetë vjet, shtetet që kishin uzurpuar Kombin tonë ishin armike të Amerikës Vatra ishte fizikisht e paprekshme dhe gjithëmonë e pa penguar në rrugën e saj për mbrojtjen dhe shërbesën ndaj Kombit. Këtë detyrë Federata Panshqiptare e Amerikës  e ka kryer me besnikëri.

Me degën e saj në Washington ajo është prezent në kryeqytetin që bën politikën botërore, duke qenë kështu sensori për Kombin tonë.

Me qenien e saj nuk ka asnjë krahasim tjetër. Për një qind vjet bërthama e saj nuk është përzier në asnjë intrigë politike, në asnjë lloj partie, në asnjë spekullim ideologjik dhe në asnjë ngatërresë tjetër kundër Kombit. Ajo qe dhe mbetet e pastër si kristali në moralin e saj.(Te plote e lexoni ne Diellin e printuar)

*Autori është anëtar i degës së Vatrës në Uashington

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Hektor Zotaj, ide, Vatra eshte fryme

Përsëri fjala e ditës është INKUIZICIONI

April 23, 2013 by dgreca

Kur inkuizicionet e pushteteve u japin jetë studimeve/

Nga Arjan Th. Kallço*/

Ndonjëherë do të mjaftonte një tufë me ese’ të motivuara mirë, të goditura dhe të bazuara në arsyetime racionale dhe me fakte, që të kuptosh fajin e madh të inkuizicioneve përballë asaj shtrese studiuesish dhe intelektualësh të cilët sakrifikojnë gjithçka për t’i dhënë dritë jo vetëm të shkuarës, por edhe të ardhmes. Rruga e një studiuesi nuk është kurrë e lehtë, i pëmban në vetvete sukseset dhe dështimet, këto për një sërë faktorësh objektivë dhe subjektivë të vetë zhvillimit, apo siç duhet të shprehemi në rrugën e mundimshme të njohjes. Jeta – kot nuk e thonë – është luftë, pra një luftë me shumë beteja ku ajo më e forta dhe më e madhja është beteja me shoqërinë në të cilën jetojmë. Por historia e mendimit dhe e dijes na tregon se disa lloj pengesash janë të kuptueshme dhe nuk varen nga faktori njeri. Problemi qëndron pikërisht me qëndrimet e anëtarëve dhe komunitetet që mbajnë ndaj njohjes. Në shekuj ato kanë marrë emra nga më të ndryshmit, por një e vërtetë e madhe mbetet, kanë qënë pengesa artificiale për qëllime të caktuara. Çdo etapë e shoqërisë njerëzore krahas progresit ka pjellë edhe regresin ose siç mund ta quajmë me një fjalë censurën, si dy të kundërta që shpesh nuk duhet të jenë të domosdoshme ndaj njëra-tjetrës. Nëse duhet ta vështrojmë thjesht në këtë aspekt nuk do të kishte ndonjë gjë të keqe, pasi diçka mund të ndalet që të verifikohet dhe më pas t’i jepet e drejta të shpallet mes shumë të vërtetave që sot ka bota. Por fjala merr nuanca të tjera, nëse kalojmë tek inkuizicioni. Procese të pafund gjykimesh, shpesh me shpifje apo trillime skutash dhe më pas verdikte që të revoltojnë dhe të ngjallin urrjetje për nga mënyra sesi përfundojnë. Kjo fjalë nuk i është ndarë kurrë progresit kudo qofshin heretikët e të vërtetave apo blasfemive që tronditin themelet e strukturave të ngritura mbi bazën e inkuizicionit. Mesa duket inkuizicionet nuk kanë shumë ndryshim në botë, janë po ato legjenda të zeza, që nën sundimin e tyre të gjatë e kanë ndryshur dhe sakatosur mendimin e lirë, zbulimet shkencore, arritjet. Të jetë një lloj zilie, vallë? Po në kohët moderne a do të kishte logjikë inkuizicioni? Dy pyetje që shumë studiues u japin edhe përgjigje të ndryshme, në vartësi të njohjeve, dijeve apo fakteve të ndryshme, por mbi të gjitha të interpretimeve që u bëhen. Secili prej studiuesve do të ishte në gjendje që të pozicionohej lidhur me inkuizicionet, por të bindur se shumë të tjerë do të pranonin edhe heshtjen, kompromisi më i rrezikshëm me veten dhe me shkencën, vetëm e vetëm që të mos i hapnin telashe vetes. Një lloj inkuizicioni është edhe realiteti shqiptar i sotëm kur në këto dy dekada ka vepruar me bekimin e vetë politikës, pa kursyer askënd. Këto janë disa mendime që lindin dhe do të lindnin në mendjen e secilit prej nesh, nëse do t’i lexonte disa përmbledhje me ese’, të Xhon Tedeskit, me tituj shumë domethënës : Intelektualë në mërgim dhe Nga inkuizicioni romak tek fashizmi. Cila është lidhje midis mërgimit dhe inkuizicionit? Shumë e thjeshtë për ta kuptuar, pasi është inkuizicioni ai që i shtyn mendjet e ndritura të një kombi të largohen nga vendi i tyre. Sipas një gazetari Italian, mërgimi për Tedeskin ishte një përvojë personale, para se të bëhej objekt studimi. Italia u zhduk nga horizonti i tij, kur ishte fëmijë, në vjeshtën e vitit 1938 dhe kur u nis me familjen nga Gjenova për në Amerikë në anijen Vulkania: e njëjta anije që çoi në Amerikë Pol Oskar Kristelerin, edhe ai mërgimtar, sepse kishte origjinë izrailiane. Një retrospektivë e pranueshme që një mërgimtar i inkuizicionit fashist, shkruan për një mërgimtar tjetër. Tedeski rishkruan në librin e vet për vitet që kaloi Kristeleri në Itali, nga viti 1933-1939, dhe përshkruan me detaje se me sa zell policia italiane e përgjoi dhe regjistroi ditë pas dite “lëvizjet e profesorit paqësor gjerman”. Thuajse ka një logjikë që i lidh inkuizicionet, i njëjti efiksaitet dhe marrëzi prej burokratësh edhe për Tedeskin, ushtrimin e dhunimit për shkaqe false. Tedeski u detyrua ta ndryshonte emrin në Xhon dhe sipas historisë së jetës së tij, për shërbimet që i bëri atdheut, ky i fundit iu gjend pranë në ditë të vështira. Gjithkush në këtë pikë nëse do t’i kërkohej ta shkruante historinë, do ta dëshironte ta përmbyste dhe t’i referohej restos që i duhej kthyer inkuizicionit dhe që mishërohet tek fjala hakmarrja. Mençuaria është më sublime se inkuizicioni, prandaj hakmarrja e tyre, e Kristelerit dhe e Tedeskit, ishte sipas shprehjes “goditje me pambuk”, bujare, saqë u duk më e rafinuara e mizorive: e gjithë vepra e tyre, e barabartë me mërgimtarët e viteve ‘500, e bëri të njohur Italinë në botë, si dhe trashëgiminë më të lartë intelektuale – shkruan gazetari. Inkuizicioni fetar për shekuj ka qënë padyshim më i pamëshirshmi dhe më i tërbuari, por nuk mbeten pas edhe forma të reja që lindën më vonë, si p.sh ai mbretëror, perandorak, shtetëror etj. A ka edhe sot gjurmë të inkuizicionit? Nuk ka njeri, qoftë dhe një i vetëm që ta mohojë këtë të vërtetë, por tani nuk mban vulat në pergamena apo dyllin e derdhur sipër, por disa lloje të tjera vulash, herë të njoma e herë të thata. Por përsëri inkuizicion quhet dhe ai shqiptar është i një lloji tepër të veçantë. I kthehemi restos së dy mërgimtarëve dhe nuk mund të imagjinohet një rast më i mirë që të zbatohet,  mbi gjykatën e së shkuarës, hakmarrja e një dënimi  pa apelim të gjykatës së historisë. Aq më tepër se ekzistonte një prirje e përgjithshme që ta konceptoje historinë e Inkuizicionit fetar si një legjendë të zezë, e ndërtuar me tortura dhe turra drush. Por ajo që bëri Tedeski ishte krejt ndryshe – vazhdon gazetari. Ndërsa në Itali po binte perdja e censures, veprat e Dantes, Bokaços, Makiavelit, Guiçardinit, Pomponacit dhe shumë të tjerëve – shkruan Tedeski – panë dritën në sajë të bashkëpatriotëve të tyre jashtë shtetit. Por në Itali sot flitet për një tjetër lloj mërgimi, i lidhur me pamundësinë që shumë studiues të rinj ta shprehin talentin e vet në atdhe, prandaj detyrohen që të largohen, të arratisen në ndonjë parajsë të stimulimit të talentit të tyre që mban emrat e disa shteteve lider, si Amerika, Gjermania, Franca etj. Po tek ne kush e di numërin e saktë të viktimave të inkuizicionit demoktatik? Janë të shumtë ata që e lanë atdheun dhe u larguan, ndoshta përgjithmonë, e pra detyrën ndaj tij e kishin bërë, por atdheu nuk e kreu deri në fund misionin e vet. Përsëri fjala e ditës është INKUIZICIONI.

* Autori eshet pedagog ne Universitetin “Fan S Noli” ne Korce, bashkepunetor i rregullt i Diellit

Filed Under: Kulture, Opinion Tagged With: Arjan Th Kallco, censura, Inkuizicioni

ZYRTARE: ALBIN KURTIT I REFUZOHET VIZA PER NE AMERIKE

April 23, 2013 by dgreca

Albin Kurtit nuk po i lëshohet viza për të shkuar në Amerikë. Ai kishte planifikuar të vizitonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Visar Ymerin, i cili tashmë ndodhet në Washington. Zyrtarët e VV-së kanë thënë se ende s’kanë marrë përgjigje për refuzimin e vizës, ndërsa Ambasada Amerikane në Prishtinë ka thënë se nuk komenton për rastet individuale. Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit i është refuzuar përsëri viza për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti bashkë me Shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes kishte planifikuar të shkojë në Amerikë në fund të këtij muaji për t’u takuar me shqiptarët në Washington.

Deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka shkuar në Amerikë, ndërsa Kurti ka vazhduar të qëndroj në Kosovë.

Ambasada Amerikanë në Kosovë nuk ka komentuar rastin e Kurtit me arsyetimin se e kanë të ndaluar të flasin për rastet individuale.

“Ambasada nuk komenton lidhur me rastet individuale të vizave”, ka qenë përgjigja e Ambasadës.

Sidoqoftë, zyrtarët e Vetëvendosjes kanë thënë se ende s’kanë marrë përgjigje zyrtare prej Ambasadës Amerikane në Shkup se Albin Kurtit i është refuzuar viza për në SHBA. Por, Ambasada e SHBA-së në Maqedoni nuk iu ka dhënë shpresë se do t’iu kthej përgjigje pozitive.

“Përgjigja e Ambasadës pas aplikimit ka qenë që aplikacioni i Albinit “do të kalojë nëpër procedurat e nevojshme administrative shtesë, aplikacioni do të mbetet në pritje deri sa të kemi përgjigjen përfundimtare”. Ata gjithashtu kanë thënë që “do të përpiqemi të procedojnë me aplikacionin sa më parë që dorëzohet, por nuk mund të themi sigurt që do të miratohet dhe nëse miratohet, nuk mund të themi se kur është gati”, thuhet në përgjigjen e Lëvizjes Vetëvendosje, të martën.

Ndryshe, Albin Kurtit nuk i ishte mundësuar ta vizitojë Amerikën edhe në dhjetor të vitit 2011 pasi nuk ia patën dhënë vizën.

Në Vetëvendosje kanë thënë se s’kanë ende përgjigje negative as për vitin 2011.

“Ambasada e SHBA-së në Shkup nuk ia ka refuzuar vizën Albin Kurtit më 14 dhjetor 2011, thjesht nuk kemi ende përgjigje nga ana e tyre, pasi që sipas tyre janë duke e shqyrtuar dhe kur të kenë përgjigje do të na lajmërojnë”, ka thënë Erzen Vraniqi, sekretar i Zyrës për Media në Vetëvendosje.

Vraniqi ka treguar se Albini ka aplikuar për vizë në Ambasadën e SHBA-së në Shkup me ftesë të Voice of America nga Elez Biberaj dhe The Rockefeller Brothers Fund.

“Me ç’rast është ftuar nga të dyja këto në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aktivitetet në të cilat është ftuar fillojnë me 7 maj 2013 e përfundojnë me 15 maj 2013”, thuhet në përgjigjen e Vraniqit.

Lëvizja e Albin Kurtit ka pasur disa herë konfrontime me zyrtarët amerikanë që kanë shërbyer në Kosovë. Madje, Ambasadorja e re amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson pati denoncuar Liderin e Vetëvendosjes se ka parë një letër tjetër kërcënuese të Albin Kurtit ndaj ish-Sekretares Albright.

“E kam parë edhe letrën që ai (Albin Kurti) ia kishte dërguar znj. Madeleine Allbright, shefes sime të mëhershme, ku ai kërcënonte se bashkë me miq e familjarë do të ballafaqohej me të në rrugë, nëse ajo do të vinte në Kosovë”, kishte thënë Ambasadorja Jacobson, më 11 dhjetor të vitit 2012.(Kortezi: Bota Sot)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti, jo vize, per ne amerike

Kisha ortodokse serbe tronditet nga skandali seksual

April 23, 2013 by dgreca

Nga Daisy Sindelar/

Kisha Ortodokse Serbe formalisht e ka shkarkuar nga detyra një peshkop të njohur 74 vjeçar, për shkak të skandalit seksual, në kuadër të të cilit janë përfshirë orgji dhe dhunime të djemve dhe vajzave të mitura. 
Ky peshkop është Vasilije Kaçavenda, që ka shërbyer në qytetet Tuzlla dhe Zvornik në Bosnjë e Hercegovinë.Para një muaji ai ishte tërhequr nga detyra e tij kishtare, për shkak të dyshimeve në rritje se kishte shfrytëzuar pozitën e vet për organizimin e orgjive të shpeshta dhe kishte dhunuar djem dhe vajza të mitura.
Kisha Ortodokse Serbe e ka miratuar dorëheqjen e tij, pasi këtë javë janë publikuar videot në të cilat ai duket të jetë përfshirë në aktivitete seksuale me djem të rinj.
Vendimi i Sinodit të Shenjtë të kësaj kishte që ta pranojë dorëheqjen e tij duket se është pranimi i parë i pakënaqësisë në Kishën Ortodokse Serbe me akuzat e tmerrshme, që më tepër do t’i përkisnin një gjykate të perandorit Caligula se sa Dioqezës Ortodokse.
Bojan Jovanoviq, ish studenti i teologjisë në Bijelinë të Bosnjë Hercegovinës, ku ishte selia e Dioçezës së peshkopit Kaçavenda, thotë se ai e kishte parë një numër të orgjive të organizuara nga peshkopi 74 vjeçar, në të cilat kishin marrë pjesë edhe klerikët e tjerë dhe biznesmenë.
Jovanoviq thotë se zoti Kaçavenda personalisht kishte kërkuar nga ai që të gjejë fëmijë të rinjë për qëllime seksuale.
“Ata u përpoqën disa herë që të më vinin në situatë të komprometuar, ose të më tërheqin në mesin e grupit të tyre. Peshkopi, po ashtu, ka sugjeruar se unë duhet ta përdori shkollën ku kam dhënë mësim për t’i sjellë atij fëmijë deri në moshën 10 vjeç, por natyrisht se unë kam refuzuar”.
“Unë, po ashtu, isha dëshmitar kur murgjit, nga manastiret e tjera, i sillnin studentët e teologjisë, të cilët do ta kalonin natën me peshkopin. Një mëngjes, njëri prej tyre më thirri dhe më luti që ta hapja derën e dhomës së peshkopit, në mënyrë që ai të mund t’i merrte gjërat e tij”, tha Jovanoviq.
Peshkopi Kaçavenda kishte tërhequr interesimin e opinionit me stilin luksoz të jetës dhe lidhjet me liderët e kohës së luftës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.
Disa njerëz tashmë janë paraqitur me akuza kundër peshkopit, përfshirë edhe një vajzë myslimane, e cila tha se Kaçavenda e ka detyruar atë të kalojë në fenë e krishterë dhe pastaj e ka dhunuar atë kur ajo ishte 16 vjeçare.
Në vitin 2010, thashethemet u forcuan kur u paraqitën fotografitë në të cilat peshkopi merrte poza afër stripterit të njohur beogradas, Dejan Nestoroviq, i cili kishte pranuar se ka pasur marrëdhënie personale me Kaçavendën.
Por, kultura e heshtjes brenda kishës nuk mbijetoi shumë gjatë. E përditshmja beogradase Blic kishte raportuar se i ka parë videot pornografike, që duket se e paraqesin peshkopin Kaçavenda, të angazhuar në seks oral dhe aktivitete të tjera seksuale me të rinj në lokacione të ndryshme.
Tash Kaçavenda, i larguar nga Kisha, mund të ballafaqohet me akuza të shumta në gjykatë.
Avokati nga Bijelina, Dushko Tomiq, thotë se ai ka mbledhur dëshmi nga shumë njerëz që pretendojnë se ishin abuzuar seksualisht nga peshkopi.
Në mesin e këtyre dëshmive gjenden edhe ato të dy klerikëve, dhe të nënës dhe gjyshërve të një personi, Miliq Bllazanoviq, student i teologjisë, i cili si 16 vjeçar nuk kishte mundur të avanconte nga Kaçavenda, dhe më vonë kishte vdekur nën rrethana misterioze në një manastir të izoluar.
Avokati Tomiq thotë se vendimi për largimin e Kaçavendës nga shërbimi duhet të jetë vërejtje edhe për anëtarët e tjerë të Kishës Ortodokse Serbe dhe elitës politike se askush nuk është mbi ligjin.
“Kur i lexova të gjitha informacionet dhe të gjitha raportet nga njerëz të ndryshëm, që ai i kishte abuzuar, nga njerëzit që ai u kishte shkaktuar aq shumë vuajtje, unë isha i shokuar si besimtar ortodoks dhe si njeri; si mundet ky person të jetë ende i pranishëm në jetën publike”.
“Kaçavendea ishte bërë politikan, dhe të mos harrojmë, se ai është gjeneral i armatës së Serbisë, të mos harrojmë se ai është shok i ngushtë me Millorad Dodikun, president i Republikës Serbe në Bosnjë, dhe me shumë biznesmenë dhe ndërmarrës me ndikim. Të gjithë ata tash kanë probleme të mëdha”, tha avokati Dushko Tomiq.
Kaçavenda i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për keqbërje dhe është kërcënuar me padi ndaj atyre që e kishin “njollosur dhe përgojuar”.
Duke e pranuar dorëheqjen e tij, Kisha nuk e ka përmendur fjalën skandal, duke thënë se peshkopi vetëm po tërhiqej për shkaqe shëndetësore.
Por, rënia e tij e qartë nga pozita, me gjasë do t’i forcojë kritikët e Kishës Ortodokse Serbe, e cila tashmë ka pësuar një varg të skandaleve me abuzim seksual të klerikut tjetër, peshkopit Pahomije, i cili ishte akuzuar për abuzim seksual të katër të miturve në periudhën 1999-2002.
Kisha Ortodokse Serbe me seli në Beograd, e ka mbajtur heshtjen strikte ndaj të gjitha akuzave për abuzim seksual, ndërsa patriarku Irinej, zëshëm i ka kundërshtuar planet për marshin e homoseksualëve në Beograd, duke thënë se një ngjarje e tillë do të ishte një “hije morale” në vendin e tij.
Qëndrimi i tillë i kishës ka nxitur krahasime fatkeqe me mënyrën se si Vatikani i ka menaxhuar skandalet e veta me abuzimet seksuale.
Sociologu nga Beogradi, Mirko Gjorgjeviq, thotë se udhëheqja e Kishës Ortodokse, tash një kohë të gjatë, mendon se është e paprekshme, edhe nëse në dritë dalin dëshmi të shumta.
“Kisha jonë u përpoq t’i fuste gjërat nën qilim. Në rastin e peshkopit Pahomije, shteti thjeshtë po pret që e gjithë situata të vjetrohet, megjithqë mendohet se fenomeni i pedofilisë në Kishë dhe shoqëri është shumë i përhapur”.
“Problemi është se në vendin tonë, me përjashtim të disa rasteve të dukshme, opinioni është në gjum ose i frikësuar, dhe nuk ka guxim të ballafaqohet me këto probleme”, thotë Gjorgjeviq.
Peshkopi Grigorije nga Zahumle në Hercegovinë, njëri nga pesë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, ka kërkuar kujdes në gjykimin e gjërave, duke thënë se hetimet e Kishës për këtë çështje “nuk mund të bëhen shpejtë”.
“Sugjerimet e mia për besimtarë janë që të mos gjykohet askush derisa e vërteta të dalë në shesh. Kur të mësojmë se cila është e vërteta, sipas fesë sonë, dhe ky është paradoks i religjionit tonë, ne nuk duhet ta urrejmë personin, por duhet ta duam atë dhe të lutemi për të. Por, gjykata do ta bëjë punën e vet”, tha peshkopi Grigorije. (f. bujupi)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kisha Orthodokse, Serbe, skandal seksual

Kombetarja! De Biasi:”Ja G 8-ta ime”.

April 23, 2013 by Administrator

Vazhdon të ‘kosovarizohet’ Kombëtarja e Shqipërisë. Përzgjedhësi i ‘kuqezinjve’,
Gianni de Biasi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) janë
në bisedime me lojtarë të rinj shumë të talentuar për t’i afruar në kampin
‘kuqezi’. Siç shkruan “Tribuna”, në listën e trajnerit italian janë disa
futbollistë kosovar, ndërsa ata që janë më afër ‘ëndrrës’ janë mbrojtësi i
Orebros, Ilir Berisha dhe sulmuesi nga Istogu, Azdren Llullaku, që luan tek Gaz
Metan në Rumani. Burime të gazetës pranë FSHF-së kanë bërë të ditur se
dyshja Lullaku-Berisha janë kontaktuar nga trajneri De Biasi, si dhe është nisur
procedurë për dhënien e pasaportës shqiptare.  Azdren Llullaku eshte nje
sulmues 25 vjecar qe luan ne kampionatin rumun. Ai ka shenuar pese gola ne 17
ndeshje kete sezon me Gaz Metan. Ai ka qene nje emer pothuajse i panjohur
sezonin e kaluar pasi luante me vite me rradhene kategorite diletante te
Italise. Por gjithesesi ai beri nje transferte surprize per ne Rumani dhe ka
bindur me sezonin e tij te pare. Ilir Berisha eshte mbrojtes 21 vjecar i
dale nga rradhet e skuadres se Prishtines. Ai u transferua vitin e kaluar te
Örebro SK dhe ka zene menjehere vend te formacion. Sezonin e kaluar ai shenoi
edhe tre gola ne 19 paraqitje ndersa ne sezonin aktual te Suedise ai ka luajtur
ne tre ndeshje.Është një Xhani De Biazi, që nuk rresht kurrë së kërkuari talente për Kombëtaren shqiptare.

Edhe pse deri tani ka grumbulluar më shumë se 40 futbollistë, nga të cilët gati gjysma për herë të parë, përsëri italiani kërkon ta forcojë skuadrën duke piketuar lojtarë, kryesisht  të lindur dhe rritur jashtë. Bëhet fjalë për Adnan Januzajn, Alban Bunjakun, Ili Azemin etj, të cilët luajnë në ligat e para europiane dhe janë në një moshë fare të re e premtuese. Shumë prej tyre janë në skuadrat e dyta të klubeve më në emër, siç është Januzaj te Mançester Junajtid, por që vështirë se do pranojë të luajë për Shqipërinë këtë periudhë. Bunjaku ka shanse, ashtu sikurse dhe Azemi, pavarësisht se ky i fundit ka refuzuar para disa kohësh që të luajë hë për hë për Shqipërinë.

Mesfushorët – Ndërkohë, një punë e madhe mësohet se po bëhet nga ana e trajnerit për të afruar në skuadër mesfushorin shqiptar të PAOK-ut, Ergys Kaçe. Sipas asaj që vetë trajneri italian ka pohuar më parë për “Panorama Sport”, lojtari nuk ka refuzuar të luajë për Shqipërinë, por ka kërkuar kohë që fillimisht të pajiset me pasaportë greke, e cila do t’i mundësojë që të luajë jo më si ekstrakomunitar. Në këtë këndvështrim, tekniku kuqezi e ka pritur, paçka se nga federata bëjnë me dije se De Biazi ka kërkuar që ta ketë Kaçen me patjetër me norvegjezët, në ndeshjen që do luhet në Tiranë më 7 qershor. Veç këtij të fundit, në të njëjtin rol, De Biazi ka shënjestruar Amir Abrashin. Mesfushori luan te Grashopers në Zvicër (në të njëjtën skuadër me Mërgim Brahimin, i cili refuzoi që të luante për Shqipërinë, paçka se ishte aktivizuar në një ndeshje jo zyrtare ndaj Iranit), por problemi i tij është se ai deri tani ka luajtur 11 ndeshje me përfaqësuesen U- 21 të Zvicrës dhe nuk ka qenë i pajisur me pasaportë shqiptare. Gjithsesi, ka të ngjarë që të përdoret skema “Basha” për ta afruar në Kombëtare.

Mbrojtësit – Me thuajse të njëjtën problematikë është edhe mbrojtësi i Sampdorias, Shkodran Mustafi. De Biazi e ka takuar futbollistin për ta bindur atë të veshë fanellën kuq e zi, paçka se ai nuk ka dhënë një përgjigje të prerë pozitive. Mustafi, i cili vetëm para pak ditësh mbushi 21 vjet, nuk posedon pasaportë shqiptare, ndërkohë që FSHFja ishte interesuar rreth një vit më parë për atë. Ai ka lindur në Bad Hersfeld të Gjermanisë dhe e nisi karrierën me të rinjtë e Hamburgut. Më pas kaloi në Angli me Evertonin, skuadër ku luajti si futbollist profesionist. Këtë sezon Mustafi kaloi në radhët e Sampdorias në Serinë A. Përveç Mustafit, një tjetër mbrojtës që pëlqehet nga De Biazi është shqiptari me pasaportë suedeze, Ilir Berisha, i cili luan tek Orebro (kategoria e dytë) në Suedi. Ky është një nga emrat më të rinj të listës së teknikut, i papërmendur më parë qoftë nga media, por edhe nga FSHF-ja. Sakaq, në listë është edhe Flamur Kastrati, sulmues me pasaportë norvegjeze, i cili luan aktualisht tek Erzgebirge Aue, në Bundesligën e dytë gjermane.

LISTA E DE BIAZIT

ILIR AZEMI Sulmues, luan te Grojter Fyrthi në Gjermani. Vjeç 21. ILIR BERISHA Mbrojtës, luan tek Orebro në Suedi. Vjeç 21. SHKODRAN MUSTAFI Mbrojtës, luan te Sampdoria në Itali. Vjeç 21. ERGYS KAÇE Mesfushor, luan te PAOK-u në Greqi. Vjeç 19. ARMIR ABRASHI Mesfushor, luan te Grasshoper në Zvicër. Vjeç 23. ADNAN JONUZAJ Mesfushor, luan te Mançester Junajtid në Angli. Vjeç 18. ALBAN BUNJAKU Mesfushor, luan te Sevilja II në Spanjë. Vjeç 18. FLAMUR KASTRATI Sulmues, luan tek Erzgebirge Aue në Gjermani. Vjeç 21.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT